Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TRE VEPRIMTARËT MË TË SUKSESSHËM TË VITIT 2007

Jasir Mahmud
Amr Halidi, Umer Abdu’l Kafi dhe Muhammed Hassani janë zgjedhur ndër veprimtarët më të mirë muslimanë të vitit 1428.
Sipas një sondazhi të bërë nga islamonline.net  për zgjedhjen e veprimtarit më të mirë të vitit 2007/1428, del se Amr Halidi, Dr. Umer Abdu’l Kafi dhe Muhammed Hassani kryesojnë listën. Në këtë sondazh morën pjesë 350 veta nga vende të ndryshe arabo-islame dhe perëndimore, e në veçanti nga Egjipti dhe Maroku. Pjesëmarrësit e këtij sondazhi kishin votuar për 124 veprimtarë muslimanë. Problemi qëndronte në faktin se shumica e votuesve ishin fokusuar në një shifër të caktuar veprimtarësh. Rreth 70 % e votuesve votuan vetëm për 16 % të veprimtarëve derisa vetëm 30% të votuesve votuan për 84% e veprimtarëve.

Ndërsa sa iu përket veprimtareve muslimane, edhe pse shumë ishin nëpër kanale televizive gjatë vitit 2007/1428, e sidomos gjatë muajit të Ramazanit, megjithatë për to nuk u votua shumë. Përqindja e votuesve ishte vetëm 3%, dhe prej kësaj përqindje më së shumti mori vota Dr. Able Kahlavi, pastaj Nevvare Hashim dhe e treta Lina Himsi.
Siç shihet nga votimi, ndikimi i disa veprimtarëve muslimanë, tashmë në fqinjësi të Allahut, ende vazhdon të mbetet i ndezur në shpirtrat e votuesve gjë që bëri të zgjidhen si misionarë të vitit 2007. Diku 5% e votave kanë qenë vetëm për ta, në krye të të cilëve erdhën: Muhammed Gazali, Shejh Sha’ravi dhe Shejh Kishku, Allahu i mëshiroftë.
Amr Halidi, misionari më me ndikim
 Votuesit e zgjodhën Amr Halidin si veprimtarin më me ndikim për vitin 2007/1428 duke marrë mbi 39% të votave të përgjithshme. Shkaqet për të cilat votuesit ia dhanë votën e tyre Amrit, gjithnjë sipas tyre, janë:
  • Kureshtja e tij për t’u interesuar për rininë dhe problemet  e tyre,
  • Metodologjia e lehtë dhe e thjeshtë në shtjellimin dhe trajtimin e çështjeve,
  • Aktualiteti dhe praktika e tij në trajtimin e çështjeve të ndryshme,
  • Fokusimi në tema që synojnë përparimin e njerëzimit dhe ngritjen e ummetit,
  • Përpjekja për ndezjen e ndjenjës fetare në shpirtrat e njerëzve.
Edhe pse Amri arriti përqindjen më të lartë të votave dhe pati veçoritë më të shumta, të përmendura nga pjesëmarrësit, megjithatë, edhe kërkesat për plotësim të disa gjërave nga ana e tij ishin më të shumtat, si: Të fitoj
më shumë dituri fetare të një fushe të caktuar, të mos ndalet vetëm në ndezjen e ndjenjave por të merr nisma dhe iniciativa në praktikë, t’i kushtoj rëndësi pamjes së jashtme të tij si dhe, siç kërkuan disa, t’i kthehet temave që rrisin besimin dhe pastrojnë moralin.
Dr.Umer Abdu’l Kafi
Dr. Abdu’l Kafi, radhitet i dyti në listën e veprimtarëve me ndikimin më të madh. Ai fitoi rreth 25 % të votave të përgjithshme. Shkaku që votuesit përmendën më së shumti për zgjedhjen e tij për vitin 2007 si njëri ndër veprimtarët më me ndikim, është: Ai është depo e diturisë, dhe sipas dëshmisë së njërit prej votuesve, Dr. Umer Abdu’l Kafi është: Krua i diturisë dhe enciklopedi e Kur’anit dhe Sunnetit”.
 Ndërsa shkaqet e përgjithshme të favorizimit të tij të përmendura nga votuesit janë:
  • Pavarësia intelektuale, d.t.th.: nuk i takon asnjë grupi a lëvizje,
  • Metodologjia zingjirore e tij, ligjërimi konceptual dhe argumentimi i fortë.
  • Mendimi i tij është bashkëkohor por assesi i shkëputur nga feja,
  • Shpresëdhënës për ata që përcjellin ligjëratat e tij, dhe
  • Guximi i tij në qasjen drejt së vërtetës.
 
 Muhammed Hassan, predikuesi i zemrave
Muhammed Hasani u radhit i treti me 23 % të votave të përgjithshme. Shkaqet që më së shumti përmendën votuesit për zgjedhjen e tij si njëri prej favoritëve kryesorë të vitit 2007, janë:
  • Ka një diapazon të gjerë të diturisë,
  • Sinqeriteti dhe vërtetësia në ligjëratat e tij,
  • Respektimi i të gjithë atyre që kundërshtojnë mendimin e tij nga çfarëdo lëvizje a grupi qofshin,
  • Përshkrimi i tij me përulje dhe frikë prej Allahut, dhe
  • Metodologjia e fortë e tij dhe ndikimi i madh në shpirtra.
 
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
1-2-2008, e xhuma
Vushtrri, Kosoë
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013