Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Udhëtimi për në amshim 

Sado që të jetoj njeriu në këtë dynja, sado që ai të dëfrehet me kënaqësitë dhe lezetet e saja, fundi i tij është i paevituar. Patjetër çdo njeri do ta ketë fundin dhe ky fund është vdekja, prej së cilës nuk ka shpëtim. Thotë Allahu i Lartmadhërishëm: "çdo shpirt do ta shijoje vdekjen, e tek Ne keni për tu kthyer" [ali imran 185]. 
 
Patjetër do t'a përjetojmë ditën, në të cilën do të kthehemi tek Allahu i Lartmadhërishëm, që të na llogarit për ate që punuam në këtë dynja. Thotë Allahu i Lartmadhërishëm “friksojuni ditës në të cilën do të ktheheni tek Allahu" [bekare 281]. 
 
Ajo është dita e fundit, nuk ka ditë pas saj. Ajo është ditë e madhe në të cilën do të dalim para Allahut të Lartmadhërishëm, është ditë që do të del para Allahut, i madhi e i vogli, i ndershmi e i pandershmi, i pasuri e i varfëri; ajo është dita dhe takimi i premtuar…
 
Para kësaj dite është një moment në të cilin njeriu kalon prej botës së mashtrimit në botën e gëzimit ose hidhërimit; mvarësisht prej veprave të tij. Ky moment është momenti në të cilin njeriu hedh shiqimin e fundit në djemt e vajzat e tij, në vëllezerit e motrat e tij kurse në fytyrën e tij lajmerohen agonitë e vdekjes dhe nga zemra e tij burojnë rënkime dhe gjëmime të thella. Ai është momenti në të cilin njeriu e kupton pavlefshmerinë e kësaj dynjaje, është momenti në të cilin njeriu ndien dhimbje dhe humbje për çdo moment të cilin nuk e ka shfrytëzuar në rrugen e Allahut të Lartmadhërishëm. 
 
Atëherë ai mund të thërret "O Zoti im! Më kthe, ndoshta do të punoj mirë për ate që leshova [nuk e bëra deri sa isha në dunja]". [mu'minun 99-100]. 
 
Ai është moment në të cilin meleku i vdekjes e thërret njeriun. Ah po ta dije se a therret për të mirë [ta përgëzoje me xhennet] apo e thërret vrazhdë si për banor të xhehennemit!
 
Vëlla i dashur!
 
Vetmia e vërtetë është vetmia në qefin e varr. A i përkujton dhimbjet kur do shtrihesh në shtratin ku familja jote do të të rrotullojnë [herë andej e herë këndej], kur do të kaplon dhimbja, e vdekja me çdo herë do të afrohet. Pastaj do t'ia dorëzosh shpirtin Zotit të Lartmadhërishëm. Pastaj do të çojnë në xhami që të ta falin namazin e xhenazes, pastaj do të të lëshojnë në varr, duke të mos shoqëruar aty askush, as nëna as babai e as vëllai. 
 
Në varr njeriu do ndien së është në një vetmi dhe bote të frikshme. Gjatë një momenti njeriu kalon nga kjo botë e frikshme për në kënaqësitë e Allahut të Lartmadhërishëm, nëse ka qenë prej atyre që janë penduar dhe kanë bërë vepra të mira apo kalon në sketerre e ndëshkim të dhembshëm nëse ka qenë vepërkeq e mendjemadh ndaj Allahut të Lartmadhërishëm.
 
Nuk ka shpëtim nga momenti i dhënies së fletushkave për ate që kemi bërë. Ato ose do të na jipen në anën e djathtë e të jemi të gëzuar ose në anën e majte e me zemër të thyer do ndiejmë dhimbje për ditët, në të cilat nuk punuam diç për Allahun e Lartmadhërishëm, ta kemi për në Ditën e Gjykimit. 
 
