Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Motrës e cila përjetoi edhe këtë Ramazan!

 
ABDU’L MELIK EL KASIM
 
Falënderimi i takon Allahut, i Cili na e solli këtë muaj te madh dhe te Cilin e lusim te na mundësojë ta agjërojmë ashtu siç duhet, ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe mbi tere neve pasuesit e tij gjer ne amshim!
 
Motër e nderuar! Kjo është shkrese e shkurtër, te cilën e shkrova pak ne nguti, ne te cilën përmblodha disa gjera me rëndësi përkitazi me Ramazanin, duke e lutur Allahun e Lartësuar qe te na bekoje për këtë muaj te ndershëm dhe fisnik, muaj, ne te cilin shpërblimi për te mirën është shumëfish më i madh.
 
I
 
Motër fisnike! Ta përkujtoj se pari qëllimin e krijimit dhe ekzistencës sonë. Thotë Allahu:
 
“وما خلقت الجن والإنس إلا ليعبدون
 
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat, 56)
 
Ka thënë Imam Neveviu: “Ne mënyrë direkte është potencuar këtu se ata, njerëzit dhe xhinët janë krijuar për adhurim, kështu qe iu mbetet obligim t’i kushtojnë rëndësi qëllimit te krijimit te tyre dhe te largohen nga formalitetet e dunjase ngase ajo është vatër kalimtare dhe assesi e përjetshme, ajo është anije për kalim e assesi vend për qëndrim, është vend ndarje e jo vend për vazhdim”.
 
Motër! Mendoje te mirën e madhe te Allahut qe ta ka dhënë ty. Thotë Allahu:
 
“وإن تعدوا نعمة الله لا تحصوها
 
Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato”. (Nahl, 18)
 
Prej begative me te mira dhe me te mëdha është begatia e Islamit. Sa popuj jetojnë ne këtë toke, e qe nuk janë muslimane?! Kjo është begati, qe Allahu ia jep kujt te doje. Pastaj falënderoje Allahun, se, përveç që ke përkatësi islame, je prej atyre qe ende nuk kane shkelur mësimet e tij dhe nuk janë zhytur ne mëkate. Pra vetëm Allahut i takon falënderimi!
 
Motër! Ti jeton ne begatitë e Allahut, jeton e qete, ke pasuri, ke shëndet, andaj ti duhet ta falënderosh Allahun edhe me fjale por edhe me vepra. Falënderimi me i madh që i behet Allahut është adhurimi dhe respekti për te si dhe largimi nga ndalesat e Tij, ngase begatitë nuk largohen nëse ti falënderon Allahun për to. Thotë Allahu:
 
“لئن شكرتم لأزيدنكم
 
Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni”. (Ibrahim, 7)
 
Dije se te drejtat e Allahut janë me te mëdha se sa ti t’i kryesh ato dhe se begatitë e Tij janë me te shumta se sa t’i numërosh, por: “أصبحوا تائبين وأمسوا تائبين Zgjohuni te penduar dhe flini te penduar”.
 
II
 
Prej begative te Allahut është edhe fakti se Ai ta dha jetën, qe ta përjetosh edhe këtë muaj te madh, muaj te shenjte, ngase sa shokun e te dashurin tashme i ka mbuluar dheu. Jeta e gjate është shanse për tu pajisur me vepra te mira, andaj mu për këtë shfrytëzoje kohen ne gjera te mira dhe përkujto se ato, qe agjëruan me ty vitin e kaluar tanimë nuk janë, kane vdekur dhe me nuk kane shanse për te agjëruar dhe bere vepra te mira. Imagjino sikur ndonjëra prej shoqeve tua te vdekura te dilte tani nga varri çfarë do te bënte? Do te shëtiste? Do te shkonte ne treg? Do t’i vizitonte shoqet? Jo pasha Allahun, assesi, ajo do te mundohej qe te gjente ndonjë mënyrë për te bere ndonjë vepër te mire, ngase peshorja e vene nga Allahu për matjen e veprave është shume precize, Llogaritësi nuk le gjë pa e llogaritur. Thotë Allahu:
 
“فمن يعمل مثقال ذرة خيراً يره ومن يعمل مثقال ذرة شراً يره
 
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. 8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (Zelzele, 7-8)
 
Hadithit te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam gjeji vend ne jetën tende. A e di se për cilin hadith po te flas? Ja për këtë:
 
“اغتنم شبابك قبل هرمك وصحتك قبل موتك وفراغك قبل شغلك وحياتك قبل موتك
 
Shfrytëzoje rininë tende para pleqërisë, shëndetin para vdekjes, kohen e lire para se te jesh i zënë dhe jetën para vdekjes”.
 
