Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ZËRI I TË PARËVE

ZËRI I TË PARËVE
-margaritarë nga thesari i urtësive të të parëve tanë-
Përzgjodhi dhe përshtati në shqip: SEDAT ISLAMI

TEMA

THËNIA

PENDIMI

 

1)           Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Qëndroni me të penduarit ngase ata kanë zemrat më të buta!”

2)           Ka thënë Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma!]: “Pendimi i sinqertë është të ndiesh keqardhje me zemër, të kërkosh falje me gjuhë dhe të vendosësh që të mos i kthehesh më mëkatit.”

3)           Ka thënë Muxhahidi [rahimehullah!]: “Kush nuk pendohet mbrëmje e mëngjes është prej të padrejtëve (zullumqarëve).”

4)           Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Njeriut i (ri)kthehet mëkatit për shkak të asaj që ka mbetur në zemrën e tij (nga koha e mëkatit). Kur nga zemra e tij të largohet dyshimi dhe epshi, nuk do t’i kthehet mëkatit.”

5)           Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Gjëja që pengon njerëzit nga pendimi është shpresa e gjatë. Shenjat e të penduarit janë derdhja e lotit, dashuria për vetmim (izolim) dhe llogaritja e vetvetes për çdo gjë që dëshiron ta bëjë.”

6)           Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Nëse robi pendohet me pendim të sinqertë, atëherë pendimi i djeg-zhduk që të gjitha mëkatet e mëhershme dhe atij ia kthen rrobën e të mirave të tij.”

7)           Ka thënë Jahja ibni Muadhi [rahimehullah!]: “I penduari disponon me një krenari, që asnjë nga krenaritë e tij nuk është ekuivalente me të: (krenaria e) gëzimit të Allahut me pendimin e tij.”

8)           Është pyetur Imam Shafiu [rahimehullah!]: “A është  më i mirë një jobesimtar që pendohet dhe bëhet besimtar apo një besimtar mëkatar që pendohet dhe i kthehet fesë? Imami është përgjigjur: “Jo, besimtari mëkatar është më i mirë ngase, jobesimtari kur të pendohet kalon nga gjendja e injorancës në raport me Zotin në gjendje të dijës për Të ndërsa besimtari nga gjendja e kundërshtimit në gjendje dashurie ndaj Tij.”.”

9)           Ka thënë Ibnu-l-Xheuzijj [rahimehullah!]: “Të folurit tënd shkruhet, fjalët tua llogariten, ti –or i mjerë- je i kërkuar; ti ke mëkat e nuk pendohesh ndërsa dielli i jetës sate është në perëndim, sa e vrazhdë është zemra jote në mesin e zemrave.”

BESIMI

10)       Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Kush e ka bërë zakon ta kundërshtojë fenë duke iu referuar logjikës, në zemrën e tij nuk do të stabilizohet besimi...”

11)       Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Në dynja nuk ka asgjë nga mirësitë që i ngjan mirësive të ahiretit me përjashtim të besimit.”

12)       Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “Kush merret me Allahun nuk do të ketë kohë për tu marrë me veten dhe njerëzit. ”

MATURIA

 

13)       Ka thënë Ebu Bekër el-Vasitiu [rahimehullah!]: “Në asgjë nuk duhet të nxitojmë, me përjashtim në tri vepra: në faljen e namazit, në varrimin e kufomës dhe në pendim nga mëkati.”

KËRKIMFALJA

 

14)       Ka thënë Katadeja [rahimehullah!]: “Kur’ani iu flet për sëmundjen dhe shërimin tuaj: sëmundja juaj janë mëkatet ndërsa shërimi juaj kërkimfalje (istigfari).”

15)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Çudi me atë që shkatërron veten ndërsa në dorë e ka ilaçin! Cili ilaç është ky? – e pyetën. Tha: Istigfari (kërkimfalja).”

16)       Ka thënë Fudajl ibni Ijjadi [rahimehullah!]: “Kërkimfalja duke mos braktis mëkatet është pendim i gënjeshtarëve.”

17)       Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Istigfari (kërkimfalja), (si vepër) është më e madhja ndër veprat e mira. Dera e saj është e gjerë. Kushdo që ndien se ka bërë lëshime në fjalët, veprat dhe gjendjen e tij, apo ka probleme me furnizimin dhe stabilitetin e zemrës së tij, le t’i kthehet Teuhidit (njëshmërisë) dhe istigfarit (kërkimfaljes) ngase në këto të dyja ka shërim nëse veç iu është qasur me sinqeritet dhe korrektësi.”

