Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
“EGJELI” DHE TALLJA ME FE

Ndonëse në Kosove të reagosh për një gjë të tillë është tepër vonë ngase tallja me fe, si dukuri, ka qenë prezentë në “humoret” tona edhe para luftës, megjithatë, tri gjëra ma ngacmojnë ndërgjegjen vazhdimisht kështu që nuk mund të mbetem duarkryq e të pajtoj me atë që ndodhe rreth meje. Ato gjëra janë:

  • Mbrojtja e fesë së Allahut. Them me plot të drejtë dhe përgjegjësi, se si musliman në radhë të parë, e pastaj edhe si teolog në radhë të dytë, më duhet ta mbroj fenë time,
  • Meqë popullsia masive tek ne kanë përkatësi islame, mjerisht edhe shumica e këtyre “aktoreve e humoristëve” janë myslimanë, kështu që përbuzja e fesë dhe tallja me ta bëhet pikërisht dhe në shumicën e rasteve nga myslimanët, dhe
  • Injoranca e tyre në raport me fenë, në njërën anë, dhe rreziku i këtij mëkati në anën tjetër.

Këto janë arsyet dhe motivet e kësaj shkrese, e cila më së shumti është këshillë, ngase unë jo rastësisht thashë se ata aktorë e humoristë janë myslimane, dhe mu për këtë dua që t’ua përkujtoj se një gjë e tillë është e ndaluar. Andaj, le të mbetet qëllimi dhe porosia e parë dhe e fundit e kësaj shkrese: Këshillimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

Shakaja në peshoren fetare

“Njeriu është armik i asaj që nuk e di”, kështu thotë një proverb arab, dhe në mënyrë që myslimanët të mos jenë indiferente ndaj Islamit, për arsye se nuk e njohin, ose nga paragjykimet dhe supozimet e kota se “feja është robërim”, ne themi se Islami, si sistem jete, nuk ka harruar asnjë segment të saj për pa e përfshirë, e në këtë kontekst, edhe dëfrimin apo shakanë. Por, meqë feja çdoherë ka për qëllim që njeriu me vepra e tij të arrijë tek Allahu i Lartësuar, respektivisht Krijuesi i tij, tek i Cili do të kthehet herët a vonë, ne shohim se ajo pa caktuar që kjo shaka duhet të jetë në shërbim të këtij qëllimi.

Pra, feja nuk e ndalon shakanë, por e përkufizon atë në gjëra, thënie, skeçe, skena, nga të cilat nuk ofendohet askush; as Krijuesi dhe as krijesat.

Islami nuk ka urdhëruar që tërë të folurit e njerëzve të jetë dhikr, tërë dëgjimi i tyre të jetë Kur’an, tërë koha e tyre e lirë të jetë në xhami, por krahas këtyre gjerave, ka pranuar natyrshmërinë e njeriut për të qeshur, gëzuar, luajtur.

Jeta e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte shembull i artë i jetës së përkryer njerëzore. Në vetmi falej, qante, zgjaste namazin, saqë edhe këmbët i ishin çarë ndërsa kur ishte në pyetje e vërteta atij nuk i interesonte për askënd. Megjithatë, në raport me njerëz ishte i barabartë, i pëlqenin aromat e mira, buzëqeshja, bënte shaka, nuk ishte i vrazhdë dhe as vetjak, dhe në një rast kur qe pyetur: “A edhe ti bën shaka?”, ai pati thënë: “Po, por unë nuk e them vetëm se të vërtetën”. (Tirmidhiu)

Pra, ai edhe kur bënte shaka, e thoshte te vërtetën. Ja dy shembuj:

Një dite një grua erdhi dhe e pyeti Pejgamberin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “O i dërguari i Allahut! A hyjnë plakat ne Xhennet? (Duke bërë shaka me të i) Tha: Jo. Pas pak, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u ngrit dhe shkoi në xhami. Posa u kthye nga xhamia, Aisheja, gruaja e tij i tha: Vërtet rashë në bela me këtë grua. Qysh se ke shkuar ti në xhami ajo është mërzitur shumë. Tha Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: Puna është ashtu siç thashë; ajo nuk hyn plake në Xhennet ngase atje bëhen të reja”.

