Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Nata e Kadrit

Falënderimi i takon Allahut s.w.t, i Cili favorizon vende dhe kohëra ndaj të tjerave, i Cili e zbriti Kur’anin në natën e bekuar…Ndërsa përshëndetjet qofshin për atë, i cili shtrëngoi rripin në këtë nate të madhe e të bekuar, zotëriun tone, Muhammedin Alejhi selam, familjen dhe shokët e tij të nderuar e të mbarë…Më pas:
 
Nuk ka dyshim se Allahu s.w.t e ka veçuar ummetin e Muhammedit Alejhi selam nga ummetet tjera me veçori si dhe e ka favorizuar ndaj ummeteve tjera me dërgimin e pejgambereve dhe profetëve tek ai, e në veçanti me dërgimin e pejgamberit të fundit dhe vulës se tyre, Muhammedin, Alejhi selam.
 
Allahu s.w.t e beri këtë ummet me të mirin. Thotë Allahu s.w.t” كُنتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve…( Ali Imran 110)
 
Këtij ummeti ia zbriti librin e qarte, rrugën e drejte, librin e madh të Allahut s.w.t, të folurit e Zotit të botrave…Thotë Allahu s.w.t” إنا نحن نزلنا الذكر وإنا له لحافظون“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.(Hixhr 9), dhe ” لا يأتيه الباطل من بين يديه ولا من    خلفه تنزيل من حكيم حميد” ِNuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.) Fussilet 42)
 
Allahu s.w.t e zbriti Kur’anin në një nate të bekuar, e cila është nata me e mire (e vitit), nate, të cilën Allahu s.w.t e veçoi nga netët tjera… Nate, ibadeti në të cilën është me i mire sesa ibadeti i 1000 muajve, të cilët bëjnë tetëdhjetë e tri ( 83) vite e (4) katër muaj… Ajo është Nata e Kadrit, e cila na është sqaruar në dy sure. Thotë Allahu s.w.t në suren Kadr” إنا أنزلناهُ في ليلةِ القدر (1) وما أدراكَ ما ليلةُ القدر (2) ليلةُ القدرِ خيرٌ من ألفِ شهر (3) تَنَزلُ الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كلِ أمر (4) سلامٌ هي حتى مطلع الفجر “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.2.E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? 3.Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!4.Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.5.Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.(Kadr 1-5) Ndërsa në suren Duhan thotë” إنا أنزلناهُ في ليلةٍ مباركةٍ إنا كنا مُنذٍرين (3) فيها يُفرَقُ كلُ أمرٍ حكيم “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit).Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.(Duhan 3-4)
 
Është quajtur Nata e Kadrit (nata e caktimit apo vlerës) për hire të vlerës dhe begatisë që e ka tek Allahu s.w.t si dhe për faktin se në këtë nate Allahu s.w.t cakton caktimet se çfarë do të ndodhe brenda një viti, duke përfshirë vdekjet-lindjet, rizqet-furnizimet, etj, siç thotë Allahu s.w.t” فيها يفرق كل أمر حكيم “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.(Duhan 3-4)
 
 
 
Shkaku i emërtimit me “Nata e Kadrit”
 
 
 
Thote Shejhu Ibni Uthejmin, Allahu e paste mëshiruar, në librin Esh Sherhu El Mumtiu, 6494,: (është emërtuar me këtë emër për këto shkaqe):
 
1-                 Sepse në këtë nate caktohet cfare do të ndodhe brenda vitit keshtuqe shkruhet çdo gjë që do të ndodhet brenda vitit, e kjo është prej urtësisë se Allahut s.w.t dhe sqarimit të perpikmerise se krijimit dhe veprës se Tij s.w.t …
 
2-                 Është quajtur nata e Kadrit prej fjalës Kadr, e cila e ka domethënien e nderit, p.sh: siç thua “Filani ka kadr” dtth: nder të madh, dhe këtë bazuar në fjalën e Allahut s.w.t” وما أدراك ما ليلة القدر ليلة القدر خير من ألف شهر ” E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? (Kadr 2) dhe se nata e cila është me e mire sesa 1000 muaj  padyshim se ka vlere të madhe.
 