18)       Ibnul-l-Kajjimi e kishte pyetur Ibni Tejmijen [rahimehumAllah!]: Njerëzit po pyesin, a më i dobishëm është tesbihi (madhërimi) apo istigfari (kërkimfalja)? Ibni Tejmije iu përgjigj: “Nëse rroba është e pastër, atëherë temjani dhe uji i luleve (parfumet dhe erërat e mira) janë më të dobishme për të, por nëse është e njollosur, atëherë uji dhe sapuni janë më të dobishme për të.”

19)       Ka thënë Ebu el-Ferexh Ibn el-Xheuzijj [rahimehullah!]: “Na vjen keq për një rob, të cilit i është shtuar barra (e mëkateve) ndërsa i është pakësuar istigfari.”

20)       Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Nëse nuk mund të garosh me të mirët në veprat e tyre atëherë garo me mëkatarët në kërkimfaljen (istigfarin) e tyre.”

KOPRRACIA

21)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Një koprrac i pasur është më i varfër se një i varfër bujar.”

22)       Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Djalli nuk ka armë për ta mposhtur njeriun sikur frikësimin me varfëri...”

BURRËRIA DHE

PERSONALITETI

 

23)       Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Le të mos iu pëlqejë nga burri melodia e tij (zëri i tij natën duke falë namaz): burrë është ai që çon amanetin në vend dhe nuk nëpërkëmbë nderin e njerëzve.”

24)       Ka thënë Bishr ibn el-Harith [rahimehullah!]: “Veprat më të rënda janë tri: bujaria në varfëri, devotshmëria në vetmi dhe thënia e të vërtetës tek ai prej të cilit kihet frikë por edhe shpresohet.”

25)       Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Pasha Allahun, po ta dija se edhe uji i freskët ma ulë autoritetin, nuk do ta pija ndryshe vetëm se të ngrohtë!”

26)       Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “E mira është në pesë gjëra: pasurinë shpirtërore, largimin nga shqetësimi i të tjerëve, fitimi hallall, devotshmëri dhe besa në Allahun e Madhëruar.”

27)       Ka thënë Rebië Ibn Enesi [rahimehullah!]: “Kush shoqëron shokun e keq, nuk shpëton: kush hyn në hyrjen e keqe (dyshuar), akuzohet (bëhet objekt dyshimi) dhe kush nuk kontrollon gjuhën, pendohet.”

28)       Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Kush mendon se do t’i shpëtojë fjalëve të njerëzve, është i çmendur...”

29)       Ka thënë Vehb ibn Munebbihi [rahimehullah!]: “Dituria është miku më i ngushtë i besimtarit, butësia (zemërgjerësia) është ndihmësi (veziri) i tij, mendja është udhërrëfyesi i tij, puna është vlerësuesi i tij, durimi prijësi i ushtrisë së tij, mirësjellja babai i tij ndërsa zemërbutësia vëllai i tij.”

30)       Ka thënë Vehb ibn Munebbihi [rahimehullah!]: “Besimtari shikon që të mëson, flet që të kupton, hesht që të shpëton, vetmohet që të fiton.”

31)       Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Kush i ka katër tipare, është nga robërit e zgjedhur të Allahut: kush gëzohet për të penduarin, kërkon falje për mëkatarin, e thërret (në udhëzim) atë që është larguar (nga rruga e drejtë) dhe i ndihmon vepërmirit (që të vazhdojë në udhëzimin e tij).”

PËRGJEGJËSIA

 

32)       Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Sikur një kafshë të merrte në thua në Irak, Allahu do të më pyeste: ‘Përse nuk ia ke rregulluar (shtruar) rrugën, o Omer?’.”

33)       Ka thënë Ebu Hanife [rahimehullah!]: “Kush flet për diç në emër të diturisë ndërsa mendon se Allahu nuk do ta merr në pyetje për atë gjë: “Si u përgjigje në fenë e Allahut?”, ai veç ka nënvlerësuar veten dhe pasurinë e tij!”

34)       Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Ah sikur të isha pemë që të krasitesha e pastaj të hahesha!”

