Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDIKIMI I EZANIT

Ezani ka një ndikim magjik tek jomyslimanët. Këtë na e dëshmojnë artistë perëndimorë, të cilët kanë pranuar Islamin pikërisht për shkak të dëgjimit të ezanit.

I madhëruar qoftë Allahu!

Çdo ditë dëgjoj rrëfime të pranimit të Islamit nga fytyra të njohura perëndimore. Rrëfimi i secilit pothuajse është i veçantë nga tjetri. Kësaj radhe, bazuar në gazetën Daily Mail (29.12.2014), aktorin Liam Neeson, e ka mahnitur dëgjimi i ezanit.
Pas një jave të qëndrimit të tij në Turqi, ku kishte shkuar për xhirime të një filmi të ri. Liami dëgjonte ezanin pesë herë në ditë në një qytet, Stamboll, ku ka plot 4000 xhamia. Duke përshkruar përshtypjet e tij për ezanin ndanë me ne këto fjalë: “Të dëgjosh ezanin për një javë dhe këtë pesë herë në ditë të bën të etur ta dëgjosh dhe më shumë ndërsa me lehtësi depërton në shpirtin tënd. Është gjëja më e bukur, absolutisht më e bukur. Ky ezan më ka bërë të mendoj seriozisht që të bëhem mysliman. Kam lindur në një familje katolike por një pyetje nuk më është ndarë nga mendja kurrë: Përse ekzistoj? Çfarë do të ndodhë me mua më pas (kur të vdes?) Kam lexuar për ateizmin, për ekzistimin e Zotit, por përgjigjen e qartë dhe që të pushon në zemër nuk kam mundur ta gjej vetëm se në Islam.”


Të dashurit e mi për Allahun!
Për këtë qetësi dhe pushim shpirtëror, të cilin e zënë në gojë ata që pranojnë ose mendojnë ta rpnaojnë Islamin dhe mësimet e tij, ka folur edhe Kur’ani. Alalhu i Madhëruar thotë: Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.“ (Err-Rr’ad: 28)
Pikërisht, ky aktor dhe të ngjashmit me të, përjetuan këtë ndjenjë shpirtërore të qetësisë kur dëgjuan ezanin.

Sa shumë do të dëshiroja që dijetarët dhe shkencëtarët myslimanë që jetojnë në vende perëndimore të bënin studime në terren me ateistë se si reagojnë kur dëgjojnë ezanin. Sikur të dilte i suksesshëm një hulumto i këtillë do të ishte një metodë shumë efikase për t’i bindur jomyslimanët për vërtetësinë e kësaj feje, e cila garanton sigurinë dhe paqen. Thotë Allahu: Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.“ (El-En’amë: 82)

Falënderimi i takon Allahut që jemi myslimanë!
Abdudaim El-Kehil
referencë e autorit:
http://www.dailymail.co.uk
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013