Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRFITIME MJEKËSORE DHE PSIKOLOGJIKE NGA MBAJTJA E LIDHJEVE FAMILJARE

Mbajtja e lidhjeve familjare është një çështje e cila ka zgjuar kureshtjen e shkencëtarëve perëndimorë për shkak të dobive dhe përfitimeve shëndetësore, psikologjike – shpirtërore dhe ekonomike me të cilat disponon.

Le të lexojmë së bashku!

Gjëja e parë që kanë humbur ateistët pas përvetësimit të teorisë së ateizmit ka qenë mbajtja e lidhjeve familjare. Respekti ndaj prindërve u bë diç e pavlerë, sikur që të pakuptimta ngelën ndihma ndaj të afërmve, butësia ndaj fëmijëve, vizita e të sëmurëve, shpenzimi për të varfrit, etj.
Nën hijen e ateizmit të gjitha këto vlera humbën kuptimet e tyre. Por cili ishte rezultati? Përhapja e ideologjisë ateiste pati për pasojë shtimin e sanatoriumeve, shtëpive të pleqve, e që shteteve iu kushtonin me miliarda dollarë. P.sh. Britania shpenzon më shumë se 120 miliardë pandë çdo vit për këtë kategori shoqërore, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara. E, për shkak se kriza ekonomike ka ngarkuar shoqëritë shumë dhe se zgjidhjet e suksesshme kanë munguar, atëherë ekspertët kanë parë se barrën e përkujdesjes ndaj këtyre personave duhet ta bartin vet familjet dhe të afërmit. Ekspertët kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e kujdesit dhe mëshirës ndaj të moshuarve si dhe bartjen e shpenzimit ndaj tyre, respektivisht kanë zbuluar disa dobi shëndetësore dhe shpirtërore të përkujdes ndaj tyre. P.sh. respektimi i prindërve ka ndikim të madh në sistemin imunitar të tyre dhe ruajtjen nga sëmundje të ndryshme, veçanërisht nga humbja e kujtesës dhe matufosja.

Mbajtja e lidhjeve familjare dhe vizitimi i të afërmve është shkak edhe për arritjen e lumturisë së vet personit që mban lidhjet, për shkak se kjo sjellje e bën njeriu të ndiejë se ai është duke kryer një punë dhe ka një rol në jetën e tij dhe se ky kontribut që jep është shkak – motiv për sukses në jetën e tij individuale dhe atë familjare e shoqërore.

Ekspertët kanë vërtetuar se nga gjymtyrët e trupit truri është ai që përfiton më së shumti nga mbajtja e lidhjeve familjare si dhe përkujdesja ndaj prindërve. Ai që respekton prindërit e tij ndjen lumturinë ngase truri i tij sekreton dopaminën, lëndën e cila është përgjegjëse për ndjesinë e kënaqësisë. Po kështu edhe prindërit përfitojnë nga kjo ndjenjë butësie, kështu që gjendja e sistemit të tyre imuni8tar përmirësohet. Pra, është një dobi e dyanshme për prindërit dhe fëmijët.
I madhëruar qofsh, o Allah!  



Përfundimisht, shkencëtarët perëndimorë i janë kthyer mësimeve islame që urdhërojnë për mbajtje të lidhjeve familjare dhe respektit ndaj prindërve. Ja, Islami para më shumë se 1400 vite na ka dhënë rregulla dhe ligje të rëndësishme për të arritur lumturinë, veçanërisht nëpërmjet kësaj rruge të respektit dhe kujdesit për prindërit dhe të afërmit. Duke aluduar në rëndësinë që ka respekti për prindër, Allahu e radhit menjëherë pas adhurimit për Të. thotë Allahu:
  
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".“ (El-Isra, 23-24)   

Meditoje bashkë me mua këtë ajet:
   
"A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? 23. Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.“ (Muhammed, 22-23)

Në këtë ajet është nënvizuar një vërejtje e madhe për ata që shkëpusin lidhjet familjare, gjë kjo që dëshmon dhe flet se sa i kujdesshëm dhe kureshtar që është Islami për respektin ndaj prindërve, mbajtjen e lidhjeve familjare, mirësjelljen dhe ndihmën ndaj tyre. Kjo flet se Islami është fe e mëshirës dhe jo dhunës ashtu siç disa ateistë tentojnë ta paraqesin.

Në të vërtetë, ajetet kur’anore që flasin për këtë tematikë janë të shumta dhe po të aplikoheshin në praktikë mbi faqen e dheut nuk do të mbetej asnjë nevojtar, i varfër, i pastrehë....Nuk do të gjeje shtëpi pleqsh për shkak se të afërmit e tyre do ta llogarisnin bamirësinë ndaj tyre portë xhenneti. Kjo, rrjedhimisht, do t’ia lehtësonte shtetit barrën financiare dhe do të hapte rrugë që ato fonde të investoheshin në fusha tjera, prej të cilave do të përfitonte e tërë shoqëria.

Falënderimi i takon Allahut për mirësinë e Islamit!!!
 
Autor: Abdudaim El-Kehil
Referenca: BBC


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013