Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
A DO TË QAJNË QIELLI DHE TOKA PËR TY?

Njeriu nuk është krijuar shkel e shko. Ai ka një qëllim, të cilin duhet ta jetësojë. Është ky adhurimi për Allahun e Lartësuar (Kur’ani: Edh-dharijat: 56). Çdo tentim për t’iu shmangur kësaj vije, ka pasojat e veta. Në të vërtetë, njeriu i tillë bëhet i parëndësishëm dhe mungesa e tij është më e dobishme se prania e tij. Vdekja, sipas një definicioni të Pejgamberit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem], paraqet dy lloj rehatie: rehati për të mirin, sepse me vdekjen mbarojnë dhimbjet dhe mundimet, dhe rehati nga i keqi, sepse me vdekjen e tij, njerëzit ndihen të qetë dhe të sigurt.[1] Dhe nuk janë vetëm njerëzit ata që ndihen të qetë. Janë edhe bota bimore dhe shtazore. Edhe këto botë i gëzohen vdekjes së njeriut të keq. Në Kur’an, kjo ndjesi ose ky përjetim është shprehur në një formë interesante, atë të qarit. Allahu i Madhëruar, duke folur për Faraonin kryeneç dhe fundin e tij të hidhur, ndër tjera thotë: “Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.“ (Ed-Duhan, 29)

Ibni Kethiri [rahimehullah], duke komentuar këtë ajet, thotë: “Nuk kanë patur vepra të mira që ngritën në qiell e që të qan qielli për mungesën e tyre dhe as në tokë nuk kanë patur vend kur e kanë adhuruar Allahun që ta ndiejë mungesën e tyre. Për këtë, nuk merituan që të afatizohen dhe t’iu shtyhet ndëshkimi për shkak të kufrit, krimit, tiranisë dhe inatit të tyre.”[2]

Pra, për ta nuk paskan qarë qiejt dhe toka.

Mirë, atëherë për kë qajnë qielli dhe toka?

Qielli dhe toka qajnë për besimtarin e devotshëm, për atë që bënë punë dhe vepra të mira. Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma], thotë se për besimtarin qanë vendfalja e tij në tokë dhe vendi i ngritjes së veprave të tij në qiell. Katadeja ka thënë: “Nuk ndodhë të vdesë besimtari e të mos qajnë qielli dhe toka për të dyzet ditë. E përse të mos qajë toka për të kur atë e ka ndërtuar (mbushur) me ruku e sexhde?! Përse të mos qajë qielli për atë që tekbiri dhe tesbihu i tij për të ishin si shushurima e bletëve.”[3]  

Vendi ku je falur, ku ke lexuar Kur’an, ku ke bërë dhikrin, ku ke përkujtuar Allahun, ku ke bërë mirë, do të qajnë për ty. Do të qanë edhe qielli për ato fjalë të bukura, për atë dua dhe lutje, për atë zë Kur’ani...Do ta ndiej mungesën e tyre dhe do të mallëngjehet. Ka thënë Ata el-Hurasani: “Nuk ka njeri i cili bën sexhde në një vend e të mos dëshmojë toka për të ditën e kiametit dhe të mos qajë për të ditën kur vdes.”

Lë gjurmë që të qahet për ty!

Vdekja është e pashmangshme. I pashmangshëm është dhe fakti se nga kjo jetë do të marrësh vetëm veprat e mira. Andaj, nxito e parapriji të papriturave me vepra të mira. Paraprija sëmundjes dhe vdekjes me vepra të mira. Mundohu të lësh sa më shumë gjurmë në këtë tokë, jo vetëm që toka dhe qielli të qajnë, por edhe të dëshmojnë për ty. Ka thënë Ka’bi: Toka ka njerëz për të cilët qanë e edhe njerëz prej të cilëve qanë: njerëzit për të cilët qanë, janë ata që kanë bërë adhurime ndërsa njerëzit prej të cilëve qanë janë ata që kanë bërë mëkate. Le të dëshmojë toka për ty ngase ajo është një nga dëshmitarët e ahiretit. Thotë Allahu i Madhëruar: ”Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, 2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), 3. Dhe njeriu të thotë: "ا'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" 4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta.“ (Ez-Zelzele, 1-4)
 
 
 
 
 


[1] Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Katade el-Ensari se Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] kaloi një xhenaze ndërsa ai tha:  “I rehatuar apo të rehatuar prej tij! Thanë: O i Dërguari i Allahut, çfarë është i rehatuar dhe të rehatuar prej tij? tha: Robi besimtar çlodhet nga lodhjet dhe shqetësimet e dynjasë duke kaluar në mëshirën e Allahut, ndërsa prej robit mëkatar çlodhen robërit dhe vendet, pemët dhe kafshët.”

[2] Ibni Kethir, Ismail ibn Umer. (1992) Tefsiru el-Kur’ani-l-Adhim. Ed.2. Kajro: Dar Tajjibe li-n-neshri ve-t-teuzië. 7/253.

[3] Ibni Kethir. (1992) Tefsiru el-Kur’ani-l-Adhim. Ed.2. 7/254.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013