Behu kureshtare qe te jesh prej njerëzve te zgjedhur siç ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam kur e pat pyetur Ebu Bekreh:
 
“يا رسول الله أي الناس خير ؟  قال صلى الله عليه وسلم ” من طال عمره وحسن عمله ” . . قال : فأي الناس شر ؟ . . قال صلى الله عليه وسلم ” من طال عمره وساء عمله
 
O i dërguari i Allahut! Cili është njeriu me i mire? Tha: Kush ka jete te gjate dhe bën vepra te mira. Tha: E kush është njeriu me i keq? Tha: Kush ka jete te gjate dhe bën vepra te këqija”. (Muslimi)
 
III
 
Duhet te kesh sinqeritet për Allahun dhe ke kujdes nga syefaqesia ngase ajo është sëmundje e rrezikshme, e cila shkatërron veprat. Fshihi te mirat tua ashtu siç i fsheh te këqijat dhe te metat tua dhe be vepra te mira ne fshehtësi, te cilat nuk do t’i dijë askush tjetër përveç Allahut te Madhëruar, qofte namaz fakultativ, sadaka te fshehte, dhe dije se Allahu nuk pranon veprat përveçse prej te devotshmeve. Thotë Allahu:
 
“إنما يتقبل الله من المتقين
 
All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”. (maide, 27)
 
Mos u be prej atyre, qe refuzojnë hyrjen ne Xhennet, siç ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“كل أمتي يدخلون الجنة إلا من أبى ” . .قالوا ومن يأبى يا رسول الله ؟ . . قال ” من أطاعني دخل الجنة ومن عصاني فقد أبى
 
Tere ummeti im hyjnë ne Xhennet përveç atyre, qe refuzojnë. Thane: E kush refuzon o i dërguari i Allahut? Tha: Kush me respekton mua, ai hyn ne Xhennet, ndërsa kush me kundërshton mua, ai refuzon hyrjen ne Xhennet”. (Buhariu)
 
IV
 
Beja vetes shprehi përkujtimin dhe përmendjen e Allahut çdoherë dhe ne çfarëdo rrethane. Le te jete gjuha jote e lagur përherë me përmendjen e Allahut dhe përmbaju lutjeve te caktuara për kohet e caktuara. Thotë Allahu:
 
“يا ايها الذين آمنوا اذكروا الله ذكراً كثيراً وسبحوه بكرة وأصيلا
 
O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. 42. Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje”. (Ahzab, 42-43)
 
“والذاكرين الله كثيراً والذاكرات أعد الله لهم مغفرة وأجراً عظيماً
 
shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (Ahzab, 35)
 
Ka thene Aisheja, Allau qofte I kenaqur me te: “كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يذكر الله في كل أحيانه Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam e perkujtonte Allahun cdohere”. (Muslimi)
 
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“سبق المفرّدون ” . . قالوا وما المفردون يا رسول الله ؟ قال : ” الذاكرون الله كثيراً والذاكرات
 
Ua kane kaluar muferridunët. Thane: Kush janë ata o i dërguari i Allahut? Tha: Ata dhe ato, qe e përkujtojnë Allahun shume”. (Muslimi)
 
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: “Me një fjale, kur njeriu t’i largohet rrugës se Allahut dhe te merret me mëkate, do t’i humbasin ditët e vërteta, dhimbjen dhe pikëllimin e te cilave do ta gjejnë atë dite kur do te thonë: “يا ليتني قدمت لحياتي Ah sikur te kisha bërë diç për jetën time”.
 
Motër dije se pas vdekjes sate njerëzit do te merren me vetveten kështu qe askush për ty nuk do ta falet, nuk do te agjërojë, nuk do te punoj, kështu qe mbledh veten dhe puno për vete.
 
V
 
Behu kureshtare qe te lexosh Kur’an çdo dite, dhe sikur t’ia beje veten një orar, qe pas çdo kohe te namazit te lexoje një pjese (xhuz), do te lexoje për çdo dite nga pese xhuz’e.
 
