Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ELEMENTI SHËRUES I UJËRAVE TË THELLA TË DETIT

 
Ndoshta gjëja e fundit që do t’i shkonte ndërmend njeriut për të kërkuar në të shërim është thellësia e detit të njelmët, por, na lejoni më parë tua prezantojmë këtë studim dhe të meditojmë mëshirën e Allahut të Madhëruar me robërit e Tij...
Në një studim të ri shkencor në Japoni është vërtetuar se ujërat e thella të detit, respektivisht ujëra nën 200 m e tutje, ndihmojnë shërimin e ulcerës së stomakut, gjë kjo që ka ngjallë reagimin e shumë shkencëtarëve. Shkencëtarët e studimit në fjalë thonë se këto ujëra minimizojnë rrezikun e goditjes nga kanceri i lukthit dhe ulcera, sikur që është vërtetuar efekti 60%-sh i saj në luftimin e bakteries “Helicobacter pylori.”  


I madhëruar qoftë Allahu, i Cili na mundësoi përdorimin e anijeve, me të cilat gjurmojmë çdo ditë mirësitë dhe begatitë e Tij ndaj nesh në dete dhe oqeane. Ka thënë Allahu i Madhëruar: "Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).“ (en-Nahl, 14)
Në të vërtetë, ky është një lloj në vete i mirësive dhe begative, për hulumtimin dhe gjurmimin e të cilave jemi urdhëruar, për shkak se askush nuk ka patur dije për këto mirësi që gjenden në thellësi të deteve ndërsa Allahu na i ka nënshtruar neve detet dhe i ka lënë në shërbimin dhe kënaqësinë tonë.
 
Autor: Abdudaim El-Kehil
Referenca e punimit: gazeta britaneze Daily Mail.
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013