Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRKUSHTIMI I PEJGAMBERIT [ALEJHIS SALATU VES SELAM] PËR FËMIJËT

Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i ka kushtuar rëndësi të veçantë fëmijëve, ngase ata janë shpresa e së ardhmes. Ja, studimet bashkëkohore, vërtetojnë rëndësinë e përkushtimit ndaj fëmijëve.

Në një studim të universitetit amerikan Pitsburg (University of Pittsburgh) është vërtetuar se ngritja e zërit ndaj fëmijës dhe qortimi i tij shkaktojnë çrregullime emocionale tek fëmija, të cilat manifestohen me sjellje të vrazhda, pushtim  nga nervoza dhe hidhërimi dhe mbase edhe dështimi në të ardhmen. Ekspertët këshillojnë për të vazhduar kontaktet me fëmijët, për tu përpjekur për ta kuptuar botën e tyre, për t’i këshilluar dhe mësuar gjithnjë duke shmangë fjalorin e dhunshëm, si dhe përpjekjen për tu njohur me problemet e tyre.
A nuk është kjo pikërisht ajo që na ka këshilluar Profeti ynë [alejhis salatu ves selam] para 14 shekujve?! Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] iu drejtua Ibni Abbasit [radijAllahu anhuma], i cili atëbotë ishte një adoleshent, duke përdorur fjalë të buta dhe të dashura:

O djalosh! Unë po t’i mësoj disa fjalë...Ruaje Allahun, do ta gjesh përpara vetes sate! Njihe Allahun në kohë të begatshme, të (të) njeh Ai ty në kohë të vështira, dhe dije se ajo që nuk të ka ndodhur ka qenë e shkruar që të të mos godet (ndodhë) dhe se ajo që të ka goditur ka qenë e shkruar që të të mos gabojë (të ndodhë patjetër)! Dije se fitorja vjen me durim, se brengat vijnë me zgjidhje të tyre dhe se pas vështirësisë vjen lehtësimi!” (Transmeton Tirmidhiu)

Në këto fjalë mund të vërehet qartë butësia madhështore, përpjekja për të zgjeruar diapazonin e njohurive si dhe për të zgjidhur problemet me një metodë shkencore dhe këtë nëpërmjet aftësimit të fëmijës për të bashkëvepruar me realitetin duke mbjellë sigurinë dhe vetëbesimin në personalitetin e fëmijës.  

Kjo është mëshira e Profetit Muhammed [alejhis salatu ves selam] me fëmijët, e ku jeni ju, o shkencëtarë perëndimorë, në raport me këto mësime përplot mëshirë?!
 
Autor: Abdudaim El-Kehil
Burimi: www.kaheel7.com/ar
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013