Disa motra ne fillim kane pasion për lexim por me pas nuk lexojnë asgjë. Ibni Mes’udi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
 
“من قرأ حرفاً من كتاب الله فله حسنة والحسنة بعشر أمثالها ، لا أقول ألم حرف ولكن أقول ألف حرف ، ولام حرف ، وميم حرف
 
Kush e lexon një shkronje nga libri i Allahut, ai ka një te mire, e cila vlerësohet me dhjete. Nuk po them Eli Lam Mim nje shkronje, por po them elif një shkronje, lam një shkronje dhe mim një shkronje”. (Tirmidhiu)
 
Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
 
“إن الذي ليس في جوفه شئ من القرآن كالبيت الخرب
 
Ai, i cili nuk di asgjë nga Kur’ani është sikurse shtëpia e shkatërruar (gërmadha)”. (Tirmidhiu)
 
Ebu Umame el Bahiliu transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke thënë:
 
“اقرأوا القرآن فإنه يأتي يوم القيامة شفيعاً لأصحابه
 
Lexojeni Kur’anin ngase ai, ne Ditën e Kiametit do te vjen si ndërmjetësues për lexuesit e tij”. (Muslimi)
 
Andaj motër lexo Kur’an sa me shume, mundohu ta mbash përmendësh diç nga ai, ngase te folurit e Allahut është përplot urtësi, këshilla, mësime, edukate, shpërblim…
 
VI
 
Ramazani është shanse i volitshëm për te ftuar ne rruge te Allahut. Afrohu tek Allahu ne këtë muaj duke i ftuar te afërmit tu ne rrugën e Tij, duke ua dhuruar ndonjë libër, kasete me ligjërate fetare, dhe mos lësho dite pa kontribuar diç ne këtë aspekt. Dije se kjo ishte detyra e Pejgamberëve, alejhimu’s selam, njerëzve te devotshëm, dhe ti, mos lësho rastin qe ne këtë muaj te madh te veprosh e këtë aspekt, ngase zemrat janë te hapura dhe shpërblimi është shumëfish me i madh. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“فوا الله لأن يهدي الله بك رجلاً خير لك من حُمر النعم
 
Pasha Allahun! Sikur ta udhëzojë Allahu ndokënd nëpërmjet teje, është me mire për ty se sa devetë e kuqe (pasuria me e shtrenjte)”. (Transmetim unanim)
 
Ka thënë Hasani: Pozita e thirrjes ne rrugën e Allahut është prej pozitave më me vlere tek Ai.
 
VII
 
Kujdes nga ndejat e kota, ruaje gjuhen tende nga përgojimi dhe bartja e fjalëve, mundohu qe te flasësh fjale te mira, qe e gëzojnë Allahun e jo qe e hidhërojnë. Le te jete gjuha jote e lagur përherë me permendjen e Allahut.
 
Dije se çdo dite, te cilën e jeton është begati për ty. Transmeton Ebu Hurejre se dy burra te fisit beni kuda’ah kishin pranuar Islamin ne kohen e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam. Njeri ra dëshmor ndërsa tjetri jetoi deri vitin e ardhshëm. Tha Talha b. Ubejdil’lahu: فرأيت المؤخر منهما أُدخِلَ الجنة قبل الشهيد فتعجبت لذلك فأصبحت فذكرت ذلك للنبي صلى الله عليه وسلم أو ذُكر ذلك للنبي صلى الله عليه وسلم فقال : ” أليس قد صام بعده رمضان وصلى ستة آلاف ركعة وكذا ركعة صلاة سنة
 
E pashe këtë te fundit hyri ne Xhennet para shehidit kështu qe u çudita. U gdhiva ne mëngjes dhe ia përmenda këtë Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, ose ia përmendi dikush tjetër ndërsa ai tha: A nuk e ka agjëruar një Ramazan pas tij dhe ka falur 6.000 rekate dhe kaq rekate namaz sunnet?!”. (Ahmedi)
 
VIII
 
Shtëpia është starti yt për këshilla, andaj fillo dhe edukoje veten tende se pari, pastaj te tjerët rreth teje, burrë, vëlla, motër, djem apo vajza qofshin, duke ua përkujtuar dobitë e këtij muaji, dobitë e leximit te Kur’anit, etj.
 
