Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MEDIAT KOSOVARE NJOLLOSIN FIGURËN E ZYRTARES AMERIKANE TINA KAIDANOV

Arrestimet me dyshimet për terrorizëm dhe nxitje të terrorizmit patën bërë bujë. Ndonëse qe e ditur që në fillim se e tërë puna kishte të bënte me një aktrim të politikës para ndërkombëtarëve dhe se pafajësia e tyre, veçmas hoxhallarëve, deklarimet e të cilëve ishin publike, do të dëshmohej, megjithëkëtë, shqetësuese ka qenë gjykimi i disa mediave se kinse është gabuar me lirimin e tyre. Kanë qenë thirrje që rrënojnë të drejtat dhe që duan instalimin e një versioni diktatorial të demokracisë. Por, sikur nuk është mjaftuar me kaq. Këtë e kanë arsyetuar edhe me anulimin e vizitës së zyrtares amerikane Tina Kaidanov në Kosovë. E kam dëgjuar disa herë këtë arsyetim banal dhe e kam parë se si hipokrizisht integrohej si pjesë e lajmeve, analizave dhe artikujve nga dashakëqijtë e lirisë. Me sa kam parë deri më tani, anulimi i vizitave të zyrtarëve të huaj, është bërë për shkak të pakënaqësive me sistemin qeverisës, i cili është mykur nga korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit, krimi i organizuar, dhe se pikërisht këto të fundit janë nënvizuar si barriera kryesore e integrimit në BE.

Personalisht, mendoj se arsyetimet e mediave për mosardhjen e Tina Kaidanovit në Kosovë me lirimin e hoxhallarëve janë njollosje ndaj personalitetit të zonjës në fjalë, në veçanti, dhe të tërë qeverisë amerikane, në përgjithësi. Nëse është dëshmuar pafajësia e hoxhallarëve, atëherë a i bie kjo se qeveria amerikane paskësh kërkuar që me çdo kusht të burgosen, patën apo jo të faj? A nuk është ofendim ndaj demokracisë amerikane?! A nuk është shpifje ndaj idealit për të drejtën dhe lirinë e demonstrimit të saj?
Por jo vetëm kaq. Këto thirrje i kam parë si një ekstremizëm të llojit të vet, si thirrje që nxisin për shkeljen e dhunshme të të drejtave. Në çdo moment mund të arrestohesh dhe të burgosesh vetëm pse je mysliman.

Po pyes: A po shënderrohet Kosova në një kasaphane të drejtash? 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013