Ja pra kjo është dynjaja. Ëvrreni se sa shpejt kalojnë ditët e saja. Tash i shef sinjalet e para para vetes. Ia dorëzon shpirtin Allahut, kalon në Ahiret dhe vështiresitë e tij. Ja për një moment u bë sikur nuk kishte qenë kurrë. I kthehet jetës së re, ose të lumur ose të hidhur. Allahu na ruajt!
 
Nuk ka dobi nga dunjaja, banorët e së cilës çdo here ate e braktisin. Botë, të cilën ndërtuesit e saj e lënë. Ose varr në begati e kënaqësi të përhershme ose varr në zjarre dhe mundime të dhembshme. Ai thërret, kërkon ndihmë por s'ka kush që i ndihmon. Pas kësaj vjen dita e premtuar, dita në të cilën toka shëndrrohet në një tokë tjetër e qiejt i nënshtrohen Allahut Fuqiplotë; ditë në të cilën dosti nga dosti nuk ka dobi e as ndihmë. Thërret thirrësi [meleku] me zërin e tij e ngriten të vdekurit nga varret për tek Zoti i tyre, të zhveshur e të zbathur, kur nuk ka fis, miq, autoritet e as pasuri "e kur i fryhet Surit [për herë të dytë] atëhere, në atë ditë nuk do të kete lidhje familjare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri tjetrin. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat [veprat e mira], ata janë të shpetuarit. Ndërsa atyre që u peshojne lehtë peshojat [veprat e mira] ata janë (ato) që humbën veten dhe janë në xhehennem përgjithmonë. Zjarri do t'ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij" [mu'minun 101-104]. 
 
Ajo është dita në të cilan Allahu i bashkon të parët e të fundit, ajo është dita në të cilën shpërndahen defteret [fletushkat] e vendosen në peshore. Ajo është ditë në të cilën njeriu ik nga vëllau, nëna, babai, gruaja e fëmijët e tij. Ajo është dita kur vepërkeqi dëshiron ta hedh gruan, vëllezërit, fëmijët në zjarr, e vet të shpëtoje. 
 
Atëhere vëlla i dashur! Ti o vëlla që ndaj Allahut mëkat bën ! Imagjino veten tënde duke qëndruar në mesin e asaj turme të madhe krijesash të mbledhura para Allahut të Lartmadhërishëm, të thirret emri: o filan filani eja të dalësh para Allahut të Lartmadhërishëm! Ngritesh e nga frika e madhe tërë gjymtyrët e trupit të dridhen. Ngjyra e fytyrës tashme të ka ndryshuar, e mundimet e vështirësitë të kanë kapluar, me asisoj dhimbje të cilat ti din vetëm Allahu. 
 
Imagjinoje veten tënde duke qëndruar para Allahut të Lartmadhërishëm e zemra të është mbushur frikë.
 
Tashmë kur ke fletushkën në dorë, në të cilën veprat dhe çdo gjë që ka të bëje me ty gjindet në detaje. E lexove ate me zemer të thyer. 
 
Në vete ndien turp prej Allahut, i Cili ende vazhdon të ti fale mëkatet dhe të jet bamirës ndaj teje.
 
Me çfarë fjalë do ti përgjigjesh Allahut kur do të pyet për veprat [e këqia] dhe mëkatet e mëdha? Me cilat këmbë do të qëndrosh para Allahut? Me çfarë zemre do ta përballosh të folurit e Allahut drejtuar ty?
 
Si do jete puna jote kur të përkujtosh mospërfilljen e urdhërave të Allahut dhe bërjen e mëkateve? Si do të përkujtosh interesimin e paktë për ndalesat e Tij dhe adhurimin e cekët ndaj Tij? Çfarë do të thuash nëse të thotë ty "o robi Im! Nuk më respektove, e as nuk u turpërove prej Meje? A nuk të kam bërë mire? A nuk të kam begatuar? Çfarë të mashtroi…?
 
Vëlla i dashur!
 