35)       Një njeri kishte ardhur tek Izz ibn Abdus Selami [rahimehullah!] dhe e kishte pyetur për idç. Izzi i qe përgjigjur por, pasi që pyetësi kishte shkuar, Izzi ishte bindur se kishte gabuar. Andaj, pagoi një tellall – thirrës të thërriste në vend (shtet): “Kush e ka pyetur Izzin për këtë e këtë çështje, le të mos e merr atë mendim, ngase Izzi ka gabuar.”

UDHËZIMI

36)       Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Vërtetë, i humbur është çdokush që nuk e ka udhëzuar Allahu, i sprovuar është çdokush që nuk e ka shëruar Allahu, i dështuar është çdokush që nuk e ka ndihmuar Allahu: kë e udhëzon Allahu, është i udhëzuar ndërsa kë e humb, është i humbur.”

LIDERSHIPI

 

37)       Ka thënë Muaviu [radijAllahu anhu!]: “Nuk e vendosi shpatën aty ku më mjafton shkopi, sikur që nuk e vendosi shkopin aty ku më mjafton gjuha (fjala). Sikur ndërmjet meje dhe njerëzve të mos kishte asgjë përveç një fije floku, nuk do ta këpusja. E si do të veproje? – e pyetën. Kur ata do ta tërhiqnin, unë do ta lëshoja, e kur ata e lëshojnë, unë do ta tërhiqja- u përgjigj.”

38)       Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Vërtetë, njeriu më i fortë nga mesi juaj tek unë është i dobëti derisa ta marr (t’ia garantoj) të drejtën e tij. Ndërsa më i dobëti prej jush tek unë është i forti, derisa ta marr të drejtën prej tij.”

39)       Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Sikur unë të kisha vetëm një lutje të pranuar, do ta ruaja atë për Prijësin, ngase përmirësimi i Prijësit nënkupton përmirësim edhe të shtetit dhe popullit.”

40)       Omeri [radijAllahu anhu!] ua shpërndau njerëzve atë që iu takonte nga Arka e shtetit ndërsa ata e falënderonin duke i thënë: Allahu të shpërbleftë! Omeri [radijAllahu anhu!] iu thoshte ma habi: “Çfarë është puna me këta njerëz, ua japim të drejtën e tyre ndërsa mendojnë sikur ajo është dhuratë prej nesh?!”

RESPEKTI NDAJ

PRINDËRVE

 

41)       Ka thënë Imam Ahmedi [rahimehullah]: “Respekti ndaj prindërve shlyen mëkatet e mëdha.” Koment: Sefarijini në librin Gidhaul elbab fi sherhi mendhumeti-l-adab, thotë se këtë mendim, përveç Imam Ahmedit, e ka përcjell edhe Ibni Abdul Berri nga Mekhuli. Argument kanë hadithin e Tirmidhiut nga Ibni Omeri, i cili rrëfen për një njeri që kishte bërë një mëkat dhe kishte ardhur tek Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] e i kishte thënë: Kam bërë mëkat të madh, a kam pendim? Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] i tha: A ke nënë? Tha: Jo. A ke teze?- e pyeti. Po- iu përgjigj. Atëherë, bëhu i sjellshëm ndaj saj!  Këtë hadith Ibni Hibbai dhe Hakimi e vlerësojnë për autentik. Edhe Albani në Sahihu-t-Tergibi ve-t-Terhib, hadithi nr. 2504, 2/658, e vlerëson autentik. Allahu e di më së miri!

42)       Hasan el-Basriu [rahimehullah!] i kishte thënë një njeriu: “Që të darkosh me nënën tënde dhe ta bësh me të të ndihet e kënaqur për mua është më e dashur se sa ta kryesh një haxh vullnetar.”

43)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Respekti ndaj prindërve është duke shpenzuar për ata pasurinë që posedon dhe duke i respektuar në atë që të urdhërojnë e që nuk është mëkat.”

44)       Ka thënë Ibni Ujejne [rahimehullah!]: “Kush i fal pesë kohët e namazeve, ai veç e ka falënderuar Allahun ndërsa kush lutet pas namazeve për prindërit, ai veç i ka falënderuar (është shprehur mirënjohës për) ata.”

DEVOTSHMËRIA

 

45)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Devotshmëria është të kesh frikë prej Allahut, të veprosh sipas Kur’anit, të pajtosh me pak dhe të përgatitesh për ditën e udhëtimit.”

