Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
4 GJËRA QË NA NDIHMOJNË TA DUAM MUHAMMEDIN [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]

Dikush do të pyeste: Si të arrij nivelin e të parëve në dashurinë për Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] dhe si t’ia bëj që të arrij dashurinë, e cila do të jetë shkak i ndërmjetësimit të tij për mua, në njërën anë, dhe shoqërimit të tij në Xhennet, në anën tjetër?

Mënyra e realizimit të kësaj dashurie është e lehtë. Këtë, në të vërtetë, mund ta realizosh nëpërmjet katër gjërave – praktikave:

1.
Salavatet e shpeshta ndaj Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], dhe këtë pavarësisht formulimeve, edhe pse formulimi që këndohet në teshehhud (uljen në namaz) është më i miri. Ky salavat të mban në lidhje të përhershme me të dashurin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].  Sa herë që ti i dërgon selam, ai ta kthen selamin. Kështu ka ardhur në hadith:
ما من أحدٌ يُسلِّمُ عليَّ إلا ردَّ اللهُ عليَّ روحي حتى أردَّ عليه السلامَ
Nuk ka njeri që më dërgon selam, e që Allahu të mos ma kthejë shpirtin në mënyrë që t’ia kthejë selamin.” [Hadithi ka sened autentik. Shih: El-Edhkar, 154.]

Përveç kësaj, ne jemi të urdhëruar t’i dërgojmë salavate Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Allahu thotë:

إِنَّ اللَّـهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ ۚ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا ﴿٥٦﴾
Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.“ (El-Ahzab, 56)

2.
Studimi i biografisë së tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Sa më shumë që njihemi me jetën, mëshirën, moralin, dashurinë e tij për ne, zemra gjithnjë e më shumë lidhet me të dhe ai gjithnjë e më tepër bëhet i pranishëm në jetët tona.

3.
Pasimi i rrugës dhe traditës së tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Ne, kur të kemi mësuar për jetën, moralin dhe qëndrimet e tij, sigurisht se edhe do ta pasojmë, pasi që ndikimi i tyre është i fortë dhe ato na shtyjnë që të veprojmë mirë, të sillemi mirë, ta luftojmë të keqen me të mirë brenda dhe përreth nesh.

4.
Vizita e Medinës së Ndritur për ata që kanë mundësi. Allahun e lusim që të gjithëve të na mundëson këtë vizitë si dhe faljen e namazit në reudah. E, nëse nuk kemi mundësi ta vizitojmë, të paktën të jetojmë me salavatet ndaj tij dhe leximin e biografisë së tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].
 
Allahun e lusim që të na fisnikërojë me moralin e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] si dhe të na nderojë me shoqërimin e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] në Xhennet!
 
Përshtati në shqip: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013