Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NË SHTËPINË TONË KA RREGULL

Prindërit nuk do të duhej të prisnin sistemin arsimor edukativ për të edukuar fëmijët e tyre. Ata duhet individualisht të bartin përgjegjësitë për edukimin e tyre. Kjo është porosia që Dr. Abdul Kerim Bekkari e lëshon në adresë të të gjithë prindërve. Dr. Muhammed Ratib thotë: Nuk ka çështje që duhet kushtuar rëndësi sikur edukimit të fëmijëve.
Për të patur sukses në edukimin e fëmijëve, atëherë edukimi i tyre duhet të jetë projekti yt më i rëndësishëm.  
Kështu, nëse veç duam t’i edukojmë, atëherë duhet të nxitojmë për të aplikuar disa rregulla familjare, të cilat do të kishin fuqinë dhe peshën e një edukimi të mirëfilltë. Në vijim do të prezantojmë disa prej këtyre rregullave, prej të cilave mund të përzgjidhni atë që iu duhet. Apo, ato mund të jenë një bazë e mirë për të përpiluar një kartë rregullash familjare.
  1. Falja e namazit në kohën e vet.
  2. Shprehjet “Më fal”, “Të lutem!” janë shprehje që nuk zëvendësohen me asgjë.
  3. Rrahja, mallkimi, sharja nuk guxojnë të jenë evidente në familje.
  4. Shpreh ndjenjat me edukatë dhe qartësi.
  5. Mbylli ato që ke lënë hapur (derën, dritaren), ngrite atë që e ke rrëzuar si dhe rregulloje vendin ku je ulur.
  6. Dhoma jote është përgjegjësia jote.
  7. Dëgjo kur flasin të tjerët dhe mos ua ndërpre të folurit.
  8. Përshëndete familjen me selam kur të hysh dhe të dalësh nga shtëpia.
  9. Bëje shprehi të lexosh një pjesë të caktuar nga Kur’ani çdo ditë.
  10. Mysafirët i përmbahen rregullave tona.
  11. Në kohën e drekës çdokush duhet të jetë në shtëpi.
  12. Nuk ka ushqim në dhoma.
  13. Nuk duhet vonuar gjumin pas jacisë.
  14. Përdorimin e teknologjisë informative duhet bërë me orar.
  15. Prindërit duhet respektuar, duhet ngritur për ta dhe duhet puthur kokën dhe duart.
  16. Mos përdor kompjuterin ose telefonin kur je në ndejë familjare.
  17. Mos mungo në darkë.
  18. Caktoje kohën kur do të merresh me detyrat shkollore dhe përgatitjen e mësimeve.
  19. Të gjithë janë përgjegjës për të ruajtur shtëpinë dhe pasurinë familjare.
  20. Mos i kërko shërbimet askujt.
  21. Familja dhe kërkesat e saj janë para çdokujt dhe para çdo kërkese.
  22. Mos hy në dhomën e tjetrit pa trokitur dhe pa tu dhënë leja.
 
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013