Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NJË SAKRIFICË E PASHEMBULLT E VËLLEZËRVE KINEZË PËR NAMAZIN E SABAHUT

Sa përbuzës që jemi!

Sa pak e falënderojmë Allahun për mirësitë e panumërta që na ka dhënë!

Ato na rrethojnë nga çdo anë dhe ne nuk jemi të vëmendshëm ndaj tyre derisa nuk na rrëshqasin nga dora.

Nuk meditojmë që të falënderojmë.

"
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.“ (En-Nahl, 18)

Lirinë që posedojmë për të kryer namazin e kemi mbytur me dhunën e përtacisë dhe dembelisë.

Tek të parët tanë, më e rrezikshme llogaritej humbja e një namazi sesa humbja e familjarëve dhe pasurisë. Ia dinin vlerën namazit. Në të vërtetë, ka ende që ia dinë vlerën namazit dhe përvëlohen nga malli për ta falur atë. Të këtillë janë disa vëllezër tanë kinezë, të cilëve, për shkak të regjimit ateist, iu është pamundësuar falja e namazeve në xhemat. Fjala është për një grup ushtarësh, të cilët kishin marrë pjesë si formacion ushtarak në një nga vendet islame. Roli i tyre ishte mbështetës. Gjatë qëndrimit të tyre kishin rënë në kontakt me disa thirrës muslimanë dhe kishin pranuar Islamin. Njëri nga thirrësit rrëfen për rastin e thotë:

Ua mësonim kushtet e fesë dhe gjërat esenciale rreth saj. Filluan t’i falin namazet në xhemat por larg syve të eprorëve dhe komandantëve të tyre. Problem e kishin vetëm namazin e sabahut pasi që tubimi i tyre në një tendë vërehej lehtë. Ushtarakët kishin marrë masa dhe i kishin shpërndarë. Madje nuk iu kishin lejuar as orë me alarm për tu zgjuar nga gjumi. Të gjendur  para kësaj situate, ata kishin menduar një metodë shumë interesante. Secili prej tyre kishte pirë ujë në sasi të madhe para gjumit në mënyrë që gjatë natës të ngrihej disa herë për të urinuar. Këtë do ta shfrytëzonin për të parë nëse koha e namazit ishte afër apo jo. Në qoftë se ishte afër, qëndronin, ndryshe, pinin ujë prapë, shkonin për të fjetur, në mënyrë që të zgjoheshin prapë për të urinuar e më pas për ta falur namazin.[1]

Është një sakrificë e llojit të vet!

Kjo dëshmon më së miri se sa i ëmbël është namazi për besimtarin.

Tregimi duhet të troket në ndërgjegjen tonë që të mos neglizhojmë namazet ndërsa shkak e kemi vetëm përtacinë, për shkak se vëllezër tanë ka që sakrifikojnë vetëm e vetëm për ta falur namazin e sabahut me xhemat. Po kështu, do të duhej të na bënte më falënderues ndaj Allahut pasi që nuk na ka privuar prej kësaj mirësie!

O Allahu im!

"
... "Zoti im, më mundëso që t'i falënderoj të mirat Tuaja që m'i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!".“ (En-Neml, 19)
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013