Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NË VEND SE TË MERREMI ME KARIKATURAT DHE KARIKATURISTËT

Storia e karikaturave siç duket do të ketë shumë episode. Ani pse me përfundime tragjike, ajo vazhdon të na sjellë seri të reja me plot skena të hidhura. Ato, faktikisht, nuk kanë fyer dhe nuk fyejnë vetëm Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Paralelisht me fyerjet kane zbuluar edhe pozitën e tij tek ne. Këtu mbase qëndron sekreti i guximit për ta fyer atë në vazhdimësi. Me këtë shkrim, që e kemi titulluar ‘Në vend se të merremi me karikaturat dhe karikaturistët’, jo se kemi injoruar dhe nënvlerësuar kontributin e atyre që reaguan parimisht kundër publikimit të karikaturave, por për shkak se rezultatet, në krahasim me nevojën për ngritjen e vetëdijes në ambientet islame karshi atij që i është bërë e padrejtë, kanë qenë minimale. Kur e them këtë, para së gjithash, kam për qëllim shoqërinë tonë. Nëse sot do të shahej një figurë kombëtare, madje qoftë edhe e përkatësisë tjetër fetare, muslimanët do i shihje para të krishterëve tek nxitojnë për të reaguar në çfarëdo forme të mundshme, dhe këtë duke e parë (kinse) para obligimit moral, obligim kombëtar. Ndërsa kur të shahet, fyhet, karikaturohet, shpifet e nëpërkëmbet nderi i zotërisë së njerëzimit, vulës së profetëve, reformatorit më të madh, reagimet janë zero.

Bazuar në këtë, të ndalemi e të diskutojmë për karikaturat kur besimi ynë në raport me Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] është i pa rrënjosur dhe njohuritë tona për të janë të pakta, është e padobishme. Dhe, rrjedhimisht, në vend se të merremi me karikaturat, në vend se të organizojmë protesta, në vend se të kërkojmë të drejta për njeriun - profetin që shumë pak e njohim, ju thërras në kampanjën për njoftim me të dërguarin e Allahut [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].

Ejani të mësojmë për të, të njihemi me të vërtetat përkitazi me të, të mësojmë realitetin në dritë të të cilit do të zhdukeshin shpifjet! Ejani që duke u njoftuar me personalitetin e tij, të ndërtojmë qëndrime parimore për të!

Si duhet ta trajtojmë Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]

Ngërçi shpirtëror i muslimanëve aq ka shkuar larg saqë po të anketoje pjesën më të madhe të tyre, nuk do të dinë as njohuritë më të thjeshta për jetën dhe misionin e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem].

Duhet ta njohim Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], jetën dhe sjelljet e tij, edukatën dhe etikën e tij. Nuk ka asnjë arsyetim të justifikueshëm për të mos e njohur atë. Sidomos kur kihet parasysh fakti se nuk ka fe pa Muhammed Resulullah. Nëse nuk besohet Muhammedi, [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], atëherë as besimi në Allahun nuk është i pranuar. Kjo për faktin se Muhammedi, [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] është i dërguar prej Allahut, kështu që kundërshtimi i tij, nënkupton kundërshtim të Allahut. Kështu vlerësohet edhe respekti (En-Nisa, 80). Një gjë të tillë e pati deklaruar edhe vet Muhammedi, [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, ai [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush më respekton mua, e ka respektuar Allahun, e kush më kundërshton mua, e ka kundërshtuar Allahun. Kush respekton udhëheqësin tim (të caktuar prej meje), ai më ka respektuar mua, e kush e kundërshton atë, më ka kundërshtuar mua.”

Besimi ynë në Muhammedin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] nuk është formal. Ai reflekton. Ja disa imazhe të këtij reflektimi:
  1. Besimi se fjalët e tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] janë fe dhe se ai nuk flet nga hamendja por nga ajo që i shpallet.
  2. Respektimi i tij [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], duke përfillur dhe aplikuar porositë dhe këshillat e tij.
  3. Që dashuria për të [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] të jetë mbi çdo dashuri tjetër, madje edhe mbi dashurinë për vetët tona.
  4. Që të besojmë se ai [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] është i ruajtur nga gabimet dhe gjynahet. E kjo nënkupton se nëse flitet keq për të, duhet ta mbrojmë, sepse ai nuk ka bërë mëkate. Një jetë e udhëhequr e tëra nga qielli.
  5. Që ai [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] të jetë mbi çdo interes tonin politik, ekonomik, social dhe çfarëdo interesi tjetër.
Së këndejmi, në vend se të merremi me karikaturat, të merremi me Pejgamberin [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem]. Ejani të mësojmë për jetën e tij, të mësojmë për veprat e tij, të njihemi me të, jo nga ajo që kanë thënë të tjerët, por ajo që ai ka bërë e punuar.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013