Urdhëro për te mire dhe ndalo nga e keqja me butësi dhe fjale te mira,  si dhe lutu për familjen tende për te mire. Ky muaj është muaj i mire për këshillimin e atyre, qe lëshojnë pe në fe. Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“من دل على خير فله مثل أجر فاعله
 
Kush udhëzon për ne te mire, ai ka shpërblimin sikurse te atij, qe punon”. (Muslimi)
 
IX
 
Ke kujdes nga tregjet, ngase ato janë vende te sprovave dhe vende, ku nuk përkujtohet Allahu. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“أحب البلاد إلى الله مساجدها وأبغض البلاد إلى الله أسواقها
 
Vendet me te dashura te Allahut janë xhamitë ndërsa me te urryerat janë tregjet”. (Muslimi)
 
Le te mos jete ky muaj i njëjtë me muajt tjerë. Ke kujdes qe te besh mëkate ne këtë muaj për shkak se ke dëshirë qe te blesh ndonjë fustan apo këpuca. Çfarë dëmi ke nëse ti nuk bën p[pazarllëqet ne këtë muaj? T’ia kesh friken Allahut për veten tende dhe te rinjtë muslimanë!
 
X
 
Umreja, vizita e Çabese jashtë kohës se Haxhit, ka vlere te madhe, por ne këtë muaj, ka një vlere te veçante. Ibni Abbasi transmeton se kur Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam u kthye nga haxhi lamtumirës, i kishte thënë një gruaje, e cila quhej Ummu Sinan (nena e Sinanit):
 
مَا مَنَعَكِ مِنْ الْحَجِّ قَالَتْ أَبُو فُلَانٍ تَعْنِي زَوْجَهَا كَانَ لَهُ نَاضِحَانِ حَجَّ عَلَى أَحَدِهِمَا وَالْآخَرُ يَسْقِي أَرْضًا لَنَا قَالَ فَإِنَّ عُمْرَةً فِي رَمَضَانَ تَقْضِي حَجَّةً أَوْ حَجَّةً مَعِي
 
Çfarë te pengoi qe ta besh haxhin? Tha: Babi i filanit, e ka për qellim burrin e saj. Ai kishte dy deve, kështu qe haxhin e bëri duke e marre me vete një deve ndërsa tjetrën na e la qe ta ujisim token me te. Tha: Një umre ne Ramazan kompenson një haxh, ose (ka thënë dyshon transmetuesi) një haxh me mua”. (Buhariu)
 
Çdo motër qe dëshiron ta beje umren ne Ramazan, e këshillojmë qe te bashkoje shenjtërinë e këtij muaji, shenjtërinë e atij vend dhe largimin prej mëkati, ne mënyrë qe atje te shkoje për shpërblim e jo te kthehet nga atje me mëkate dhe pa shpërblim.
 
Nëse Allahu ta mundëson umren, atëherë largohu nga mëkatet, mbulohu dhe qëndro larg shikimeve te meshkujve, shko ta vizitosh Shtëpinë e Allahut duke ndier ne shpirt shenjtërinë e kësaj shtëpie dhe kujto se sikur qe te mirat shpërblehen shumëfish po ashtu edhe te këqijat shpërblehen shumëfish.
 
XI
 
Allahu na i ka hapur dyert e se mirës, na ka lëshuar begati dhe furnizim me bollëk, andaj behu kureshtare qe te japësh lëmoshë nga pasuria, ushqimi, rrobat tua, etj, ngase Allahu i ka lëvduar robërit e Tij te devotshëm dhe i ka përshkruar me disa cilësi e ka thënë:
 
“كانوا قليلاً من الليل ما يهجعون وبالأسحار هم يستغفرون وفي أموالهم حق للسائل والمحروم
 
Ata qenë të cilët pak flinin natën. 18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet. 19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)”. (Dharijat, 17-19)
 
Ne këtë muaj te madh mundohu qe te tubosh vepra te mira, si: namaz nate, kërkim falje te mëkateve (istigfar), dhënie te lëmoshës-sadakasë, etj. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka nxitur për lëmoshë e ka thënë:
 
“اتقوا النار ولو بشق تمرة
 
Frikësojuni zjarrit qofte edhe me një gjysme hurmeje”. (Muslimi)
 
Ne hadithin e Ebu Hurejre, në të cilin përmendën ata, qe do te hyjnë nen hijen e Arshit te Allahut, është edhe personi:
 
“رجلاً تصدق بصدقة فأخفاها حتى لا تعلم شماله ما تنفق يمينه
 
I cili ka dhënë sadaka, te cilën e ka fshehur aq shume saqë edhe dora e majte nuk e di se çfarë ka dhënë dora e djathte”. (Transmetim unanim)
 
