Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NË PERËNDIM FEMRAT PRANOJNË MË SË SHUMTI ISLAMIN

A e dini se femra në Perëndim nuk ndjen se ka vlerë dhe rëndësi vetëm se kur ta pranojë Islamin? Këtë na e vërtetojnë hulumtimet e reja.
Daily Mail nënvizon se numri i atyre që po pranojnë Islamin është në rritje të vazhdueshme. Vetëm gjatë dhjetë viteve të kaluara, numri i muslimanëve është shtuar për 100,000 (njëqindmijë). Ndërsa studimi që është kryer nga instituti Faith Matters ka shpjeguar se prej këtij numri, 2/3 janë femra.

Me të lexuar të këtij studimi, mu kujtua një polemikë e ashpër që pata me një ateist, i cili insistonte se Islami i ka bërë padrejtësi femrës dhe se e ka izoluar dhe privuar atë nga të drejtat e saj. Kur lexova këto statistika, thashë: Subhanallah! I lartësuar je o Allah! Nëse Islami i ka bërë padrejtësi femrës, atëherë pse femrat perëndimore janë ato që më së shumti po e pranojnë Islamin?! Pse femrat perëndimore vetëm duke u bërë myslimane po ndiejnë se dinjiteti i tyre dhe rëndësia që kanë po iu kthehet?

Sipas gazetës The Independent, megjithëqë përpjekjet për njollosjen dhe shtrembërimin e Islamit nuk kanë të ndaluar, prapë numri i muslimanëve sa vjen e shtohet. Kjo është duke mahnitur hulumtuesit.

Këto statistika janë një argument i prekshëm dhe i qartë se Islami nderon femrën. Mjafton që Allahu, për të aluduar në rëndësisë e gruas, veçoi një kaptinë të tërë kur’anore për të dhe e quajti me emrin e saj/tyre: “Gratë” (En-Nisa). Thotë Allahu: ...Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.“ (en-Nisa, 19)

Ky ajet nderon gruan dhe ngrit rolin e saj, madje ia bën me dije burrit se e mira e shumtë gjendet në gruan e tij, andaj le të mos e urrejë atë dhe kurrsesi të mos i bëjë keq.
A ka më të mëshirshëm se Islami?
 
Ing. Abdudaim el-Kehil
www.kaheel7.com/ar

http://www.independent.co.uk/news/uk/home-news/the-islamification-of-britain-record-numbers-embrace-muslim-faith-2175178.html
A MINORITY WITHIN A MINORITY: A REPORT ON CONVERTS TO ISLAM IN THE UNITED KINGDOM, Faith Matters 2010.
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013