Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHOQËRIA E MIRË

Ejmen SALIH
 
Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu]: Njeriut, pas Islamit, nuk i është mirësi më e madhe sesa një vëlla i ndershëm, andaj, kush do që të has në dashuri nga vëllai i tij, le t’i qëndrojë besnik asaj!

K thënë Imam Shafiu [rahimehullah]: Nëse ke një shok, i cili të ndihmon në adhurim, andaj mbaje për dore dhe mos e lësho, sepse të gjesh një shok është vështirë ndërsa ta humbasësh është shumë lehtë.

Ka thënë Hasan Basriu [rahimehullah]: Vëllezërit tanë na janë më të dashur se familja dhe fëmijët tanë, sepse këta të fundit na e përkujtojnë dynjanë, ndërsa vëllezërit na e përkujtojnë ahiretin dhe prej tipareve që kanë është edhe favorizimi që na e bëjnë ndaj vetes së tyre.

Llukman Hakimi [rahimehullah] i kishte thënë të birit: O biri im! Le të jetë gjëja  e parë që përvetëson pas besimit një vëlla i sinqertë, për shkak se ai është sikur pema, nëse ulesh nën hijen e saj, të bën hije, nëse merr frutat e saj, ushqehesh, dhe, nëse nuk të bën fare dobi, atëherë të paktën nuk të dëmton.

Kur Imam Ahmedi [rahimehullah] u sëmur dhe iu desh regjimi i shtratit, shkoi për vizitë tek ai Imam Shafiu [rahimehullah], i cili kur e pa në atë gjendje, u mërzit fort, aq sa edhe u sëmur. Me të marrë lajmin se Imam Shafiu [rahimehullah] është sëmurë, Imam Ahmedi [rahimehullah], ndonëse me shëndet të lig, u ngrit dhe duke u mbajtur shkoi ta vizitonte Imamin në shtëpi. Kur Imam Shafiu e pa mysafirin e tij, tha:

U sëmur i dashuri dhe e vizitova,
E sëmura unë nga keqardhja që për të ndjeva
U shërua i dashuri dhe më vizitoi
U shërova dhe unë vetëm kur e pashë

O Allah! na begato me shoqëri të mirë!

Ka thënë Imam Ibnul Kajjimi [rahimehullah] ndërsa komentonte ajetin: E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti...” (ez-Zumer, 73), Allahu i Madhëruar ka refuzuar që hyrja në Xhennet të jetë veç e veç, besimtarët do të hyjnë në grupe.

Allahun e lus të na mundësojë të kemi shoqëri të hajrit, me të cilët do të kalojmë dynjanë për të vazhduar përgjithmonë në Xhenent!
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013