Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Propozime para Ramazanit

Falënderimet i takojnë Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!
Vëlla i nderuar! Ty po t’i ofrojmë këto propozime te përmbledhura, te cilat, nëse do Allahu, do te ndihmojnë për përgatitjen shpirtërore, rregullimin (sistemin) e shtëpisë dhe xhamisë, për pritjen e muajit te bekuar te Ramazanit, për çka e lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na mundësojë agjërimin dhe faljen shume ne te, neve, juve dhe te gjithë muslimaneve, sepse vërtet, Ai për çdo gjë ka mundësi!
 
Së pari: Vetvetja:-
 
1-      Sinqeriteti ne vepra vetëm e vetëm për Allahun,subhanehu ve teala.
 
2-      Ndjenja dhe përshtypja se Allahu,subhanehu ve teala, na ka begatuar me këtë stine (Ramazanin).
 
3-      Dituria se Ramazanin është arene garimi, ne te cilën garohet për lirimin e vetvetes prej zjarri.
 
4-      Përgatitja për Kur’anin (leximin e tij) dhe largimi prej gjerave qe te preokupojnë zakonisht.
 
5-      Zgjedhja e një libri (tefsiri te Kur’anit), për t’iu referuar ne rast moskuptimi te ndonjë ajeti. Sa për shembull, mund t’i referohesh tefsirit te Sa’diut.
 
6-      Q njeriu te veçoje për vete dy lloje leximi: Ne leximin e parë, veçohet me studim te domethënieve te Kur’anit, duke lexuar kështu për çdo dite nga një xhuz’ (Pjese prej 30 pjesëve sa numëron gjthsejt Kur’ani), dhe duke u ndalur, medituar, hulumtuar dhe studiuar çudirat e e Kur’anit dhe domethëniet e tij. Ndërsa leximi i dytë është leximi për shpërblim, ne te cilin lloj njeriu mund te shpeshtoje shume leximin e Kur’anit duke e përfunduar brenda muajit disa here.
 
7-      Përgatitja e një skeme tabelore për lexim, ku njeriu mund te planifikoje kohen për këtë vepër te mrekullueshme sipas mundësisë dhe punëve qe ka.
 
8-      Bërja shprehi për ngritjen e duarve dhe duanë.
 
9-       Bërja shprehi pre te ndejtur ne xhami pas namazeve farze, e sidomos pas namazit te sabahut dhe atij te ikindisë.
 
10-              Bërja shprehi lëmoshën, fisnikërinë dhe shpenzimin ne vepra te hajrit.
 
11-              Kërshëria dhe ambiciet për motivimin dhe shumëfishimin e rolit te shpirtit ne vepra te mira, dhe këtë duke lexuar jetepershkrimet e gjeneratës se pare, e sidomos gjate Ramazanit.
 
12-              Dëgjimi i ligjëratave dhe leximi i teksteve te veçanta, qe kane te bëjnë me këtë.
 
13-              Bërja shprehi për namaz te shumte, sidomos natën, gjate kohës se vitrit dhe namazit te natës.
 
Së dyti: Shtëpia:-
 
1-      Blerja për secilin anëtarë te familjes nga një Kur’an.
 
2-      Veçimi i një dhome për falje (namaz).
 
3-      Blerja e ligjëratave (ne Cd ose kaseta), literature për Ramazan dhe mbajtja e garave familjare për njohuritë rreth Ramazanit.
 
4-      Mbajtja e ndonjë mbledhjeje me familje, ne te cilën flisni për Ramazanin, vlerën dhe dispozitat e tij.
 
5-      Blerja e ushqimeve dhe pijeve te nevojshme për Ramazan, por jo se tepërmi.
 
6-      Marrja e një vendimi te përbashkët për mjetet e informimit dhe emisionet e transmetuara gjate këtij muaji. (Ose: Përcjellja e mjeteve te informimit për Ramazanin dhe emisionet e veçanta për këtë muaj. S.I)
 
7-       Organizimi i punëve te shtëpisë ne mënyrë qe edhe gruaja te gjej kohe për realizimin e programit te saj adhurues.
 
8-       Organizimi i vizitave dhe mikpritjeve gjate ramazanit me shokët, miqtë dhe te fqinje.
 
9-      Mundësisht, organizimi i Umres (vizitës se Qabese) me tere anëtarët e familjes.
 
10-    Pjesëmarrja ose bashkëpunimi ne përgatitjen e ndonjë racioni ditor, për t’ua dhuruar atyre qe hane iftar ne xhami.
 
11-    Garimi për nxënien përmendësh te haditheve ne librat e agjërimit, siç është libri “Bulugul Meram”, “Rijadus Salihin”,etj.
 
Së treti: Xhamia:-
 
1-      Imami duhet përgatitur për te mos munguar asnjëherë gjate kryerjes se obligimeve farze, (qofshin namaz apo ligjërata) dhe këtë gjate tere muajit.
 
2-      Ndriçimi i xhamisë dhe pastrimi i saj si dhe përkujdesja për mikrofonat (altoparlantët) dhe gjera tjera teknike.
 
3-      Pastrimi i banjave dhe toaleteve.
 
4-      Nxitja e xhematit për bamirësi për xhami dhe nevojat e saja, qofte ujë, peshqirë, mindilë letre, parfume, etj.
 
5-      Ftesa dijetareve dhe studentë fetarë për te dhënë ligjërata, këshilla dhe porosi ne xhami para dhe gjate Ramazanit.
 
6-       Mbajtja e ligjëratave te shkurtra pas ndonjë namazi nga imami i xhamisë.
 
7-       Përgatitja e garave ditore dhe javore ne xhami.
 
8-      Caktimi i një grupi personash, te cilët do ta marrin përsipër përgatitjen e ushqimit për ata qe bëjnë iftar ne xhami.
 
9-      Shpërndarja e ligjëratave ne kaseta fqinjëve te lagjes.
 
10-              Përgatitja e programeve për pakicat (ose gurbetcaret), duke iu dhuruar literature apo kaseta.
 
11-              Caktimi i dy apo tri netëve gjate muajit, ne te cilat takohen tere xhemati për iftare ne xhami, duke sjellur çdokush prej tyre ngapak ushqim, ku nen mbikëqyrjen e imamit shtrohet iftari.
 
12-              Përgatitja e programeve te lira për rininë e lagjes.
 
13-              Kërshëria qe imami ta lexoje tere Kur’anin gjate taravive, te paktën  njëherë gjate tërë muajit.
 
14-              Mbajtja e një programi te rregullte lagjes.
 
15-              Përgatitja e programeve, te cilat do te ishin si zëvendësuese dhe rivale apo konkurrente te atyre te informimit.
 
16-              Mbledhja e zekatit dhe shpërndarja e tij fukarave te lagjes.
 
17-              Përgatitja e programeve për Bajramin e Ramazanit, si p.sh: takimi me fqinje pas namazit te bajramit dhe urimet e sinqerta ndërmjet vete.
 
Me Allahun,subhanehu ve teala, është bekimi, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin,Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!

 
Marre nga: www.islamway.com
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
25-9-2005, e diele
 
Brunei Darussalam


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013