Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MEDITIME

1.
Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu]:
  • Dy gjëra nuk vazhdojnë përherë tek njeriu: rinia dhe forca e tij (fizike)
  • Dy gjëra i bëjnë dobi secilit besimtar: morali i mirë dhe shpirtmirësia
  • Dy gjëra lartësojnë pozitën e njeriut: modestia dhe të qenit në shërbim të njerëzve
  • Dy gjëra ia largojnë njeriut belatë: lëmosha dhe mbajtja e lidhjeve familjare.”
 
2.
Njeriu në jetën e tij ka tri etapa qesharake:
  • Adoleshenca, ku ka kohë dhe fuqi, por nuk ka pasuri
  • Puna, ku ka pasuri dhe fuqi, por jo edhe kohë
  • Pleqëria, kur ke para dhe kohë por jo edhe fuqi.
Kështu e ka jeta, nëse të jep diç, patjetër të merr diç tjetër.

3.
Gjithnjë mendojmë se të tjetër bëjnë jetë më të mirë se ne, sikur që ata mendojnë se ne bëjmë jetë më të mirë se ata.
Kjo ndodhë për shkak se ne në jetën tona kemi humbur tiparin e pajtimit dhe kënaqësisë me atë që na ka dhënë Allahu.

4.
Ndërtoje varrin me tri gjëra: namaz, sadaka dhe Kur’an.

5.
E bardha dhe e zeza
E bardha, jo çdoherë është e mirë, sikur që e zeza jo çdoherë është e keqe. Qefini është i bardhë, por i padëshirueshëm, Qabeja e zezë, por e bukur.

6.
Dyqani i lumturisë
Sikur të kishte një dyqan ku blihet lumturia, do t’i shihje njerëzit tek shtyhen në radhë për ta blerë atë, ndërsa harrojnë se ka dyqan që i pret i hapur gjithnjë: xhamia.

7.
Pozita jote tek Allahu
Nëse dëshiron ta dish pozitën tënde tek Allahu, atëherë shiko pozitën që Allahut i ke dhënë në zemrën tënde.

8.
Ankesa
Para se ta lutësh Allahun për atë që nuk e ke, falënderoje njëherë për atë që të ka dhënë.

9.
Jeta dhe vdekja
Kur të lindësh, nuk e di se kush të nxori nga barku i nënës, por edhe kur të vdesësh nuk e di se kush të lëshon në barkun e tokës.
Kur të lindësh, të lajnë dhe pastrojnë, kur të vdesësh prapë të lajnë e të pastrojnë.
Kur të lindësh nuk e di se kush u gëzua për lindjen tënde ndërsa kur të vdesësh nuk e di kush qau e u mërzit për ty.
Në barkun e nënës ishe në një vend të ngushtë dhe të errët e kur të vdesësh prapë do të jesh në një vend të ngushtë dhe të errët.
Kur u linde, të mbështollën me pëlhurë që të të mbulojnë (mos shihen organet gjenitale), e kur të vdesësh prapë të mbulojnë me pëlhurë që të të mbulojnë.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013