Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Olmerti dhe Kosova, mashtrim apo injorancë

Deklarata e para disa ditëve e kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, disi ka mashtruar pakëz shqiptaret, te cilët edhe pse aq shume vuajtën nga këto mashtrime, edhe pse çdoherë ishin viktima te tyre, megjithatë nuk po marrin mësim, e "kush nuk merr mësim nga e kaluara detyrohet ta përsërisë atë"- thoshin të mençurit.
Deklarata e tij sa ishte cinike, ashtu siç është ai dhe populli i tij, ishte po ashtu edhe injorante, ngase në esencë dhe historikisht, Evropa nuk ka luajtur te njëjtën loje me Izraelin siç ka luajtur dhe po luan sot me Kosovën.
Ai e akuzoi Evropën se kinse nuk ka te drejte te ndërhyjë ne çështjet civile me pretekst se ne Kosove kjo lloj ndërhyrje ka shkaktuar vrasjen e dhjete mije vetëve. Perse e mori shembull Kosovën? A thua nuk mund ta merrte Bosnjën, ku edhe me keq se ne, madje ne prani te trupave te NATO-së janë vrare e masakruar 8.000 veta ne Srebrenicë?
Mu për këtë, deklarata e tij duhet marrur me rezerve, ngase ajo ne vete ngërthen mashtrimin dhe dredhinë sikurse qe ngërthen edhe një sasi te madhe te injorancës. Këtë e them për arsye se Kosova, qysh nga viti 1912, pikërisht nga Evropa mbeti e ndare derisa Izraeli u formua si shtet nga Evropa tri dekada me vone.
Izraeli, me ndihmën e KB arriti qe te siguronte marrëveshje e rezoluta për vjedhjen e pa te drejte te tokave islame ne Palestine, madje edhe pezullimin dhe neutralizimin e tyre, për te mbetur pak kohe me vone toka te pastra te saj, derisa ne Kosove ndan qytete te saja ne dysh dhe me këtë iu ndihmon te padrejtëve, serbëve.
Thënë me qarte, ne vitin 1948, kur u formua edhe shteti izraelit, KB, Palestinën e kishin ndare ne dy shtete: Izrael dhe Palestine, dhe kishin parapare qe Kudsi, faltorja e shenjte, te mbetej ne nivel shteti, pra te mbetej për te dy palët. Por edhe kjo përkohësisht, derisa çifuteve t'iu mundësoheshin kushtet për ta pushtuar atë ne tërësi, siç bën gjate viteve 1967-1981, ku me politika spastrimi te popullsisë arritën qe ajo zone te mbetej vetëm e tyre.
Pra, Kosova nuk qenka si Izraeli dhe siç duket shembull te keq ka marre Olmerti.
Derisa Izraeli dhunshëm është futur ne Palestine dhe pa asnjë te drejte, Kosova dhunshëm është pushtuar nga serbet. Ndoshta me mire do te ishte për te qe fare te mos e përmendte Kosovën ngase nuk përputhet me realitetin e tyre.
Kosova është ndare dhunshëm nga Evropa ne shekullin e kaluar dhe sot e kësaj dite, pa asnjë argument te qarte vazhdon me negociata e takime, për t'i bindur te tjerët se toka e saj është e saj, megjithatë, Izraeli pa patur fare toke te veten, u ndihmua nga KB dhe krijoi shtet ne shtëpi te huaj, Palestine.
Izraeli, me planin e Mitrovicës se ndare me dy njësi komunale, arriti qe ta pushtoje Kudsin, ndërsa Kosova po detyrohet ta ndaje Mitrovicën ne dysh, e qe ndoshta do ta ketë fatin e Kudsit. Pra jo ne favor te shqiptareve por te serbeve. Prape na del se shembulli i Olmertit nuk është i duhur.
Kosova, me fatin e Palestinës, nuk duhet te merret shembull nga një okupator dhe kriminel, siç është Olmerti. Kosova i ngjan Palestinës se okupuar dhe assesi Izraelit. 

Sedat Gani Islami
8-8-2006, e martë
Vushtrri, Kosovë


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013