Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KUR TRUNGU QAU

KUR TRUNGU QAU
 
Isha përplot krenari
Ndihesha shumë krenar
Mbi mua qëndronte një burrë
Pejgamber i madh
 
Iu fliste njerëzve çdo xhuma
Vaiz e nasihat iu mbante
I këshillonte për dynja e ahiret
Për atë që Allahu kërkonte
 
Vazhdova kështu me krenari
Para burrave të mëdhenj të qëndroja
Xhuma për xhuma
Besimtarët t’i nderoja
 
E një ditë prej ditësh
Seç gëzimi mu prish
Erdhi një grua në xhami
Zemra seç mu gris
 
Kërkoi të më bënte zëvendësim
Gëzimin të ma ndalonte
Kërkoi në vendin tim
Shkallë të reja të punonte
 
Po përse erdhe moj grua
Ç’deshe, me mua ç’punë pate
Nga Resulullahi të më ndash
A këtë plagë deshe të ma shkaktosh
 
I sollën shkallët e reja
Në vend timin i venduan
E mua të gjorin
Në një qoshe më larguan
 
Nuk di, u preva në vend
U shtanga, u shokova
Në jetën time kurrë
Vuajtje të këtillë s’përjetova
 
Erdhi Resulullahi
Në to hipi për të parën herë
Filloi hutben e xhumasë
Bukur, si përherë
 
Por unë ç’të bëja i shkreti
Ndarjen se përballoja dot
Fillova t dënes
Dhe të qajë me lot
 
Dënesa,
Qava  me lot shumë
Më dëgjuan të gjithë
E të gjithë u përmalluan
 
Zbriti ngadalë i dashuri
Mu afrua pranë më ledhatoi
Ah sa të bukura ato duar
Kurrë nuk i harroj
 
Më ngushëlloi me butësi
Më qetësoi me fjalë
Dëshiron të jesh në Xhennet me mua
Allahu këtë mirësi të ta fal
 
Po, pajtoj gjithsesi
Dua me ty në Xhennet të jam
Dynjaja është kalimtare
Ditët shpejt të sosur kanë
 
Sikur Resulullahi të mos më qetësonte
Do të digjesha në xhami
Nuk do të mund të më nxirrnin ndryshe
Vetëm se të shndërruar në hi
 
Faleminderit o Zot
Që i mëshirshëm me mua u tregove
Faleminderit që në Xhennet
Me të dashurin vend më premtove
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013