3-                 Është thënë për shkak se ibadeti në këtë nate ka vlere të madhe,dhe këtë bazuar në fjalën e Muhammedit Alejhi selam ” من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه ” Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme”. (Muttefekun alejhi)
 
Ky sevap dhe shpërblim nuk arrihet përveç se në këtë nate sepse po të falej njeriu në natën e 15-të të muajit Sha’ban, ose atë të muajit Rexheb, apo të çfarëdo muaji tjetër, apo në çfarëdo nate tjetër të muajit Ramazan nuk do ta arrinte këtë shpërblim.
 
Shejhu ka thënë: Njeriu e arrin vlerën e saj edhe nëse nuk e din se kur bie ajo sepse Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً” Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë,..( Mutefekun alejhi), dhe nuk ka thënë: Kush e di se kur bie ajo,sepse po të ishte kjo kusht do ta sqaronte Pejgamberi Alejhi selam.
 
Shenjat E Natës Se Kadrit
 
Shejhu Uthejmin, Allahu e paste mëshiruar, ka përmendë se Nata e Kadrit ka shenja- paralajmërime krahasuese dhe vijuese.
 
- Shenjat krahasuese
 
1- Ndriçimi dhe drita e forte në këtë nate. Këtë shenje në kohen tone nuk e vëren përveç atij, i cili është në një vend larg prej dritave (elektrike).
 
2- Shtohet drita në këtë nate
 
3- Qetësimi, rahatia e zemrës, hapja e gjoksit të besimtarit. Besimtari gjen në këtë nate qetësi, rehati dhe zgjerim të gjoksit me shume sesa që  gjene në netët tjera.
 
4- Erërat në këtë nate janë të qeta, dtth: nuk ka erëra të forta apo shtrëngata, moti është i qete.
 
5- Allahu,subhanehu ve teala, ndodhe t’ia dëftojë njeriut natën në ëndërr siç iu dëftua disa sahabeve r.a, dhe se
 
6- Njeriu në namazin e saj gjen kënaqësi me shume sesa gjene në netët tjera.
 
- Shenjat përcjellëse-vijuese
 
1- Dielli linde në mëngjesin e saj pa rreze, është i pastër e jo si zakonisht në ditët tjera. Ne këtë aludon edhe hadithi, të cilin e transmeton Ubejj bin K’abi r.a, i cili thote “Na ka lajmëruar Pejgamberi Alejhi selam se” أنها تطلع يومئذ ٍ لا شعاع لها “Dielli lind atë dite duke mos patur rreze“.( Transmeton Muslimi)
 
2- Nata e Ramazanit është nate e bekuar dhe kjo nate (e Kadrit) është në netët e muajit ramazan. Mund të kërkohet në dhjetëshin e fundit e sidomos në vitre (kohen e namazit të vitrit). Nata që me se shumti shpresohet të jete në të është nata e 27-të e muajit Ramazan. Ubejj Bin K’abi thoshte” والله إني لأعلم أي ليلة هي، هي الليلة التي أمرنا رسول الله  بقيامها، وهي ليلة سبع وعشرين  ” Pasha Allahun une e di se cila nate është ajo! Ajo është nata, në të cilën na urdhëronte Pejgamberi Alejhi selam të falemi në të,ajo është nata e 27-të “.( Transmeton Muslimi)
 
Pejgamberi Alejhi selam e kërkonte natën e kadrit dhe i urdhëronte shokët e vet për një gjë të tille madje i zgjonte familjen e vet nga gjumi në dhjete ditët e fundit me shprese se do ta arrijnë Naten e Kadrit. E shtrëngonte rripin, (kjo shprehje paraprake është) metonimi e cila dtth: bënte ibadet shume në netët e tilla dhe largohej nga gratë e tij.
 
Nga disa të parë tanë ( selefi) është transmetuar se ata pastroheshin dhe parfymoseshin duke e kërkuar Naten e Kadrit, të cilën Allahu s.w.t e nderoi dhe e beri të famshme. Mu për këtë duhet që besimtari ta kërkojë këtë nate në të dhjete netët e fundit duke punuar sipas hadithit të Pejgamberit Alejhi selam “التمسوا ليلة القدر في العشر الأواخر من رمضان Kërkojeni natën e kadrit në dhjetëshin e fundit të Ramazanit.( Muttefekun alejhi)
 
Allahu s.w.t nuk ua tregoi njerëzimit në mënyrë që të bëjnë sa me shume ibadet në këto ente (dhjete të fundit) dhe të lodhen se kërkuari atë duke shpresuar arritjen e saj, mendojnë se është në çdo nate keshtuqe në këto dhjete nete të fundit shef shume njerëz duke u falur, lexuar Kur’an, lutur, qare…
 
O Allahu im! Na mundëso ta arrijmë këtë nate dhe beje atë për ne me të mire se 1000 muaj…
 
Njerëzit që falen në këto net me lejen e Allahut s.w.t do të shpërblehen për namazin e tyre, si jo kur ata shpresojnë që  Nata e Kadrit të jete çdo natë, madje, mu për këtë ka qene prej traditës se Pejgamberit Alejhi selam  qëndrimi ( i’tikafi) në dhjetëshin e fundit në xhami.
 