46)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Devotshmëria vazhdon t’i stolis të devotshmit derisa të braktisin edhe shumë gjëra të lejuara nga frika e rënies në të ndaluarat.”

47)       Ka thënë Bishr el-Harith [rahimehullah!]: “Nuk ia ka frikën Allahut ai që e do famën.”

48)       Ka thënë Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma!]: “Të devotshëm janë ata që kanë frikë ndëshkimin nga Allahun për braktisjen e asaj që njohin – dinë nga udhëzimi (feja) dhe shpresojnë në mëshirën e Tij për vërtetimin dhe besimin në atë që Ai e solli (shpalli).”

49)       Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Kujdes! Sytë e Allahut të shohin!”

50)       Ka thënë Omer ibn Abdul Azizi [rahimehullah!]: “Nuk është devotshmëria në agjërimin e ditës, në namazin e natës, dhe as në përzierjen ndërmjet tyre, por, devotshmëria është në braktisjen e asaj që është e ndaluar, kryerjen e asaj që është e obliguar kurse çdo e mirë që vjen pas kësaj është e mirë tek e mira. ”

51)       Ka thënë Ebu-l-Kasim el-Hakimi [rahimehullah!]: “Kush frikësohet prej ndonjë gjëje, ik prej saj, ndërsa kush frikësohet prej Allahut, ik (strehohet) tek Ai.”

52)       Ka thënë Talk ibn Habib [rahimehullah!]: “Kur të ndodhë fitneja (çrregullimi, trazira, sprova), fikeni - shuajeni me devotshmëri. E çfarë është devotshmëri? – pyetën. Tha: “Ta adhurosh Allahun, sipas nurit – dritës së Allahut dhe të shpresosh në shpërblimin e Allahut, si dhe të braktisësh kundërshtimin e Allahut, sipas nurit – dritës së Allahut dhe të kesh frikë ndëshkimin e Allahut.”

53)       Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Njerëzit të respektojnë aq sa ti ia ke frikën Allahut; (njerëzit) të duan aq sa ti e do Allahun, dhe, aq sa merresh ti me Allahun, ata merren me punën tënde.”

54)       Ka thënë Fudajl ibni Ijjadi [rahimehullah!]: “Kush ia ka frikën Allahut, ajo do ta udhëzojë në çdo të mirë.”

55)       Ka thënë Subkijji [rahimehullah!]: “Nuk më ka ndodhë t’ia kam frikën Allahut një ditë e të mos kam parë (të mos më jetë hapur) ndonjë derë e urtësisë dhe këshillës që më parë kurrë se kam parë.”

56)       Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Kush sillet me devotshmëri dhe respekt ndaj Allahut gjatë kohës sa disponon me mirësi, Allahu do të sillet ndaj tij me butësi dhe ndihmë kur ai të jetë në vështirësi.”

SYEFAQËSIA

57)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Njeriu që bën syefaqësia i ka tri shenja: përtacia kur të jetë vetëm, vullneti kur të jetë në mesin e njerëzve dhe shtimi i vëllimit të punëve ose pakësimi varësisht nga lëvdatat respektivisht kritikat që merr.”

58)       Ka thënë Katadeja [rahimehullah!]: “Kur njeriu të bëjë syefaqësi, Allahu thotë: Shikojeni robin Tim si tallet me Mua.”

59)       Ka thënë Fudajl ibni Ijjadi [rahimehullah!]: “Braktisja e punës për shkak të njerëzve është syefaqësia, puna – veprimi për hire të njerëzve është shirk-idhujtar ndërsa sinqeriteti është që të të shpëtojë Allahu prej të dyja gjendjeve.”

MODESTIA

 

60)       Ka thënë Aisheja [radijAllahu anha!]: “Vërtetë, ju po shfaqeni neglizhentë ndaj adhurimit më të mirë: modestisë.”

61)       Ka thënë Junus ibn Ubejdi [rahimehullah!]: “Numëroj njëqind tipare të lëvduara ndërsa nuk di nëse në veten time kam apo jo një prej tyre.”

62)       Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Kur robi të shfaqet modest për hire të Allahut, Allahu ia lartëson urtësinë.”

63)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Ngritja e njeriut është në modesti.”

