Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Dashuria e vërtetë për Pejgamberin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë! Dëshmojmë se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Tij sikur që dëshmojmë se Muhammedi ishte robi dhe i dërguari i Tij i fundit! O Zoti ynë! Mëshiroje Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij gjer në amshim! 
 
Të nderuar vëllezër besimtarë!
 
Tema, për të cilën do të flasim sot, trajton formalitetin e dashurisë (sonë) për Pejgamberin, alejhi’s selam. Vetëm pak ditë më parë ishte Mevludi, ditëlindja e Resulullahit, alejhi’s selam, dhe, me respektin më të madh, me gjithë manifestimet e shënimin në forma të ndryshme, prapë nuk ka shumë vend për tu kënaqur. Kjo, jo pse duam më shumë atmosferë festive, por pse nuk po arrijmë të marrim mësimet e duhura nga kjo datë. Këto manifestime, siç shënonte në editorialet e tij Dr.Mustafa Sibai , ‘të krijojnë përshtypjen sikur muslimanët vërtetë e duan Pejgamberin, alejhi’s selam, vuajnë për të, sakrifikojnë për të, pasojnë atë dhe ecin gjurmëve të tij, porse realiteti dëshmon të kundërtën.’ Përditshmëria e tyre tregon se Muhammedi, alejhi’s selam ka vend në jetën e tyre vetëm një ditë, dhe rrjedhimisht edhe kjo datë është shndërruar në datë vjetore; një here gjatë vitit bie dhe me atë ditë mbaron çdo gjë. 
 
Nëse kini parasysh një fakt se editoriali i cituar sipër është shkruar hiç më pak se 50 vite, atëherë është lehtë të kuptoni se sa shterpe rezultojnë të jenë këto manifestime, ngase që nga ajo kohë e deri më sot këto nuk janë ndaluar por nuk kanë prodhuar as efekte pozitive për ummetin. 
 
‘Në kohën kur Islami ishte kredo (besim), ligj dhe sjellje (edukatë), -vazhdon Sibai- nuk ndihej nevoja për këto manifestime, ngase muslimanët jetonin me Resulullahin,’ alejhi’s selam çdo ditë, fjalët dhe tradita e tij ishte program jete për ta, dhe ne pikërisht nga ky këndvështrim i jetësimit të mësimeve të tij në praktikën tonë, i përkthimit të këshillave dhe porosive të tij në jetën tonë, e jo nga urrejtja për manifestimet e tilla, vendosëm që sot para jush të sjellim imazhe nga dashuria e vërtetë dhe e sinqertë për të dërguarin e Allahut, Muhammedin, alejhi’s selam. 
 
Realiteti i dashurisë

Arabet kanë një fjalë. Thonë se ‘dashuria është e verbër’, për shkak se ajo arrin ta “deh” njeriun deri në atë masë saqë tek personi që dashuron nuk sheh asgjë të keqe. E tërë koha i kalon duke menduar për të, planifikon për të dhe me të, e përmend shpesh dhe jeton me kujtimet për të. Kjo kur personi i dashuruar është njeri i thjeshtë që mbase mund të ketë shumë të meta, fizike e morale, e si është puna nëse i dashur do të ishte Muhammedi, alejhi’s selam, krijesa më e dashur e Allahut, njeriu më i zgjedhur, më i ruajturi, më adhuruesi, më i devotshmi, më humani?! Do të doja që ato kriteret e dashurisë, që përmendëm pak më pare, t’i marrim kritere të matjes së dashurisë sonë për Muhammedin, alejhi’s selam.Sa e duam atë? Sa e përmendim dhe përkujtojmë? Sa jetojmë me fjalët e tij? Sa zë vend dhe hapësirë ai në jetën tonë?Natyrisht, përgjigjet nuk i kërkoj ngase i di...Dashuria jone është vetëm formale për të. Madje edhe atëherë kur të përmendet ne harrojmë t’i çojmë salavate atij. Kemi harruar po kështu se dashuria për të dhe pasimi i tij janë p[rcaktues edhe i dashurisë për Allahun. Ja Allahu thotë:
 
“قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُThuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë...” Ali Imran, 31.
 
