Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR ATA QË PENDOHEN RREJSHËM

Ka thënë Mensur ibni Ammari: E kam patur një shok, i cili bënte mëkate shumë por që më pas u pendua. E llogarisja se ishte penduar sinqerisht ngase e shihja të përkushtuar shumë në adhurim dhe namaz nate. Për disa ditë nuk e pashë. Pyeta për të ndërsa më thanë se është sëmurë. Shkova në shtëpinë e tij ndërsa tek dera më priti vajza e tij. i thashë ta lajmëronte babanë se i ka shkuar një mik në vizitë. Më dha leje të hyj brenda. Hyra. E pashë të shtrirë në një shtrat në mes të oborrit të shtëpisë. Fytyra i ishte nxirë ndërsa sytë i rridhnin lot. Nga pamja që kishte u ndejave i frikësuar. I thashë: O vëlla! Shpeshtojeni thënien: La ilahe il-la Allah! I hapi ndërsa më shikoi me vrazhdësi dhe menjëherë i ra të fikët. U kthjell. I thashë prapë: O vëlla! Shpeshtojeni thënien: La ilahe il-la Allah! Ia përsërita edhe disa herë. I hapi sytë dhe më tha: O vëlla Mensur, nuk po mund ta them dot, është shfaqur një pengesë ndërmjet meje dhe kësaj fjale.  

Thashë: La haule ve la kuvete il-la bil-Lahil Alijjil Adhim! Po ç’u bë me namazin, agjërimin, namazin e natës, ç’u bë me ato adhurime?! Ata nuk i kam bërë për Allahun – më tha dhe shtoi: Pendimi im ka qenë i rrejshëm. E kam bërë këtë që të flitet për mua dhe të më përmendet emri. E kam bërë që të më shohin njerëzit ndërsa kur vetmohesha, i mbyllja dyert, i lëshoja perdet, konsumoja alkool dhe i bëja Allahut mëkate. Vazhdova kështu deri kur Allahu më sprovoi me një sëmundje që gati më mori jetën. I thashë kësaj vajzës sime: Ma sjell Kur’anin. Ma solli. E mora në dorë dhe iu drejtova Allahut: O Allahu im! Pashë fjalën Tënde në këtë Mus’haf më shëron dhe ma largon këtë bela! Të betohem se nuk do t’i kthehem më kurrë mëkateve! Allahu më shëroi, por, kur u shërova, iu ktheva prapë mëkateve. Djalli i mallkuar më bëri ta harroj besën që ia kisha dhënë Allahut. Vazhdova me mëkate derisa Allahu më sprovoi për herë të dytë. U sëmura prapë dhe nga sëmundja gati sa nuk vdiqa. Urdhërova familjen time të më nxirrnin në mes të oborrit. Kërkova të ma sillnin Kur’anin, të cilin e lexova dhe më pas e ngrita lart duke u lutur: O Allahu im! Për hatër të Kur’anit, fjalës Sate, më shëro dhe ma largo këtë fatkeqësi! Allahu ma plotësoi lutjen dhe u shërova. Pastaj iu ktheva avazit të vjetër të bërjes së mëkateve por rashë në këtë sëmundje që po më sheh tani. Urdhërova familjen të më nxirrnin këtu në mes të shtëpisë, sikur që më sheh, dhe kërkova të më sillnin Kur’anin që ta lexoj, por nuk arrij të shoh dot germat e tij. kuptova se Allahu është hidhëruar në mua. Ngrita kokën kah qielli dhe u luta: O Allahu im! O Mbizotëruesi i qiejve dhe tokës, ma largo sëmundje! Dëgjova një zë që më tha: Po pendohesh nga mëkatet kur po sëmuresh, ndërsa kur po shërohesh po iu kthehesh prapë atyre. Sa brengën e fatkeqësinë ta ka larguar ndërsa ti nuk ke frikë që të të zë vdekja duke bërë mëkate.

Thotë Mensuri: I përlotur u ngrita të dal ndërsa ende pa mbërri tek dera më thanë: Ai vdiq.
 
Shkëputur nga ligjërata e Shejh Halid RRASHID
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013