Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
GJËRAT QË PENGOJNË NDËSHKIMIN PËR MËKATET

A ke mëkate që ende nuk të janë falur?
A di për dhjetë lumenjtë e pastrimit të njollave të mëkateve?
Ibni Ebi el-Izz Hanefiu numëron njëmbëdhjetë shkaqe, që ndikojnë në pastrimin e besimtarit nga mëkatet dhe rrjedhimisht edhe në shpëtimin e tij  nga Xhehennemi.
Kur besimtari të bëjë ndonjë të keqe – mëkat, atëherë ndëshkimin e asaj të keqeje mund ta largojë me njërën nga njëmbëdhjetë shkaqet (në vijim):
  1. Që të pendohet dhe Allahu t’ia pranojë pendimin ngase i penduari nga mëkati është sikur ai që nuk ka bërë mëkat fare.
  2. Që të kërkojë falje – bëjë istigfar e t’i falen mëkatet.
  3. Që të bëjë vepër të mirë e t’i fshihet mëkati ngase veprat e mira shlyejnë ato të këqijat.
  4. Që të luten për të vëllezërit myslimanë dhe të kërkojnë falje, pavarësisht se është i gjallë apo i vdekur.
  5. Që t’ia dhurojnë shpërblimin e veprave prej të cilave ai përfiton.
  6. Që të ndërmjetësojë për të Muhammedi, [alejhis salatu ves selam].
  7. Që ta sprovojë Allahu i Madhëruar në dynja me sprova, të cilat ia shlyejnë mëkatet.
  8. Apo ta sprovojë Allahu në Berzah, në jetën e varrit.
  9. Apo ta sprovojë Allahu i Madhëruar në arasatin (sheshin) e Kiametit me vështirësi, të cilat ia shlyejnë mëkatet.
  10. Që të ndalet në Kantare, vendi ku shpaguhen padrejtësitë ndërmjet besimtarëve. Pra, ia kërkojnë njëri tjetrit hallallin, për të hyrë më pas në Xhennet së bashku.
  11. Apo ta mëshirojë më i Mëshirshmi i mëshiruesve.
Nëse nuk je bekuar për njërën nga këto dhjetë mënyra të të falurit të mëkateve, atëherë mos e qorto askënd përveç vetes sate, siç ka thënë Allahu i Madhëruar në hadithin kudsijj:
يا عِبادِي إنَّما هِيَ أَعْمالُكُمْ أُحْصِيها لكُمْ ثُمَّ أُوفِيكُمْ إيَّاهَا فمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَليَحْمَدِ اللَّهَ وَمَنْ وَجَدَ غَيْرَ ذَلِكَ فَلا يَلُومَنَّ إلاَّ نَفْسَهُ
O robërit e Mi! Në të vërtetë, ato janë veprat tuaja, të cilat ua regjistroj për t’iu shpërblyer më pas. Kështu, kush gjen mire, le ta falënderojë Allahun, e kush nuk e gjen këtë, le të mos e qortojë askënd tjetër përveç vetes së tij.
 
Përshtati: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013