Kemi harruar se dashuria për të është, absolutisht, para çdo dashurie tjetër: para dashurisë për prindër, fëmijë, grua, pasuri, e madje edhe para dashurisë për veten. Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam një ditë e kishte kapur Omerin, Allahu qofte i kënaqur me të, për dore, ndërsa ky i fundit kur pa afërsinë e Pejgamberit, alejhi’s selam, i tha:“يَا رَسُولَ اللَّهِ لَأَنْتَ أَحَبُّ إِلَيَّ مِنْ كُلِّ شَيْءٍ إِلَّا مِنْ نَفْسِيO i Dërguari i Allahut! Vërtetë,, ti me je me i dashur se çdo gjë, me përjashtim te vetes sime!”Pejgamberi, alejhi’s selam e shikoi dhe i tha:“لَا وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْكَ مِنْ نَفْسِكَJo (o Omer) jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, (ti nuk do të jesh besimdrejtë) derisa unë të mos jam tek ti edhe më i dashur se vetja jote!”Atëherë Omeri pa hezitim tha:“فَإِنَّهُ الْآنَ وَاللَّهِ لَأَنْتَ أَحَبُّ إِلَيَّ مِنْ نَفْسِيTash, per Zotin, ti me je me I dashur se vetja ime!”“الْآنَ يَا عُمَرُTash o Omer!-iu përgjigj Pejgamberi, alejhi’s selam!
 
 
Të nderuar vëllezër!
 
Le te kthehemi prape tek fjalët e Dr. Sibait! Le të jetojmë per pak çaste me ata që ‘kur Islami ishte besim, ligj dhe edukate’ arritën ë na përcjellin imazhet më të sinqerta të mundshme të dashurisë për Pejgamberin, alejhi’s selam. Fillimisht, do të preferoja ta hap këtë seri tregimesh me një protagonistë që nuk vjen nga bota njerëzore. Ai, madje nuk ka shpirt fare, nuk është gjallesë. Është vetëm një cung. Hasani citon sahabet të kenë thënë se në kohën e Pejgamberit, alejhi’s selam ishte një cung, mbi të cilin ligjëronte Pejgamberi, alejhi’s selam . Disa i propozuan që në vend të cungut të merrte një minber, propozim që i pëlqeu. Herën tjetër kur ligjëroi Pejgamberi, alejhi’s selam mbi minder djersa cungu e kishte lënë mënjanë dëgjuan një dënesje. ‘Dëgjuam të dëneste cungu ashtu siç dënes fëmija’- thotë transmetuesi. Hasani shfrytëzoi rastin dhe iu drejtua të pranishmëve:‘Vallë, a mund të ndodhë që një cung të përmallohet për të Dërguarin e Allahut më shumë se ju?!’ E unë, pyes veten time para juve, vallë ç’ndodhe me ne që nuk përmallohemi fare?! Ne nuk e kemi takuar kurrë, nuk e kemi parë kurrë, e si ndodhë që zemra ta durojë këtë kaq lehtë?! Si nuk lotojnë këta sy kurrë për Pejgamberin, alejhi’s selam?!
 
Besimtarë të nderuar!
 
Sahabet aq shumë e donin dhe kishin respekt për Pejgamberin, alejhi’s selam saqë një gabim të vogël ta paçin bërë ne raport me te e kujtonin tërë jetën dhe turpëroheshin prej tij. Rasti në vijim e dëshmon një gjë të tillë. Amr b. El-Asi kur bëri të vdiste, nder tjera që i tha familjarëve ishte edhe kjo: ‘Mos kërkoni prej meje tua përshkruaj Pejgamberin, alejhi’s selam ngase nuk mundem! Asnjëherë nuk kam mundur ta shikoj ne fytyre!’A e dini përse Amri turpërohej prej tij? Ç’gabim mund ta paramendoni që ka bërë e që për shkak të tij nuk mundi ta shikoj në fytyre kurrë?Kur Amri pranoi islamin, ashtu siç ishte zakon, Pejgamberi, alejhi’s selam ia shtriu dorën ndërsa Amri e tërhoqi dorën e vet. Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Çfarë ke o Amr? Dua të kushtëzoj- iu përgjigj. E çfarë kushtëzon?- e pyeti prapë. Që të më falen mëkatet!- tha Amri. Po a nuk e di- shpjegoi Pejgamberi, alejhi’s selam- se Islami i fshin mëkatet e mëparshme...Hadithi vazhdon por ne ndalemi etu dhe pyesim: Amri gjatë tërë jetës së vet vetëm për këtë mëkat nuk mundi ta shikonte Pejgamberin, alejhi’s selam, ndërsa ne sa e sa mëkate kemi bërë, dhe a mendoni vallë kush do të mund ta shihte vetën të denjë për ta shikuar Pejgamberin, alejhi’s selam në fytyre?! Kush do të kishte fuqi t’i dilte përpara?
 