Përkujto njerëzit e devotshëm të cilët dalin nga varret e tyre me fytyra të bardha si shenjë e veprave të mira. U ringjallën me këtë cilësi si dhuratë nga ana e Allahut. Ata takohen me melaiket e ato i përgëzojnë duke u thënë: ja kjo është dita që u ishte premtuar juve [bëtë durim e u shpërblyet]…përkujto kur Allahu do urdhëron melaqet të drejtojnë robërit e Tij për në xhennetet e lumtura. Ti dërgojnë në ato vendet ku gjejnë kënaqesinë e përhershme.
 
Ata me kënaqësinë e Allahut, arritën këtë jetë të lumtur, iu hapen dyert e xhenneteve e rreth tyre sillen hyrite symëdha. Hiqet prej tyre lodhja e mundimi. 
 
Përkujto kur shpirtërat e këqinj, tiran e mëkatarë takojnë Allahun e Ai melaqet urdhëron të marrin dhe lidhin në pranga e pastaj ti hedhin në zjarr, sepse hidhërimi i Tij është i ashpër ndaj atyre që kanë pak turp ndaj Tij". 
 
Ndalen shpirtërat e këqinjëve në zjarrin e xhehennnemit. Tashmë mendojnë shpirtërat e tillë që të kthehen prap në dynja e të pendohen e të bëjnë vepra të mira por larg, shumë larg është kthimi. Vërtet dallim i madh në mes këtyre dy grupeve, në mes atyre që jane në begati dhe atyre që jane në zjarre. Allahu i Lartmadhërishëm thotë "vërtet të mirët janë në begati ndërsa të këqinjt në zjarre" [infitar 13-14]. 
 
O ti që lexon këto rreshta, ndalu pak dhe llogarit veten:
 
Nëse je prej atyre që bëjnë vepra të mira e u largohen mëkateve falenderoje Allahun për këte dhe kërko nga Ai që të të bëje të paluhatshëm në këte derisa të vdesish dhe mos harro se Allahu t'a jep ate që ti kërkon. 
 
E nëse nuk je i tillë pendohu sepse nuk ke arsye të ngulsh këmbë në mëkatet që të sjellin ndëshkim, se VALLAHI ti nuk ke forcë ti përballosh ndëshkimit të Allahut, ngase edhe kodrat e forta po të ballafaqoheshin me ato zjarr do të shkriheshin nga ashpërsia e nxehtësisë së tij.
 
A mund ta krahasosh veten me malet dhe kodra të tilla o njeri i dobët? 
 
Ti i bën ballë urisë e etjes, vështirësive e obligimeve por pasha Ate që nuk ka tjetër pos Tij, ti nuk mund ti bësh ball atij zjarri…
 
Atëherë nuk të mbetet tjeter pos që ta shpëtosh veten nga zjarri i tillë derisa je në këtë periudhë tranzicioni dhe ke gjasa për pendim. Mos harro se sabri nga ndalesat e Allahut në këtë botë është shumë me i lehtë se sabri ndaj ndëshkimit të Allahut në Ditë të Gjykimit. 
 
Vëlla mos harro se në rrugën e drejtë dhe të devotshmërisë nuk ka vështirësi e ndalesa të mëdha siç mendojnë disa, por rruga e devotshmërisë është e tëra lumturi, e tëra kënaqësi, e tëra qetësi. E çfarë tjetër dëshiron ti nga dynjaja?! Por sa i përket jetës tirane e mëkatare e tëra është frikë, humbje, mashtrim në këtë botë e pastaj ndëshkim e mundime në botën tjetër. 
 
Andaj vëlla provoje këtë rrugë të drejtë dhe të devotshmërisë tani dhe mos u luhat sepse ne jemi duke të keshilluar dhe ta dojmë të mirën!!!
 
 
Marrë nga një fletushkë origjinali i së cilës është në gjuhën arabe.
Përktheu: Sedat Islami 
Student në FSI - Prishtinë dhe në Brunei Darussalam
Përkthyer më: 25 Qershor 2003
 
Redaktura: AlbIslam.Com 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013