Nata e kadrit nuk veçohet me një nate të caktuar në të gjitha vitet, por, ajo kalon, ndodhe që një vit të jete në natën e 25-të në tjetrin në të 23-tën, e kështu…
 
 
 
Dobitë e Natës së Kadrit
 
 
 
1-                 Ajo është nata, në të cilën është zbritur Kur’ani. Thotë Allahu s.w.t”  إنا أنزلناه في ليلة القدر Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit“. (Kadr 1)
 
2-                 Ajo është nate e bekuar. Ka thënë Allahu s.w.t“ إنا أنزلناه في ليلة مباركة” Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit) (Duhan 3)
 
3-                 Allahu s.w.t shkruan në të caktimet (lindjet-vdekjet), rizqet (furnizimet) që do të jene brenda vitit. Thotë Allahu s.w.t” فيها يفرق كل أمر حكيم” Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.( Duhan 4)
 
4-                 Vlera e ibadetit në të ndaj netëve tjera. Thotë Allahu s.w.t“ ليلة القدر خير من ألف شهر “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!( Kadr 3)
 
5-                 Zbritja e melaikeve në këtë nate në toke me hajr, bereqet, mëshirë dhe falje-magfiret. Thotë Allahu s.w.t” تنزل الملائكة والروح فيها بإذن ربهم من كل أمر  “Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.( Kadr 4)
 
6-                 Nate e zhveshur nga sherri dhe të ligat. Ne të shpeshtohen ibadetet, veprat e mira dhe bamirësia. Shtohet shpëtimi prej zjarrit dhe se shejtani nuk mund të beje ndikim tek ai që në netët tjera bënte. Ajo është paqe e tëra. Thotë Allahu s.w.t“ سلام هي حتى مطلع الفجر  Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.(Kadr 5)
 
7-                 Në këtë nate, atij që falet dhe kërkon shpërblimin nga Allahu s.w.t, i falen mëkatet. Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam ” من قام ليلة القدر إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه ” Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme”. (Muttefekun alejhi)
 
Për një nate, dobitë, veçoritë dhe dhuratat e se cilës janë këto, patjetër se na duhet të përpjekemi dhe të shtojmë duatë, istigfarit (kërkimin falje) dhe veprat e mira në të. Kjo është shanse e jetës, shanset nuk vijnë përherë. Cfare dobie me të madhe ka për një rob sesa kjo nëse Allahu s.w.t e begaton dhe e bekon për të ?!
 
Bëhuni kureshtarë për kërkimin e kësaj nate –Allahu iu mëshiroftë-, dhe bëni përpjekje duke bere vepra të mira që të shpëtoni me sevapin e saj sepse  i penguar është ai që është penguar nga sevapi dhe se atij, që i kalojnë stinët e faljes se mëkateve ndërsa ai mbete ai që ka qene me mëkatet e tij, si pasoje e neglizhencës dhe mosinteresimit të tij,ai është i penguar-privuar nga e mira…
 
O mëkatar! Pendohu tek Allahu s.w.t dhe kërko falje prej tij sepse Ai ta ka hapur derën e pendimit dhe të ka ftuar ty për në stinët e hajrit, në të cilat shumëfishohen të mirat dhe shlyhen të keqiat!
 
Pra ndihmoji vetes për shpëtim !
 
O Allahu ynë! Na bë prej atyre që e gjejnë këtë nate, prej atyre që i shpërblen me të mira të shumta, prej atyre që me mëshirën Tënde O Falës ua falë mëkatet e përparme dhe ato të pasme, ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë, dhe ato, që Ti i di…
 
Përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin Alejhi selam, familjen dhe shokët e tij!
 
 
 
 
 
 
Jahja Bin Musa Ez Zehrani
 
3/11/2004,e merkure
 
19 Ramazan 1425
 
Brunei Darussalam
 
Marre nga www.kalemat.org
 
Përshtati në gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami  www.sedatislami.tk
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013