64)       Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!] është pyetur për modestinë ndërsa ka thënë: “Modestia është t’i nënshtrohesh dhe dorëzohesh të vërtetës, dhe, pavarësisht se e dëgjon atë nga më i vogli (në moshë), ose nga injoranti më i madh i njerëzve, e pranon.”

65)       Ka thënë Abdullah ibni Mubareku [rahimehullah!]: “Kapitali i modestisë është ta vësh veten poshtë atij që, sa i përket pasurisë, është nën ty, në mënyrë që ta bindësh atë se ti me pasurinë tënde nuk je më i mirë se ai. Po kështu, (kapital i modestisë është) ta vësh veten sipër atij që ka pasuri më shumë se ti, në mënyrë që ta bindësh se ai me pasurinë e tij nuk është më i mirë se ti.”

66)       Ka thënë Atau [rahimehullah!]: “Ndodhë të më citojë hadithe ndonjë njeri ndërsa unë e dëgjoj me vëmendje sikur kinse kurrë nuk i kam dëgjuar edhe pse unë, në të vërtetë, i kam dëgjuara para se të lindte ai. ”

67)       Ka thënë Mutarr-rrif ibn Abdullahu [rahimehullah!]: “Që të kalojë natën fjetur dhe të gdhihem i penduar është më e dashur për mua se sa ta kaloj natën duke u falur ndërsa të gdhij vetëpëlqyes (të mendoj se jam i mirë).”

68)       Omeri [radijAllahu anhu!] kërkonte nga fëmijët që të kërkon falje për të tek Allahu sepse –siç iu thoshte-: “Ju nuk keni bërë mëkate.”

MORALI I

MIRË/KEQ

 

69)       Ka thënë Enes ibni Malik [radijAllahu anhu!]: “Njeriu do të arrijë me moralin e tij gradat më të larta në Xhennet, edhe nëse nuk ka qenë abid (që është falur shumë), ndërsa do të fundoset në shtresën e fundit të Xhehennemit për shkak të moralit të keq, edhe nëse ka qenë abid.”

70)       Ka thënë Omer ibn Abdul Azizi [rahimehullah!]: “Nuk ka gjë më të mirë që ka ardhur paralel me diç se sa butësia me diturinë.”

71)       Ka thënë Abdullah ibni Mubareku [rahimehullah!]: “Edukata gati sa nuk është bërë 2/3 e fesë.”

72)       Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Besimtari lakmon por nuk bën zili. Lakmia është nga besimi ndërsa zilia nga hipokrizia”.

73)       Ka thënë Abdullah Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma!]: “Kush ka katër gjëra, ai ka fituar: sinqeritetin, trupin, moralin e mirë dhe falënderimin.”

74)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Një mendje pa edukatë është sikur një trim pa armë.”

75)       Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Morali i mirë është vepër e mirë, me të cilën nuk të bëjnë dëm as mëkatet e shumta, ndërsa morali i keq është mëkat, që nuk të bëjnë dobi me të as veprat e mira.”

76)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Kush ka moral të keq, ai e ka ndëshkuar veten.”

HESHTJA

 

77)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu]: “Me heshtjen e gjatë arrihet frikërespekti.”

78)       Llukmani [alejhiselam] duke këshilluar të birin, ndër tjera, i tha: “O biri im, nëse njerëzit mburren me të folurit, ti mburru me heshtjen. Çdo mëngjes gjuha i drejtohet gjymtyrëve të trupit: Si jeni? Mirë, nëse na lë ti kështu si jemi! – i përgjigjen.”

TË FOLURIT

 

79)       Ka thënë Amr ibn el-Asi [radijAllahu anhu]: “Të folurit është sikurse ilaçi: nëse e merr sa duhet, të bën dobi, e nëse e shton dozën, të mbyt.”

80)       Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Zemrat janë sikur enët, vlojnë me atë që kanë brenda, ndërsa gjuhët janë sikur lugë. Kur njeriu të flet shikoje ngase gjuha e tij e nxjerrë atë që është në zemrën e tij e shijshme, e hidhur, e ëmbël apo e njelmët qoftë. Shijen e zemrës së tij ta tregon zhytja e gjuhës (lugës) së tij.”

81)       Ka thënë Imam Maliku [rahimehullah!]: “Nga teprica përfitohet në çdo gjë, me përjashtim në të folur ku teprica dëmton.”

