Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR NDJENJËN E ATDHEDASHURISË

Një nga temat, debati për të cilën vazhdon me gjithë vjetërsinë e saj, është edhe çështja e kombit. Të këtillë, me këtë status përhershmërie të diskutimit, e kanë bërë zërat ekstrem, qoftë në kuptim të afirmimit, qoftë në kuptim të kuptim të mohimit. Padyshim, që të dyja qasjet janë të gabuara, veçanërisht nëse problemi diskutohet nga perspektiva islame, siç po bëjmë ne. Atdhedashuria nuk është vetëm emocion, është edhe parim, dhe, pikërisht për shkak të dështimit në kuptimin e kësaj formule, debati ka ardhur deri në këtë nivel. Në vijim do të mundohem të përmbledhë konceptin fetar përkitazi me trajtimin e atdhedashurisë.

Përsiatje rreth elementit të kombësisë

Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi dhe të tjerë transmetojnë se Muhammedi [alejhiselam] ka thënë: "Vërtetë, Allahu e krijoi Ademin nga një grusht (dheu) të cilin e mori nga e gjithë toka, kështu që (për pasojë) bijtë e Ademit erdhën sipas (karakteristikave të) tokës: prej tyre erdhën të bardhë, të kuq, të zi dhe të ndërmjetëm (ndërmjet këtyre ngjyrave): (prej tyre ka që kanë marrë karakteristikat e dheut edhe në tipare kështu që ka) të këqij dhe të mirë, të lehtë dhe të vështirë, si dhe ka ndërmjet këtyre (vetive e tipareve).” Albani hadithin e vlerëson për të vërtetë – sahih.
Në këtë hadith të Pejgamberit [alejhiselam] shohim se si elementi tokë ka ndikuar në përkatësinë racore të njeriut. Kemi të bardhë, të kuq, të zi, kemi edhe njerëz me ngjyra të përafërta. Sigurisht, ky element është përcjellë edhe tek pasardhësit e tyre dhe për pasojë kemi shumim të tyre, që më vonë kanë përfunduar si fise dhe popuj. Thotë Allahu i Madhëruar: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“ (El-Huxhurat, 13)
Në ajet i vërejmë dy gjëra:
  • Njerëzit janë të ndarë në fise dhe popuj, pra janë të ndryshëm
  • Këto dallime racore nuk përcaktojnë vlerën e njërit ndaj tjetrit: është devotshmëria ajo që e definonin pozitën tonë tek Allahu i Madhëruar.
Lidhja me vendin si natyrshmëri

Dashuria për vendin është ndjenjë e lindur tek njeriu. Si e tillë, ka qenë edhe tek Pejgamberi [alejhiselam]. Kur Pejgamberi [alejhiselam] takoi për herë të parë Xhibrilin [alejhiselam] në formën e tij flurore, u trondit. Ishte i madh. Kishte mbushur gjithçka ndarjet tokës dhe qiellit. Nuk dukej asgjë përveç tij. U kthye në shtëpi i frikësuar. I tregoi gruas, Hatixhes [radijAllahu anha] se çfarë i kishte ndodhur ndërsa ajo e mori dhe e dërgoi tek kushëriri i saj, Vereka ibn Neufel, i cili e qetësonte duke i thënë se ai që të ka ardhur ty është meleku...Ndër tjera, Vereka i tha: Sa shumë do të doja të isha me ty kur populli yt do të nxjerr nga vendi? Atëherë Pejgamberi [alejhiselam] kur e dëgjoi këtë pyeti me habi: “أوَ مُخْرِجِيَّ هُمْ Pse, a do të më nxjerrin ata (largojnë me dhunë nga vendi im)?!” (Buhariu)

Pikërisht në përgjigjen e Pejgamberit [alejhiselam] janë mbështetur disa dhe kanë thënë se dashuria për vatanin është natyrshmëri dhe kanë shtuar se Pejgamberi [alejhiselam] nuk mund ta paramendonte se do t’i duhej ta lëshonte vendin e tij.

