Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
TË EDUKUARIT ME PËRKUJTIMIN E VDEKJES

Vdekja është fat i çdo gjëje që ka krijuar Allahu. Askush, pavarësisht pozitës që ka, nuk do të ngelë pa vdekur, madje as melekët. Allahu na ka treguar në Kur’an për këtë gjë. “Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.“ (El-Ankebut, 57)

E vërtetë, vdekja është e hidhur, e padëshirueshme, veçanërisht për ata që nuk e besojnë Allahun, por ja që vdekja është realitet që nuk ndryshon. “Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".“ (el-Xhumuah, 8)

Pra, vdekjes nuk mund t’i shpëtohet. Është një proces nëpër të cilin do të kalojmë të gjithë. Në disa transmetime fetare thuhet se meleku i vdekjes çuditet nga familjarët si qajnë për të vdekurin e tyre kur ajo nuk vjen para kohe. Pra, gjithçka ndodhë sipas një rregulli që nuk ndryshon: shko ku të duash, bë çfarë të duash, vdekja vjen. Pikërisht për shkak të këtij fakti, Islami ligjin e vdekjes e ka përvetësuar edhe si metodë edukimi. Ka thënë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]: “Shpeshtojeni përmendjen e shkatërruesit të kënaqësive: vdekjen.”(Albani në Sahihul xhamii e vlerëson autentik.)

Pra, përmendeni atë që nuk iu lejon të zhyteni në gjërat që iu bëjnë të harroni vdekjen. Vdekja është një lloj shkëputje e rëndë, e pariparueshme, me pamundësi kthimi. Për këtë shkak, Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] shfrytëzonte rastin që t’i këshillonte njerëzit për këtë ditë. Kur e shikonte varrin, atë vend të vogël, ku njeriu bartet nga hapësira të gjëra (shtëpia), e shikonte atë vend të vogël ku njeriu ndahet nga familja dhe të afërmit dhe ngel i vetmuar para sfidave goxha të rënda, andaj thoshte: “...O vëllezërit e mi, për një gjë të këtillë, përgatituni!”[Albani në Sahihu-t-tergib, e vlerëson të mirë –hasen.]

Nga këtu, dijetarët myslimanë, e kanë futur vdekjen dhe përkujtimin e saj në libra të vaizit e nasihatit (këshillave dhe përkujtimeve), në mënyrë që besimtarët të edukohen nga përmendja-përkujtimi i vdekjes.

Reflektimi i përkujtimit të vdekjes

  1. Përshpejtimin e pendimit. Njeriu që kujton vdekjen, e cila vjen befas, përgatitet për të dhe nuk shtyn pendimin për mëkatet e bëra. Kjo, si rezultat, sjellë dhe ruajtjen nga përfundimi i keq i jetës, sepse, kush nuk pendohet, mund të vdes në gjendje mëkati, ndërsa njeriu vlerësohet ashtu siç mbaron jetën.
  2. Të kënaqurit me atë që e ke, ngase askush dhe asgjë nuk është e përjetshme, kështu që besimtari, duke ditur vdekjen për takim, pajton me atë që ka. Kjo e bën besimtarin që të mos lidhet për dynjasë dhe të mos jetë në epiqendër të punës dhe neglizhimit të tij vetëm dynjaja.
  3. Përkushtimi në adhurim dhe vepra të mira, sepse mundohet të përfitojë nga kjo botë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo ngase përfitimi për botën tjetër bëhet nga vepra të këtilla, siç është adhurimi.
  4. Fton për modesti dhe braktisje të mendjemadhësisë, sepse në rast se nuk mund t’ia ndalësh vetes të keqen dhe llogaridhënien para Allahut, atëherë përse tërë kjo mburrje?!
 
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013