82)       Ka thënë Ma’rufi [rahimehullah!]: “Të folurit e njeriut për gjërat që nuk i interesojnë (nuk i bëjnë dobi) është shkak i braktisjes së tij nga Allahu i Madhëruar.”

83)       Ka thënë Abdullah Ibni Mubareku [rahimehullah!]: “Braktise të folurit e panevojshëm, bekohesh për urtësi.”

84)       Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Të folurit është robi yt (sa e ke ne gojë) ndërsa kur të del nga goja jote, ti je robi i tij.”

85)       Ka thënë Ebu el-Ferexh Ibn el-Xheuzijj [rahimehullah!]: “Kush e ruan gjuhën për hire të Allahut në dynja, Allahu do t’ia bëj gjuhën të lehtë për ta shqiptuar shehadetin në momentin e vdekjes.”

86)       Ka thënë Evzaiu [rahimehullah!]: “Besimtari flet pak e punon shumë ndërsa hipokriti flet shumë e punon pak.”

87)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Gjuha është udhëheqësi i trupit: nëse iu bën keq gjymtyrëve, bëjnë edhe ato, e nëse fal, falin edhe ato.”

DUNJAJA

 

88)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Kush të garon në fe (devotshmëri), garoje, e kush të garon në dynja, hidhja në qafë atë!”

89)       Ka thënë Ibni Tejmije[rahimehullah!]: “Mos shiko në përbuzjen e shumtë të njerëzve që ia bëjnë dynjasë me motiv jo fetar sepse shumica e njerëzve të rëndomtë e përbuzin për shkak se nuk mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.”

90)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Besimtari në dynja është sikur robi, i cili angazhohet për ta liruar veten; ai (besimtari) nuk ndihet i sigurt në asgjë derisa ta takojë Allahun.”

91)       Ka thënë Sufjani [rahimehullah!]: “Puno për dynjanë aq sa do të jetosh në të dhe (puno) për ahiretin aq sa do të qëndrosh në të.”

92)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Sa vatër e mirë është dynjaja për besimtarin; ka punuar pak në të dhe ka marrë furnizimin prej saj për në Xhennet. Sa vatër e keqe është ajo për jobesimtarin dhe hipokritin: ai (jobesimtari apo hipokriti) ka kaluar netët në hiçgjë ndërsa është furnizuar prej saj për në Xhehennem.”

93)       Ka thënë Avn ibn Abdullah [rahimehullah!]: “Dynjaja dhe ahireti në zemër janë sikur dy krahët e peshores: njëri ulet aq sa ngritet tjetri.”

94)       Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Dynjaja ka mbetur mbrapa ndërsa ahireti është para, andaj bëhuni bij të ahiretit dhe mos u bëni bij të dynjasë.”

95)       Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Dynjaja është e shkatërruar ndërsa më e shkatërruar se ajo është zemra që e ndërton (jeton me) atë. Ahireti është vatër e ndërtuar ndërsa më e ndërtuar është zemra që e kërkon atë.”

96)       Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Feja jote do të vazhdoj të jetë e copëtuar për aq kohë sa zemra jote vazhdon të jetë e lidhur për dashurisë ndaj dynjasë.”

97)       Ka thënë Sufjan Theuriu [rahimehullah!]: “Ata mbretër ua kanë lënë juve ahiretin andaj lëruani dynjanë.”

98)       I është thënë Imam Shafiut [rahimehullah!]: Çfarë ke, përse e mban këtë shkop ndërsa nuk ke nevojë? “Që të përkujtoj se jam udhëtar” – qe përgjigjur.

99)       Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “O njeri! Shite dynjanë për ahiretin, që t’i fitosh të dyja bashkë ndërsa mos e shit ahiretin për dynja që t’i humbasësh të dyja bashkë!”

100)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Nuk po iu urdhëroj ta braktisni dynjanë, por mëkatet. Braktisja e dynjasë është çështje e preferuar ndërsa braktisja e mëkateve është çështje e obliguar ndërsa ju për të çuar në vend obligimet keni më shumë nevojë se për punë të mira dhe virtyte.”

101)  Ka thënë Ebu Hanife [rahimehullah!]: “Kush e vlerëson veten, e nënçmon dynjanë.”