Këtë mendim e kanë përkrahur edhe me rastin e ndodhjes praktike të internimit të Pejgamberit [alejhiselam] nga vendi i tij, Mekkeja, i cili, duke u larguar prej saj, për një çast, ishte kthyer kah Mekkeja dhe kishte thënë: Sa vend i bukur që je dhe sa shumë që të dua! Sikur populli yt të mos më nxirrnin (me dhunë), kurrë nuk do të banoja vend tjetër (përveç teje)!” Albani e vlerëson këtë hadith si të saktë.

Normatizimi fetar i ndjenjës për atdheun

Fakti se Islami nuk mohon atë që është e lindur bashkë me njeriun, nuk nënkupton se e pranon atë apriori. Feja ka intervenuar për ta normuar si ndjenjë, e cila reflekton mirësi. Se si e ka bërë këtë, do të mundohem ta shpjegoj nëpërmjet elaborimit të pikave në vijim:

1) Afirmimi
Dashuria për atdheun parimisht është e lejuar. Ndonëse nuk ka ndonjë tekst të drejtpërdrejtë, megjithatë, përmbajtja e disa teksteve fetare e dëshmon këtë.
  1. Nxjerrja nga vendi me dhunë. Në Kur’an, në tregimin e çifutëve që kërkuan nga profeti i tyre një mbret, prapa të cilit do të luftonin, është një argument i kësaj që po themi. "A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem'unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni"! Ata thanë: "E ç'kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë"? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.“ (El-Bekare, 246) Sa’di, një komentues i shquar, thotë se arsyetimi i tyre për luftën është se, edhe po të mos iu obligohej fare nga Allahu, fakti që kishin familjet e robëruara mjaftonte për t’i luftuar uzurpatorët. Pra, është përmendur në një kontekst të shprehjes së një lloj gatishmërie për tu sakrifikuar për vendin e tyre për shkak të pushtimit të tij. e pse nuk ndodhi nga këta njerëz dhe pse kundërshtuan urdhrin me të cilin iu obligua lufta, kjo nuk ka të bëjë me temën tonë.
  2. Mallëngjimi. Buhariu transmeton se kur Pejgamberi [alejhiselam] ishte në ndonjë udhëtim dhe kthehej në Medinë, atëherë kur afrohej afër saj, nxitonte që të hynte sa më shpejtë në të. Ibni Haxheri, duke e komentuar këtë, thotë se në këtë hadith aludohet që ligjësohet dashuria për vatanin dhe mallëngjimi për të.
  3. Prioriteti. Ka disa detyra fetare, në të cilat duhet të shikohet edhe elementi i vendit. P.sh. Zekati, si detyrim material, së pari duhet të shpërndahet brenda vendit të mbledhur, e pastaj të dërgohet në vende tjera nëse mbetet.

2) Modifikimi
Në Islam ndjenja e atdhedashurisë është modifikuar. Për të mos ardhur deri tek një ekstrem ku do të duhej dhe urrehej për shkak të vendit ndërsa elementet tjera do të mohoheshin, feja ka intervenuar, duke vënë disa limite dhe kufij:
  1. Ndalohet fanatizmi. Në rast se dashuria për atdheun të bën të shkelësh të drejtat e të tjerëve, atëherë ajo kalon në fanatizëm, të cilin feja e urren.
  2. Mirësia nuk ka kufij. Besnikëria nuk kushtëzohet vetëm në vendin ku ke lindur. Muhammedi [alejhiselam] ndonëse ishte në Medinë, kurrë nuk u arsyetua me fakti se është në vend të huaj, përkundrazi, punoi shumë, madje themeloi shoqërinë e parë në historinë e njerëzimit, në të cilën kishte kushtetutë.
  3. Lëshimi i vatanit. Në rast të shkeljes së të drejtave, veçanërisht asaj fetare, dhe në pamundësi të fitimit të atyre të drejtave, atëherë lejohet braktisja e vatanit, për të gjetur një vend ku mund të zhvillohet jeta lirshëm.
  4. Vatani kryesor. Vatani kryesor për myslimanin mbetet Xhenneti, shtëpia e parë e Ademit [alejhiselam], babait të njerëzimit. Kështu që besimtarit i mbetet të rezervojë dashurinë më të madhe për këtë vatan, madje i lejohet të jetë edhe fanatik për të, bile edhe i preferohet shumë. Ai duhet ta ndiejë veten në këtë botë që nuk është në shtëpinë e vërtetë; shtëpia e tij është vetëm Xhenneti.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013