Disa shoke te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam kishin shpenzuar tere pasuritë e tyre ne rrugën e Allahut te Madhëruar, disa te tjerë gjysmën, andaj le te mos beje djalli koprrac, por, nxito, nxito qe te jesh prej atyre qe japin lëmoshë. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“يا معشر النساء تصدقن ، وأكثرن الاستغفار ، فإني رأتكن أكثر أهل النار
 
Oj gra! Epni sadaka, shpeshtojeni istigfarin (kërkimin falje për mëkate) ngase unë iu kam pare me se shumti juve (ne shifër) ne Xhehennem”. (Muslimi)
 
XII
 
Ramazani është rast i volitshëm edhe për llogarinë vetanake, për te pare lëshimet dhe gabimet, qe i kemi bere. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“إنما الكيس من دان نفسه وعمل لما بعد الموت والعاجز من اتبع نفسه هواها وتمنى على الله الأماني
 
Me te vërtetë, i mençur është ai, qe llogarit veten e vet dhe punon për jetën pas vdekjes, ndërsa i dobët është ai, qe veten e vet ia le ta pasoje epshin dhe shpreson tek Allahu shpresa (te kota)”. (Tirmidhiu)
 
Hasani thoshte:
 
رحم الله رجلاً لم يغره كثرة ما يرى من الناس . . ابن آدم : إنك تموت وحدك ، وتدخل القبر وحدك ، وتبعث وحدك ، وتحاسب وحدك
 
Allahu e mëshiroftë njeriun, i cili nuk mashtrohet nga ajo e shumte qe shef tek njerëzit…O njeri! Ti do te vdesësh vetëm, do te hysh ne varr vetëm, do te ringjallesh vetëm dhe do te llogaritësh vetëm.
 
Ka thënë Ibni Avni:
 
“لا تثق بكثرة العمل فإنك لا تدري أيقبل منك أم لا ؟ ولا تأمن ذنوبك فإنك لا تدري أكفر عنك أم لا ؟ إن عملك مغيب عنك كله
 
Mos i beso veprës sate te shumte, ngase ti nuk e di se a te janë pranuar apo jo. Mos u bë i sigurte nga mëkatet ngase ti nuk e di se a te janë shlyer apo jo. Tere vepra jote (rezultati përfundimtar i saj) te është e panjohur (andaj mos u mashtro)”.
 
XIII
 
Allahu e ka obliguar bamirësinë ndaj prindërve dhe ka ndaluar nga arrogance sado e vogël qe te jete. Thotë Allahu:
 
“ولا تقل لهما أف ولا تنهرهما
 
atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre”. (Isra, 23)
 
“واخفض لهما جناح الذل من الرحمة
 
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues ”. (Isra, 24)
 
Erdhi një njeri tek Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam t’i kërkonte leje për xhihad, qe është vepra me e pëlqyer dhe në të cilën vepër zakonisht, përveç lodhjeve dhe mundimeve, rrezikohet edhe jeta, por Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam i tha: أحييَّ والداك A i ke gjalle prindërit? Tha: Po. Tha: ففيهما فجاهد Shko dhe tek ata be xhihad (fito shpërblim te madh duke u përkujdesur për ta)”. (Buhariu)
 
Prej aspekteve te bamirësisë ndaj prindërve është mëshirimi i tyre,  kujdesi për shëndetin  e tyre, furnizimi me pasuri, gëzimi i tyre dhe lutja për ta.
 
Disa gra, fatkeqësisht, nuk i kushtojnë rëndësi kësaj, kështu qe shef se me shume përparësi i japin shoqes se sa nënës se tyre.
 
Bamirësia ndaj prindërve është vepra me e mire. Ibni Mes’udi transmeton:
 
“سألت رسول الله صلى الله عليه وسلم : أي الأعمال أحب إلى الله ؟ قال : ” الصلاة على وقتها ” . . قلت : ثم أي ؟ . . قال : ” بر الوالدين ” قلت : ثم أي ؟ قال : ” الجهاد في سبيل الله
 
E kam pyetur Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam se cila vepër është me e dashura tek Allahu Me tha: namazi ne kohen e tij. Pastaj cila pyeta? Tha: Bamirësia ndaj prindërve. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugën e Allahut”. (Transmetim unanim)
 
Kujdesu po ashtu edhe për mbajtjen e lidhjeve familjare me te afërmit, por jo për ta kaluar kohen kot, jo për gjera te këqija, por mjafton qe te pyesësh për ta, t’i vizitosh për pak kohe, e kështu me radhe.
 