Një dite Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha një gruaje: A ti je gruaja, e atij, që ka të bardhë në sy?! Gruaja mendoi se burri i saj ishte i verbër kështu që kur shkoi në shtëpi filloi ta shikonte burrin në sy. Kur e pa burri se vazhdimisht e shikonte në sy e pyeti se për çfarë? Ajo ia tregoi rastin. Burri filloi të qeshte dhe i tha: Oj gruaja ime, po çdokush ka të bardhë rreth bebëzës së syrit, dhe këtë e ka patur për qëllim Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të”.

Imam Gazaliu ka thënë: “Nëse ke mundësi të bësh shaka ashtu siç ka bërë Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe shokët e tij dhe të mos thuash asgjë përveç së vërtetës, te mos lëndosh zemër dhe të mos e teprosh, atëherë bëje. Por është gabim i madh që njeriu shakanë ta merr profesion dhe ta teproj në të e pastaj të mbahet kinse për traditën e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të”.( [1])

Ibni Haxheri ka thënë: “Shakaja nuk zbeh burrërinë e njeriut porse e plotëson atë. Kjo nëse shakaja është në përputhje me ligjin fetar, d.t.th.: nëse është e sinqerte, e vërtetë, dhe me te synohet bashkimi dhe afrimi i zemrave të të dobëtëve dhe të vrazhdëve si dhe gëzimi e butësia me ta. Shakaja e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte e pastër nga çdo e mete, ndodhte rralle dhe për ndonjë interes te plote, si: afrim te disa shokëve të tij...”. ([2])

Mu për këtë, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kishte ndaluar format e dëfrimit te ndaluar, dhe ne atë me një strategji te përsosur:

¥     Përkufizon dëfrimin dhe shakanë në një rreth shumë të ngushtë. Thotë Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “I tërë dëfrimi i njeriut është i kotë me përjashtim te dëfrimit te tij me familjen (gruan) e tij dhe ushtrimi i kalit për kalërim”.

Omeri ka thënë: “Njeriu në shtëpinë e tij duhet te jete sikur fëmijë, ndërsa kur te kërkohet burrëria prej tij atëherë ai e shfaq atë”.

¥     Tërheq vërejtjen nga të qeshurit e shumtë. Në mesin e shumë porosive, të cilat Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, na i ka lënë, është edhe porosia-vërejtja për të mos qeshur shumë. Thotë Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “وَلَا تُكْثِرْ الضَّحِكَ فَإِنَّ كَثْرَةَ الضَّحِكِ تُمِيتُ الْقَلْبَ dhe mos e shpeshto te qeshurit ngase të qeshurit ta vdes zemrën”. (Albani thotë se senedi i tij eshte i mire -xhejjid)

¥     Ndalon që të qeshurit të jete si rezultat i përqeshjes së ndokujt. Këtë gjë e ka konsideruar si krim te madh, shkelje flagrante të të drejtës së vëllait mysliman dhe mëkat, që konsiderohet sikur t’ia kesh ngrenë vëllait tënd mishin. Thotë Allahu: “يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَبْ بَعْضُكُمْ بَعْضًا أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَنْ يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! ”. (Huxhurat, 12)

¥     Ndoshta njeriu, me të cilin tallesh është më i mirë sesa ti kështu që nuk ke të drejtë të tallesh me të. Thotë Allahu: “يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا لَا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِنْ قَوْمٍ عَسَى أَنْ يَكُونُوا خَيْرًا مِنْهُمْ وَلَا نِسَاءٌ مِنْ نِسَاءٍ عَسَى أَنْ يَكُنَّ خَيْرًا مِنْهُنَّ وَلَا تَلْمِزُوا أَنْفُسَكُمْ وَلَا تَنَابَزُوا بِالْأَلْقَابِ بِئْسَ الِاسْمُ الْفُسُوقُ بَعْدَ الْإِيمَانِ وَمَنْ لَمْ يَتُبْ فَأُولَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (Huxhurat, 11)

Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, derisa ishte duke ndejtur ne shtëpi, Aisheja tha për një grua tjetër te tij: “Pak e shkurtër nga trupi”. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të i tha: “لَقَدْ قُلْتِ كَلِمَةً لَوْ مُزِجَتْ بِمَاءِ الْبَحْرِ لَمَزَجَتْهُKe thënë një fjale, që po të përzihej deti me të, do ta përzinte tërë ujin e tij”.(Ebu Davudi)

Një ditë, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ekzekutoi një njeri, i cili personalisht kishte ardhur dhe dëshironte t’i shqiptohej ndëshkimi për mëkatin e kryer. Pas një kohe kur disa njerëz kaluan pranë varrit te tij thanë: “Ja varri i filanit, vdiq sikurse qeni”. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i dëgjoi ato fjale, te cilat e lënduan shume, ngase i vdekuri po te mos ishte mysliman i mire do ta fshihte mëkatin e nuk do te kërkonte t’i shqiptohej ndëshkimi, kështu qe heshti. Kur kaluan neper një treg dhe pa një ngordhësirë, i thirri ata dy persona qe fyen te vdekurin dhe iu tha: “Ejani te hani nga ngordhësira!”. “Allahu t’i falte mëkatet”, i thane. “Si ta hamë nga ngordhësira”. Tha: Pasha Allahun! Ajo fjale, qe thate për vëllain tuaj te vdekur është me e rende sesa ngrënia e mishit te ngordhësirës”.

¥     Derisa Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndalon këtë dukuri, ai ndalon edhe shkaqet e saj, e qe padyshim se është qëndrimi me njerëz, te cilët tallen, përqeshin te tjerët, etj. Thotë Allahu: “وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّى يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ وَإِمَّا يُنْسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلا تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَى مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ Kur sheh ata se janë thelluar(me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor”. (En’am, 68)

¥     Dhe në fund, Pejgamberi, sqaron detajet e talljes me fe, Allahun apo Pejgamberin, duke e konsideruar këtë gjë si:

§         Dëshmi te hipokrizisë ne zemër. Thotë Allahu: وَإِذَا لَقُواْ ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ قَالُواْ ءامَنَّا وَإِذَا خَلاَ بَعْضُهُمْ إِلَىٰ بَعْضٍ قَالُواْ أَتُحَدّثُونَهُم بِمَا فَتَحَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَاجُّوكُم بِهِ عِندَ رَبّكُمْ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar". (Bekare, 76)

§         Myslimani duhet të ketë kujdes se çfarë flet, në mënyrë që të mos del nga feja shkaku i një fjale, te cilës nuk i kushton rëndësi aspak. Thotë Allahu: “وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِٱللَّهِ وَءايَـٰتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِءونَ  لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَـٰنِكُمْ E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"66. Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar”. (Tewbe, 65-66) Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: “إنّ الرجلَ ليتكلّم بالكلمةِ مِن سخَط الله، لا يظنّ أن تبلغَ ما بلغت، يكتب الله عليه سخطه إلى يوم القيامة Njeriu do ta flas ndonjë fjale, qe hidhëron Allahun, dhe për te cilën mendon se nuk është aq e madhe, ndërsa Allahu shkaku i saj ia shkruan hidhërimin e Tij gjer ne Ditën e Kiametit”. (Silsiletu’s sahiha, 888)

§         Tallja me fe është tradite e çifuteve: Ja se çfarë thotë Allahu ne lidhje me çifutet: “وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ يَدُ ٱللَّهِ مَغْلُولَةٌ، قال الله: غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira”. (Maide, 64),

