Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ORIENTALISTËT VËRTETOJNË: ISLAMI ËSHTË FE DHE SHTET

ORIENTALISTËT VËRTETOJNË: ISLAMI ËSHTË FE DHE SHTET

Dr. Muhammed Ammareh
Përshtati: Sedat Islami

Nuk do të gjesh as edhe një orientalist të vetëm që ka studiuar Islamin dhe qytetërimin e tij, dhe këtë pavarësisht se çfarë qëndrimi ka ndaj Islamit, e të mos pranojë se Islami është fe dhe shtet dhe se ai në këtë aspekt tërësisht është ndryshe nga krishterimi. Si shembull konkret është Xhozef Shaht (Joseph Schacht 1902-1969), një shkencëtar gjerman, i cili ka dhënë mësim shumë universitete të shumta, në lindje dhe perëndim, i njohur për punën e tij akademike në shkencat dhe trashëgiminë islame.

Dëshmi eksperti

Për lidhjet fe-shtet, në cilësinë e ekspertit, dëshmon Shahti, dhe këtë për karakteristikat në vijim::
  1. Islami dallohet për faktin se është fe dhe shtet
  2. Sheriati dhe ligji islam dallohen nga ligjet tjera
  3. Pushteti i ligjit islam është mbi pushtetin e shtetit
  4. Fuqia e ndikimit të jurisprudencës islame në kulturat ligjore përreth apo me të cilat është lidhur
Dallimi ndërmjet Islamit dhe Krishterimit

Në lidhje me këtë, Shahti nënvizon elementet në vijim:
Konflikti fe-shtet ka marrë trajta të ndryshme:
  • Në krishterim, konflikti ka qenë për shkak të pushtetit politik nga ana e një këshilli të organizuar kishtar, organizimi i të cilit ishte gradual dhe konsekuent, e i cili përfundonte deri tek pushteti – udhëheqja më e lartë. . “Ligji i Kishës” ishte një ndër armët e tija politike.
  • Ndërsa në Islam puna nuk ka qenë kurrë sikur me Kishën. Sheriati islam kurrë nuk është bazuar-mbështetur në një forcë të organizuar. Së këndejmi, në Islam kurrë nuk ka patur një test të vërtetë ndërmjet forcave fetare dhe shtetërore. Parimi se Islami është fe që rregullon aspektin juridik në jetën e besimtarëve ka vazhduar së ekzistuari pa u sfiduar nga askush/asgjë.
Prej gjërave më të rëndësishme që Islami ia ofroi botës së qytetëruar është ligji i tij fetar, i cili quhet sheriat. Sheriati Islam dallohet thelbësisht nga të gjitha trajtat e ligjit-kanunit. Është i rrallë për nga lloji. Sheriati Islam është sfondi më i theksuar i standardit dhe metodës së jetesës islame. Është thelbi dhe ajka e Islamit.
 
Veçantia kryesore që e bën jurisprudencën islame çfarë është dhe që ruan dhe garanton unitetin e saj me gjithë diversitetin-shumëllojshmërinë që përmban, është vështrimi ndaj të gjitha veprave të njeriut (si individ) dhe raporteve të tij me të tjerët, duke përfshirë këtu atë që e llogarisim si ligj mbi bazën e botëkuptimeve vijuese: vaxhib (obligim), mendub (e preferuar), metruk (e lënë-braktisur), mekruh (e papëlqyer-urryer) dhe mahdhur (e ndaluar), ndërsa ligjin, me kuptimin e tij të hollë-detajuar, ka arritur ta inkorporojë në këtë sistem të detyrave dhe obligimeve fetare në formën më të mirë të mundshme.
Pavarësisht që sheriati islam është ligj fetar, ai, përmbajtësisht,  nuk konfrontohet me mendjen-logjikën. Ai posedon një program të unifikuar, që ka përvetësuar një drejtim koherent dhe të bashkuar, ndërsa sistemet e tij, edhe pse janë të shumta, janë të lidhura njëra me tjetrën.
  
Sheriati dhe ligji i fukahave – juristëve   

Thotë Shahti:
Në Sheriatin Islam vihet re një shembull i përkryer i asaj që mund të quhet “ligji i fukahave”, të cilin e kanë themeluar dhe zhvilluar juristët profesionalë. Jurisprudenca islame ka ofruar një shembull për një dukuri të rrallë në të cilën rolin e ligjvënësit e ka shkenca e ligjit e jo shteti dhe në të cilën librat e dijetarëve janë fuqia e ligjit.

Ndikimi i jurisprudencës islame është vënë re fuqishëm edhe në të gjitha nëndegët (nenet)  e ligjit tek ithtarët e feve tjera, gjegjësisht tek të krishterët dhe çifutët, të cilët kanë jetuar nën protektoratin e shtetit islam ose kanë qenë rezident të tij. Çifuti Musa ibn Mejmun (601 h.-1204 g.) u ndikua (dhe përfitoi) nga disa vepra islame në përpilimin e lëndës ligjore në kodin e tij “Mishnah teurat”, punë – vepër në të cilën nuk e ka paraprirë askush nga çifutët.

Ndërsa sa i përket të krishterëve, nuk ka asnjë dyshim se jakobinët, monofizitistët dhe nestorianët kanë shkëputur pa hezitim dhe marrë - përfituar pa asnjë rezervë nga ligjet e jurisprudencës islame.

Ishte kjo dëshmia e një figure të madhe të orientalistëve, që ka nevojë për tu medituar dhe për të mësuar – përfituar prej saj.
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013