XIV
 
Pendimi, fjale, te cilën e themi dhe e dëgjojmë por pak motra e praktikojnë. Madje jo vetëm kaq, por kane filluar haptazi te bëjnë mëkate dhe te mos interesohen fare se a është mëkat apo jo, si: dëgjimi i muzikës, shikimi i serialeve, etj.
 
Muslimanja e ka obligim qe te pendohet sinqerisht. Thotë Allahu duke nxitur për pendim te sinqerte:
 
“وتوبوا إلى الله جميعاً أيها المؤمنون لعلكم تُفلحون
 
Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (Nur, 31)
 
“إن الله يحب التوابين ويحب المتطهرين
 
All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (Bekare, 222)
 
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
 
“كل ابن آدم خطاء وخير الخطائين التوابون
 
Çdo njeri është mëkatar ndërsa me te mirët e mëkatarëve janë te penduarit”. (Hakimi dhe irmidhiu)
 
Motër shpejto qe te pendohesh sinqerisht, hap një kapitull te ri ne jetën tënde dhe llogarite veten para se te llogaritësh. Thotë Allahu:
 
“يوم لا ينفع مال ولا بنون إلا من أتى الله بقلب سليم
 
Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. 89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë”. (Shuara, 88-89)
 
Përkujto veten tende kur te pastrohesh me sidr (lotus) dhe te mbështjellësh me qefinin pese palesh. Ja, këto janë rrobat, me te cila do te dalësh prej kësaj dynjaje.
 
Thotë poeti:
 
يا ليت شعري كيف أنت إذا *** غُسلت بالكافور والســــدر
 
أو ليت شعري كيف أنت على *** نبش الضريح وظلمة القبر !!
 
Ah sikur ta dija se si do te jesh ti
 
Kur te pastrohesh me kafur dhe lotus
 
Apo sikur ta dija si je ti
 
Kur te hapet varri dhe ne errësirë te tij
 
Motër muslimane! Këto pika i shkrova kalimthi për ty. Nëse te frikëson dynjaja, te brengos ahireti dhe ke dëshirë qe te punosh, atëherë mos le mangu asgjë, por qasiu derës se pendimit dhe trokit kthimin e sinqerte, dhe thuaj: Ndoshta ky është Ramazani i fundit ne jetën time dhe ndoshta unë pas këtij viti me nuk do te jetoj…
 
Mos ia lejo vetes qe te anashkalosh shume gjera, por vendosu, përqendrohu dhe dije, se pasha Allahun, ti do te kesh nevoje edhe për një te mire te vetme…
 
Imagjinoje madhërinë e Allahut, imagjinoje ditën kur fëmiu thinjet, imagjinoje Xhennetin, gjerësia e te cilit është sa qiejt dhe toka, i cili është përgatitur për te devotshmit. Përkujtoje një zjarre, i cili quhet Ledh’dha dhe i cili:
 
“نزاعة للشوى تدعو من أدبر وتولى
 
Është që heq kapakët e kokës. 17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit)”. (Mearixh, 16-17)
 
Paramendoji këto e do te shohësh se te gjitha këto te ndihmojnë qe te vazhdosh ne vepra te mira. Nëse pjesën e kaluar te jetës ia ke dhënë lëmoshë dynjasë, e qe padyshim se është pjesa me e madhe e jetës sate, atëherë pjesën e mbetur te jetës jepja lëmoshë ahiretit. Mos u be prej atyre, qe kur t’iu vjen vdekja thonë:
 
“رب ارجعون لعلي أعمل صالحاً فيما تركت
 
O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova”. (Mu’minun, 99-100)
 
Fillo tani, ngulitu ne çështjen tende ngase fundi është ose ne Xhennet ose ne Xhehennem, e qe nuk ka vend tjetër përveç tyre.
 
E lusim Allahun me emrat dhe cilësitë e Tij te larta, qe të na mundësojë ta përjetojmë këtë muaj ashtu siç është me se miri dhe qe te mos jete Ramazani i fundit për ne.
 
O Allahu ynë! Na e prano agjërimin tone, namazin tone, na i fal mëkatet ngase Ti je Falës dhe i Mëshirshëm.
 
O Zoti ynë! Dhurona evladë dhe bashkëshorte te hajrit, falna neve dhe prindërit tanë si dhe te gjithë muslimanët.
 
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, mëshirën për mbare botët!
 
Burimi: www.saaid.net
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
14 shtator 2006, e enjte
 
Vushtrri, Kosovë


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013