102)  Ka thënë Malik ibni Dinari [rahimehullah!]: “Interesimi për ahiret të bie nga zemra jote në përputhje me nivelin e interesimit - mërzisë sate për dynjanë, dhe anasjelltas, interesimi për dynja të bie nga zemra jote në përputhje me shkallën e mërzisë – interesimit tënd për ahiret”

103)  Ka thënë Abdullah Ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Nuk ka njeri që nuk është në dynja mysafir ndërsa pasuria e tij peng; mysafiri shkon ndërsa pengu kthehet.”

104)  Ka thënë Muadh Ibni Xhebeli [radijAllahu anhu!]: “Besimtari nuk ndihet i qetë dhe as i pushueshëm pa mos lënë mbrapa urën e Xhehennemit...”

105)  Ka thënë Fudajl Ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Pak durim, shpërblim i përhershëm; pak nxitim, keqardhje e gjatë.”

106)  Ka thënë Llukman Hakimi [rahimehullah!]: “Dynjaja është një det i gjerë, në të cili janë fundosur të parët dhe të fundit. Nëse ke mundësi, atëherë le të jetë anija jote devotshmëria, municioni yt tevekkuli (mbështetja në Allahun), furnizimi yt vepra e mirë. Nëse shpëton, atëherë me mëshirën e Allahun, e nëse fundosesh, atëherë për shkak të mëkateve tua.”

MARRJA

ME GJËRAT E

PANEVOJSHME

107)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Prej shenjave se Allahu ia ka kthyer shpinën robit të Vet është kur punën e tij ta bëjë në gjëra që atij (robit) nuk i interesojnë.”

108)  Ka thënë Abdullah ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “...Braktisi veprat për të cilat do të kërkosh falje...”

LËMOSHA

109)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Lëmosha ka një ndikim të çuditshëm në largimin e fatkeqësisë, madje edhe nga mëkatari dhe i padrejti. Kjo ngase Allahu largon me të lloje të ndryshme të belave – fatkeqësive.”

110)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah]: “Allahu i dhuron lëmoshëdhënësit atë që nuk ia dhuron dorështrënguesit. Atë, si shpërblim nga vet lloji i veprës, e begaton në qenien, moralin, furnizimin, jetën dhe  shkaqet e fitimit të jetesës së tij.“

111)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Më është përmendur se veprat po garuakan ndërmjet vete ndërsa lëmosha po thënka: unë jam më e mira.”

SUKSESI

112)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah]: “Prijataria në dynja dhe lumturia në ahiret nuk arrihen ndryshe vetëm se pas një mundi të madh.”

DUAJA

 

113)  Ka thënë Ebu Dherri [radijAllahu anhu!]: “Duasë i mjafton nga veprat e mira (për tu pranuar) aq sa ushqimit i mjafton nga kripa (për tu ngrënë).”

114)  Ka thënë Enes ibni Malik [radijAllahu anhu!]: “Mos u tregoni të dobët në raport me duanë ngase askush nuk ka vdekur duke bërë dua.”

115)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Unë nuk e barti dertin e duasë por atë të pranimit të saj.”

116)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Kush lutet ndërsa përgjigja i vonohet dhe ai e braktis duanë është sikur ai që mbjellë farën, e ujit dhe e kultivon, ndërsa kur të afrohet koha e shirjes, e braktis.”

117)  Ka thënë Mejmun ibn Mehrani [rahimehullah!]: “Nëse njeriu shkon tek dera e Sulltanit (prijësit) ndërsa i mbyllet, le të shkojë në Shtëpitë e Allahut ngase ato janë të hapura, le t’i fal dy regate dhe le t’ia parashtroj kërkesën e vet.”

118)  Është pyetur Imam Ahmedi [rahimehullah!]: “Sa është largësia ndërmjet nesh dhe Arshit të Allahut?” ndërsa ka dhënë këtë përgjigje: “Një lutje e sinqertë nga zemra e sinqertë!”

119)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Mos e shih të vonuar përgjigjen (plotësimin) e duasë ndërsa ia ke mbyllë rrugën me mëkate.”

DHIKRI

 

120)  Ka thënë Muadh ibn Xhebeli [radijAllahu anhu!]: “Banorët e Xhennetit nuk do të përmallohen për asgjë nga dynjaja sa do të përmallohen për orët e kaluara pa e përkujtuar Allahun e Lartësuar!”

