Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDRYSHOJE JETËN TËNDE

20 përfitime nga libri ‘Ndryshoje jetën!’
  1. E shohim atë që nuk duam dhe e duam atë që nuk e shohim, kështu që i humb vlera asaj që e shohim ndërsa ne humbasim në iluzionin e asaj që nuk e shohim. Andaj, bëhu kureshtar që të mos humbasësh vlerën e asaj që e sheh.
  2. Sikur të mos ekzistonte dështimi, suksesi nuk do të kishte vlerë.
  3. Sot është ditë e re ndërsa momentet mund të jenë të fundit në jetën tënde, kështu atë që e bën në këto momente ka çmim të lartë, andaj mos e humb në përjetime negative ose ndjesi të humbjes për shkak të ndonjë gjëje ose personi.
  4. Ka momente që i mendojmë si fund ndërsa zbulojmë se në të vërtetë ato janë vetëm fillimi. Ka dyer që i mendojmë se janë të mbyllura, pastaj zbulojmë se pikërisht nëpërmjet tyre është hyrja e vërtetë. Atëherë, derën që e sheh të mbyllur dije se nuk është tjetër vetëm se hyrja kryesore për jetën tënde dhe se ato kohë që i mendon se shënojnë fundin tënd dije se mund të shënojnë fillimin e të vërtetës dhe lumturisë.
  5. Mendo se do të vijë koha kur do të gjendesh në pozitë të keqe që nuk do të dish si t’ia bësh dhe çfarë rruge të trasosh, andaj mos u frikëso dhe mos u streso sepse kjo shënon vetëm fillimin e punës sate të vërtetë në mënyrë që të kuptosh kapacitete, që të shfrytëzosh mundësit dhe burimet që ke, që të zgjosh vullnetin brenda vetes sate dhe kështu përfundimisht të realizosh ato që nuk ke menduar kurrë se do t’i realizoje.
  6. Kujto se ajo që na ndodhë tani nuk është vetëm se reflektim i asaj që kemi bërë në të kaluarën, ndërsa atë që do ta bëjmë në të ardhmen e shohim tek reflekton në të tanishmen tonë. Kështu, mëso nga e kaluara dhe shndërroje atë në shkathtësi ndërsa idetë he vlerat e tanishmi radhiti që të ndërtosh një të ardhme të ndritur dhe pozitive.
  7. Jeta jonë padrejtësisht është mbushur me polemika të panevojshme për shkak se mendjet tona janë mbushur me ide të panevojshme, për këtë shkak të jetuarit pa kuptim në të vërtetë është i panevojshëm.
  8. Frikën bëje shok që do ta përdorësh si motiv të fortë për përparim dhe zhvillim. Mëso prej frikës sepse është mësim i jetës që të ndihmon të realizosh qëllimet dhe ëndrrat.
  9. Ti je krijesa me e mirë e Allahut të Madhëruar, andaj mos e humb jetën duke qortuar ngase me këtë qo të humbasësh atë momentet që mbase mund të jetë edhe të fundit për ty.
  10. Largohu nga rruga që nuk të shërben dhe nuk të drejton në realizimin e qëllimeve tua.
  11. Shiko përpara dhe jo prapa. Përmbaju qëllimeve dhe metodave ngase do të gjesh derë të re që të pret e hapur.
  12. Guximi për t’iu qasur vështirësive dhe sfidave pakëson lotët e dhimbjes dhe është ajo drita që duket në fund të tunelit të errët.
  13. Gotze, poet gjerman, ka thënë: “Kush ndërton shpresat e tij në iluzione, do t’i gjej të realizuara në ëndrra.”
  14. Ruaje veten me dituri, forcoje besimin me shpresë dhe vepro e mos u ndiko nga fjalët e të tjerëve dhe as nga shikimet e të humburve.
  15. Puna pa shpresë është rrugë për të humbur punën ndërsa shpresa pa punë shpie në humbjen e shpresës. Lumturia e punës arrihet vetëm me shpresë, ndërsa shpresën e mrekullueshme e gjen në punë.
  16. Nuk do të duhej bartë barrën e të jetuarit të një jete që nuk ka qëllime.
  17. Qëllimi është diç që e do – synon njeriu dhe i cili përfundon me realizimin e tij.
  18. Qëllimet janë tri lloje: qëllime afatshkurtra (-6 muaj), afatmesme (6 muaj – 5 vjet), afatgjata (5 vjet-20 vjet).
  19. Atë që e lëshon të kthehet ashtu siç e ke lëshuar, sepse ti je burimi, ndërsa atë që e ke hedhur, të bie sipër me të njëjtën shpejtësi dhe fuqi, sepse ti e ke hedhur atë.
  20. Ta motivosh dikë për të vepruar diç është më me ndikim se sa t’i japësh të holla, andaj motivo dhe nxiti njerëzit për punë të mira.
Vëlla dhe motër!
Ju jeni më të fortë se që mendoni, andaj mos u thyeni në rrugën e jetës!

Abdul Aziz Es-Saig
http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=11883&pgtyp=66
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013