Besimtarë të nderuar!
 
Sahabet aq shumë e respektonin dhe donin Pejgamberin, alejhi’s selam saqë nuk lejonin të keqtrajtohet asnjë aspekt nga jeta e tij, fjalë, vepër apo çka do tjetër qoftë. Për ta asgjë nuk kishte çmim kur në pyetje ishte Pejgamberi, alejhi’s selam, madje as familjarët e tyre. Ibni Omeri, siç shënon Muslimi në Sahihun e tij, transmeton nga Pejgamberi, alejhi’s selam hadithin e lejimit të grave për të shkuar në xhami: ‘Kur t’i kërkojë ndonjërit prej jush gruaja leje për të shkuar në xhami, atëherë le të mos e pengojë atë’ Njëri prej bijve të tij tha se do ta pengonte gruan ngase ka frikë që gratë shkuarjen ne xhami do ta keqpërdorin; kur duan të dalin në qytet thonë kinse po shkojmë në xhami. Ky nuk mohoi hadithin por sikur u mundua t’i gjente një kuptim ngase nuk mohohet që të ketë gra të tilla. Megjithatë, kjo i shkaktoi plagë shpirtërore Ibni Omerit ...E përzuri të birin nga shtëpia dhe deri në vdekje më nuk u takua me të.Të tillë ishin sahabet por si jemi ne?! Çfarë qëndrimi patëm ndaj talljeve, ofendimeve, sharjeve e fyerjeve që iu bënë Pejgamberit, alejhi’s selam? Për Zotin, jemi shtirë sikur bëhet fjalë për dikë të huaj, për probleme që të tjerët kanë e jo ne.
 
 
Përmbyllje!
 
Më lejoni që të kthehem në fillim, tek fjalët e Omerit, jo për të thënë diç që na ka ikur por për të përmbyllur temën me një urtësi. Ndoshta mund t’iu ketë shkuar ndërmend më herët kur përmendëm hadithin e tij, në të cilin ai ndërroi qëndrim: tha se një herë e do veten më shumë e më pas Pejgamberi edhe më shumë se veten e tij. Ndoshta mund t’iu ketë shkuar ndërmend se përse e bëri një gjë të tillë? Çfarë e shtyu të ndërrojë mendje aq shpejt; per t’ia bërë qejfin Pejgamberit, alejhi’s selam apo për çka?Përgjigjen e jep vet Omeri, i cili thotë: Mendova për një çast se në Ditën e Kiametit a do të kam nevojë më shumë për veten time apo për Pejgamberin, alejhi’s selam kështu që, duke qenë i bindur se atje më duhet më shumë, e favorizova atë në dashuri edhe mbi veten time. Le të përkujtojmë Ditën e Kiametit dhe trishtimet e saj, le të sjellim ndërmend skenat trishtuese të asaj dite, le të kujtojmë tmerrin që do ta përjetojnë njerëzit, e pastaj të kthehemi dhe ta duam Pejgamberin, alejhi’s selam ngase kjo është pajisja dhe ky është furnizimi më i mirë për në ahiret!O Zoti ynë! Mos na privo nga dashuria e Pejgamberit Tënd! Na mëshiro dhe na bë prej atyre të cilët do të shuajnë etjen nga Haudi i tij, na bë prej atyre që nëse në këtë botë nuk e kemi pa, të na kompensosh këtë me shoqërimin e tij në Xhennet! Mos na vdis ndryshe vetëm se duke qenë në rrugën dhe traditën e tij! Amin!!!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013