Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NDALIMI I MASTRAFIT

I dashur lexues!

A e dini se ushqimi i hedhur në plehra për një vit mjafton aq sa të ushqehen hiç më pak se 1/4 e banorëve të tokës?

Ti hedhim një sy mësimeve të mrekullueshme të Islamit!

Sipas OKB-së, për çdo vit hidhen sasi të mëdha të ushqimit, të cilat do të mjaftonin për t’i ushqyer një miliardë njerëz, çështje kjo që ka shtyrë agjencitë e KB-ve të vendosin një program të ri bashkëveprues, në mënyrë që të parandalohet hedhja  ushqimit, me të cilin do t’i largohej uria hiç më pak se 800 milionë njerëzve. 

Organizata e KB-ve për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) ka nënvizuar se në vit hidhen në mbeturina – plehra 1.3 miliard ton ushqim ose rreth 30% e prodhimit global të ushqimit. Ekspertët këshillojnë që të mos shpenzohet tepër dhe se ushqimi që tepron të mos hedhet në plehra. Ndonëse ende nuk janë qartësuar efektet e kësaj vërejtjeje në zgjidhjen e problemit, megjithatë, besohet se ky është hapi i parë në këtë drejtim. Dana Gunders, eksperte në Institutin e Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, i cili në fakt është institut amerikan për mbrojtjen e ambientit e me të cilin menaxhon organizata Thomson Reuters, thotë: “Patjetër na duhet ta mbyllim hendekun ndërmjet perceptimit të njerëzve që kanë për këtë problematikë dhe (ndërmjet) asaj që ata bëjnë kur janë në kuzhinë. Vetëdijesimi është hapi i parë.” 
FAO (Organizata e KB-ve për Ushqim dhe Bujqësi) thotë se:
  • 40% e të lashtave dhe të korrave, duke përfshirë këtu pemët dhe perimet,
  • 20% e vajrave vegjetale, dhe
  • 35% e peshqve
...nuk arrijnë në gojët e të uriturve në botë.

Duke shikuar në këto gjëra, ne arrijmë të kuptojmë rëndësinë e asaj se përse islami na ka porosit që të kujdesemi për ushqimin e të varfërve. Thotë Allahu: "Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.“ (El-Insan, 8-9)

Ky ajet kur’anor llogaritet ligj dhe rregull sa i përket menaxhimit me resurset natyrore; ajeti na urdhëron të ushqejmë të gjithë ata që kanë nevojë.

Në ajete tjera kur’anore qëndron: "Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë. 27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.“ (El-Isra, 26-27)

Kur’ani vlerëson se e tërë ajo që të tepron ty është e drejtë e atij që ka nevojë dhe sikur mastrafi (ekstravaganca) është i lidhur me mos shpenzimin për të varfrit. Për këtë shkak Allahu na urdhëron që t’i japim të varfrit dhe të mos e hedhim në plehra pasurinë tonë.

Ky ajet kur’anor është ilaç efektiv kundër problematikës së hedhjes së ushqimit, për shkak se njeriun që keqpërdor pasuritë natyrore e klasifikon si soj të djallit. Thotë Allahu: "... e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).“ (El-A’rafë, 31)  
Edhe ky ajet kur’anor na nxit t’i ikim mastrafit, sepse kështu largohemi nga mëshira e Allahut të Madhëruar.

Përfundimisht, Kur’ani i madhëruar na mëson se si t’i menaxhojmë resurset natyrore në mënyrë që të mos mbetet asnjë i varfër në faqen e dheut. Këto janë mësimet e Kur’anit, të cilin disa e akuzojnë për kinse dekadencë. Ju lutem, a nuk janë këto mësime, në të cilat sot po thërret OKB-ja?!
 
Abdudaim El-Kehil
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013