Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NJË KANAL TELEVIZIV ISLAM SHKAK I UDHËZIMIT TIM

Njëri nga hoxhallarët tanë, Muhammed Hasani, rrëfen e tregon: Isha në një lagje të pasur për ta dhënë një ligjëratë. Gjatë kthimit, në një vend, më ndalën disa të rinj. Nga zyra doli një djalosh i ri, i cili i përkiste familjes më të madhe në qytet. Më përshëndeti ngrohtësisht dhe më ftoi për një kafe në zyre të tij.
Posa hymë, ai, i përlotur, më tha: O hoxhë, ti je shkak i udhëzimit tim. Filloi të ma rrëfej storien e jetës së tij: Isha plotësisht i larguar nga rruga e Allahut, madje edhe tallesha me muslimanët e devotshëm. Gjëja e parë që në sofrën time shtrohej ishte rakia. Dhoma përcjellëse e kësaj zyreje ishte e përgatitur enkas për prostitucion. Kam patur tre nëpunës të veçantë për të m’i sjellur vajzat më të bukura. Një ditë dëfrehesha me një vajzë por ta them të vërtetën nuk ndieja lumturi. Ma largoni këtë vajze, dua një tjetër. E mora dirigjuesin e televizorit dhe fillova të kërkoj ndonjë film erotik. Gjatë kërkimit të pashë ty duke dhënë ligjëratë në një kanal. A edhe hoxhallarët në televizion?! Nuk është televizioni për ta- thashë në vete. U ndala për pak sekonda të të shikoja, jo pse doja të dëgjoja fjalët tua apo ta shikoj fytyrën tënde, të pazakonshme për mua (rroba, mjekër)…Pas një apo dy minutash, fjalët tua më magjepsen dhe dirigjuesi më ra nga dora.  E dëgjoja ligjëratën tënde, e cila dridhi boshtin e shpirtit tim dhe, pa e vërejtur veten, kisha filluar të qajë. Përfundoi ligjërata, e cila ishte rreth “Rreziku i prostitucionit”. U ngrita dhe u pastrova dhe fillova të falem. Në sexhde ndjeva atë kënaqësinë që kurrë më parë nuk e pata ndier. Fillova të qaj. Ishte namazi im pas shumë vitesh. E kreva namazin dhe ika në shtëpi. Të nesërmen e mora gruan dhe shkuam në Mekke për ta kryer Umren dhe për ta hapur kapitullin e një jete të re, një jetë me Allahun.
Mësimet e tregimit:
  • Pasuria dhe pozita janë ndëshkim për njeriun nëse ato nuk ia nënshtron interesit të përgjithshëm.
  • Udhëzimi nuk është i pamundur për asnjë njeri, sado që mëkatet e tij të jenë të mëdha e të shumta.
  • Mëshira e madhe e Allahut me robërit e Tij.
  • Lumturia nuk gjendet askund përveçse në respektimin dhe nënshtrimin Allahut.
  • Kanalet televizive islame dhe rëndësia e tyre.
  • Duhet të jemi kureshtar për përdorim të të gjitha mjeteve të reja teknike për t’i shërbyer kësaj feje.
 
Autor: Shamil b. IBRAHIM
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
11-2-2008, e hënë
Vushtrri, Kosovë
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013