Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
GRUAJA E NDERSHME LUMTURI E KËSAJ BOTE

Në një studim shkencor, të rrallë për nga lloji, shkencëtarët provuan efektet pozitive dhe shumë të fuqishme që ka gruaja e ndershme në krijimin e një klime lumturie në familje.

Ta lexojmë studimin dhe gjetjet e shkencëtarëve e më pas të shohim atë që ka predikuar Muhammedi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] para shumë shekujsh. Në një hulumtim të publikuar në revistën Martesa dhe Familja, hulumtuesit kanë nënvizuar se sekreti i lumturisë në jetë fshihet në gruan – bashkëshorten. Hulumtuesit kanë testuar disa çifte bashkëshortore dhe kanë vënë re se gruaja ka rol themeltar në lumturinë bashkëshortore. Kur gruaja ta lëvdon burrin dhe t’i jep kuroja, atëherë kjo është një shenjë e lumturisë së burrit në jetë. Autori bashkëpjesëmarrës në studim, Deborah Carrr, thotë: “Shkaku i prishjes së ekuilibrit bashkëshortor qëndron në atë se si gruaja i ofron burrit mbështetje morale dhe praktike, dhe jo anasjelltas.” Ai po ashtu shton se “edhe burrat e martuar, të cilët nuk janë të lumtur, mund të përfitojnë nga lidhjet bashkëshortore, të cilat rrisin mirëqenin e jetës publike tek ata...”

Studimi shkencor vërteton se gruaja e ndershme është shkak parësor për lumturinë në këtë botë. Kjo është pikërisht ajo që ka konstatuar Muhammedi [sal-la Allahu alejhis ve sel-lem] kur thotë: 

الدنيا متاع وخير متاع الدنيا المرأة الصالحة
Dynjaja është pasuri (
mirësi, plaçkë, gjithçka nga e cila përfiton) ndërsa pasuria më e mirë e saj është gruaja e ndershme.” (Muslimi)

Hadithi, siç po shohim, vërteton se gjëja me të cilën arrihet më së shumti lumturia në këtë botë është që besimtari të ketë grua të ndershme, e cila i ndihmon për punët e dynjasë dhe bëhet shkak që ai të jetë i gëzuar dhe disponuar. Kjo është ajo që kanë zbuluar shkencëtarët tani. Falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në Islam!
 
Përshtati: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013