Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ISLAMI NUK PARAQET RREZIK, PËRKUNDRAZI, ËSHTË SHPËTUES

Për Thirrjen Islame individët dhe popujt nuk kanë qenë problem asnjëherë. Armiqësia e shfaqur ndaj saj nga qeveritë dhe propaganda e tyre tek njerëzit se kinse Islami është rreziku më i madh për ta ka qenë (dhe mbetet) problem i Thirrjes, e cila në të vërtetë nuk është tjetër vetëm se shpëtimtar i tyre për t’i nxjerrë nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve.

Diktatura politike dhe terrori shtetëror, që nga historia e largët, kanë qenë barriera kryesore për fetë që të zhdukin errësirën e politeizmit dhe injorancës. Faraoni ishte armik i përbetuar ndaj Thirrjes së Musait [alejhiselam]; Nemrudi ishte pengesë e pakalueshme para Thirrjes së Ibrahimit [alejhiselam], e po kështu disa mbretër dhe perandorë kanë qenë hendek para përhapjes së Islamit në vendet e tyre.  

Pasardhësit e romakëve dhe bizantinëve, politikanët evropianë, kanë trashëguar armiqësinë ndaj Islamit pa ndonjë arsyetim, kështu që Islamin ua përshkruajnë qytetarëve të tyre si fe e ngurtë, jotolerantë, injorante, mitike, iluzionare, e cila nuk ka vend në kohën e shkencës, atomit, hapësirës. Myslimanët i kanë përshkruar me tiparet më shtazarake në kohën kur janë përhapur (kinse) delikatesa- eleganca dhe arti i mirësjelljes me njerëz. Dhe këtë vetëm e vetëm që të pengojnë njerëzit të hyjnë në këtë fe, por Allahun askush nuk mund ta pengojë që feja e Tij të triumfojë.

Në një studim të kryer në teren, rezultatet e të cilit i janë publikuar gjatë kësaj jave, del në pah se 75% e gjermanëve besojnë se Islami nuk paraqet rrezik për ta derisa Islamin rrezik e shohin vetëm 23%. Studimi, të cilin, me kërkesë të revistës ‘Focus’, e ka përgatitur instituti gjerman për studime statistikore ‘EMNID’, ka shpjeguar se shumica e atyre që besojnë se Islami nuk paraqet rrezik janë të moshave 30-39 vjeç.

Studimi ka prekur edhe anëtarët e partive politike. 94% e Partisë së Gjelbër besojnë se Islami nuk paraqet rrezik për ta derisa nga Partia e Djathtë 58% konsiderojnë se Islami paraqet rrezik për ta.

Ky rezultat nëse flet për diç, atëherë flet se e ardhmja i takon kësaj feje dhe se ithtarët e Islamit, në rast se thirrësve të tij u jepet mundësia të përmirësojnë botëkuptimet e gabuara rreth tij, e që faji për to dhe për shpifjet dhe akuzat me të cilat synojnë pengimin e njerëzve që të hyjnë në Islam i faturohet medieve perëndimore, do të jenë shumëfish më shumë se që janë sot.

Përvojat praktike kanë vërtetuar se, sikur të mos ishte shtrembërimi i qëllimshëm i parimeve islame dhe mësimeve të tij, atëherë Islami posedon aftësinë që për dekada të mbulojë tërë Evropën. Nëse studimet kanë vërtetuar se me gjithë këto përpjekje intensive të medieve dhe pushteteve në Evropë për ta parandaluar islami, ai prapë në vitin 2050 mund të shndërrojë Evropën në kontinent islam, atëherë si do të ishte puna ose sa do të përshpejtohej kjo sikur të mos ekzistonin këto sulme të pandershme dhe të pabaza ndaj Islamit dhe t’i lejohej atij t’iu flet vet për veten e tij?!
Përshtati: Sedat ISLAMI  


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013