لَّقَدْ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوْلَ ٱلَّذِينَ قَالُواْ إِنَّ ٱللَّهَ فَقِيرٌ وَنَحْنُ أَغْنِيَاء سَنَكْتُبُ مَا قَالُواْ All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata...”. (Ali Imran, 181)

§         Tallja me besimtaret është moral i armiqve të pejgamberëve, alejhimu’s selam. Në lidhje me popullin e Nuhut, alejhi’s selam, thote Allahu: “قَالَ إِن تَسْخَرُواْ مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ  Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!”. (Hud, 38)

Thotë Allahu:“إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ يَضْحَكُونَ  وَإِذَا مَرُّواْ بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ  وَإِذَا ٱنقَلَبُواْ إِلَىٰ أَهْلِهِمْ ٱنقَلَبُواْ فَكِهِينَ  وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُواْ إِنَّ هَـؤُلاَء لَضَالُّونَ Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan. 30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit. 31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur. 32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: "S'ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!”. (Mutaffifine, 29-32)

§         Allahu ndalon shoqërimin me ata, qe tallen me fenë tonë. Thotë Allahu i Madhëruar:“يَـٰأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءامَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَكُمْ هُزُوًا وَلَعِبًا مّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلْكِتَـٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَٱلْكُفَّارَ أَوْلِيَاء وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ  وَإِذَا نَـٰدَيْتُمْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ ٱتَّخَذُوهَا هُزُوًا وَلَعِبًا ذٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لاَّ يَعْقِلُونَ  قُلْ يَـٰأَهْلَ ٱلْكِتَـٰبِ هَلْ تَنقِمُونَ مِنَّا إِلاَّ أَنْ ءامَنَّا بِٱللَّهِ وَمَا أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلُ وَأَنَّ أَكْثَرَكُمْ فَـٰسِقُونَ 57. O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë. Edhe thirrjen (ezanin) tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me këtë vërtetojnë se janë popull që nuk kupton. 59. Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar”. (Maide, 57-59)

§         Ata, që e marrin fenë si tallje dhe loje, namazin e marrin si gjimnastike, zekatin, agjërimin, haxhin i konsiderojnë si adhurime të kota, ata janë armiq, qe gjuhet e tyre shpalosin sekretet e ndërgjegjes se tyre, ndërsa Allahu thotë: “وَلَوْ نَشَاء لأَرَيْنَـٰكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُم بِسِيمَـٰهُمْ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِى لَحْنِ ٱلْقَوْلِ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَـٰلَكُمْ  E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty se kush janë ata, e do t'i njihje konkret, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahu i di veprat tuaja”. (Muhammed, 30)

§         Dijetarët islam për atë, që tallet me fenë e Allahut dhe Ssunnetin e Muhammedit, kanë gjykuar me pabesim dhe kane thënë: “Të tallurit me fe, respektivisht urdhëresat dhe ndalesat e tij, shpie në pabesim, dalje prej feje, ngase tallja dëshmon zhdukja e besimit dhe vërtetimit (të parimeve fetare), sepse po të ishte besimtar i vërtet do ta respektonte fenë e Allahut. Thotë Allahu: “ذٰلِكَ وَمَن يُعَظّمْ شَعَـٰئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى ٱلْقُلُوبِ Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. (Haxh, 32),

ٰذلِكَ وَمَن يُعَظّمْ حُرُمَـٰتِ ٱللَّهِ فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ عِندَ رَبّهِ Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet”. (Haxh, 30)

Me shume respekt,



Sedat Gani islami

3 nëntor 2006, e premte

Vushtrri, Kosove


[1] Sifetu dahiki ve bukai’n nebijj, ve muzahihi mea as’habihi, Ahmed Mustafa Kasim Et Tahtavi, f:64-65

[2] Po aty.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013