Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RREGULLA PËR AVANCIM PERSONAL

  1. Këshillo e mos zbulo të metat e njerëzve. Qorto por pa lënduar njerëzit.
  2. Mos e nënçmo askënd, edhe nëse e sheh duke bërë mëkate të mëdha, ngase ti nuk e di se kush do të jetë nesër më afër Allahut të Madhëruar, ti apo ai.
  3. Lëvdoji të tjerët me zë të lartë ndërsa qortoji me zë të ulët. Ne duhet të ngritemi nëpërmjet ngritjes së tjerëve. Ai që ka besim në vete, nuk gjen problem për të lëvduar të tjerët.
  4. Problemet tua janë vetëm tuat ndërsa edukata jote në të folur është e drejtë e të gjithëve, andaj mos të ndikojnë problemet tua në sjelljet me të tjerët.
  5. Ligjet e lumturisë: Bëhu me Allahun e Madhëruar, mos ke zili askënd, mos e urre askënd, jeto me modesti sado që të kesh pozitë të lartë, prite të mirën –bëhu optimist për të- sado që të kesh probleme shumë, mëso nga dhënia ndihmë të tjerëve dhe mos prit të t’i kthejnë njerëzit të mirat.
  6. Në vend se të flasim për njëri tjetrin, le të flasim me njëri tjetrin, ngase kështu shumica e problemeve do të marrin fund.
  7. Njeriu që përsos durimin, përsos çdo gjë tjetër.
  8. Në çdo ngjarje të hidhur të jetës sate, ka një mirësi dhe urtësi të fshehur, të cilën nuk mund ta mësosh dhe kuptosh vetëm se duke u thelluar në studimin dhe analizimin e ngjarjes. Ndodhë që mësimi që nxjerr nga sprova të të mos pëlqejë, por mbetet i hajrit dhe i dobishëm për shkak se është caktuar nga Allahu i Madhëruar për një urtësi.
Përshtati:
Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013