121)  Ka ardhur një njeri tek Hasan el-Basriu [rahimehullah!] dhe i është ankuar për vrazhdësinë që gjente në zemër. Hasani i tha: “Shkrije me dhikër (përkujtim të Allahut).”

122)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Sa njeri që kërkon falje nga mëkatet është i urryer ndërsa sa njeriu që hesht është i mëshiruar! Ky (i pari thotë): Estagfirullah! ndërsa zemra e tij është e shthurur kurse ky (tjetri) hesht por zemra e tij përkujton.”

123)  Ka thënë Habbab ibn el-Eretti [radijAllahu anhu!]: “Afrohu tek Allahu sa të mundesh por dije se nuk ka gjë më të dashur me të cilën afrohesh tek Allahut se sa të folurit e Tij (Kur’ani)!”

124)  Ka thënë Rebië ibn Enesi [rahimehullah!]: “Allahu e përkujton atë që e përkujton, ia shton atij që e falënderon dhe e ndëshkon atë që e mohon.”

125)  Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Dhikri për zemrën është sikur uji për peshkun. Si është gjendja e peshkut kur të ndahet prej ujit?!”

126)  Ka thënë Ebu Derdaja [radijAllahu anhu!]: “Kush vazhdon me përkujtimin e Allahut do të hyjë në Xhennet duke qeshur.”

127)  Ka thënë Ebu Derdaja [radijAllahu anhu!]: “Për çdo gjë ka element pastrues ndërsa element pastrues i zemrave është dhikri i Allahut të Madhëruar.”

128)  Ka thënë Malik ibni Dinari [rahimehullah!]: “Dëfryesit nuk kanë shijuar dëfrim sikur (dëfrimi nga) dhikri – përkujtimi i Allahut të madhëruar. ”

129)  Ka thënë Fudajl ibni Ijjadi [rahimehullah!]: “Na është transmetuar se Allahu i Madhëruar thotë: “Robi Im, më përkujto pas sabahut një kohë dhe pas ikindisë një kohë, të mjaftoj për gjërat ndërmjet tyre.”.”

130)  Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Butësia e zemrës ndodhë si pasojë e përkujtimit të Allahut (dhikrit), për shkak se përkujtimi i Allahut (dhikri) parasheh – përcakton përuljen e zemrës, përmirësimin dhe butësinë e saj si dhe largimin e shkujdesisë (neglizhencës) prej saj.”

131)  Ka thënë Imam Maliku [rahimehullah!]: “Mos flisni shumë nëse fjalët tuaja nuk janë dhikr (përkujtim) i Allahut, në mënyrë që zemrat tuaja të mos bëhen të vrazhda, e pastaj të mos iu bëjë dobi asnjë këshillë dhe të mos zë vend urtësia në to. Kjo ngase zemra e vrazhdë është larg prej Zotit por ju nuk e dini.”

132)  Një ditë juristi tabiin, Bekr el-Mazini [rahimehullah!], po ecte rrugës ndërsa para tij ishte një druvar (shitës drurësh), i cili ecte ndërsa përsëriste thëniet: estagfirullah (kërkoj falje o Allah!) dhe elhamdulilah (falënderimi qoftë për Allahun!). Bekri i tha: Po a nuk di tjetër veç këtyre? Po, di shumë, madje edhe Kur’anin e di përmendësh – iu përgjigj druvari dhe shtoi-, por, njeriu sillet në këtë botë ndërmjet mëkatit dhe mirësisë, kështu që unë kërkoj falje për mëkatin dhe e falënderoj Allahun për mirësinë.

133)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Në zemër ka një vrazhdësi, të cilën nuk e zhduk asgjë përveç dhikrit (përkujtimit) të Allahut të madhëruar. Robi duhet ta kurojë vrazhdësinë e zemrës së tij me dhikrin e Allahut të madhëruar.”

MENDIMI I MIRË

PËR ALLAHUN

134)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Nuk do të më pëlqente që llogaria ime (në botën tjetër) të kalonte tek prindërit e mi, për arsye se e di që Allahu është më i mëshirshëm me mua se prindërit e mi!”

NIJJETI

 

135)  Ka thënë Ikrimeja [rahimehullah!]: “Allahu e shpërblen robin e Tij për nijetin më shumë se që e shpërblen për veprën për shkak se në nijjet nuk ka syefaqësia.”

136)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Allahu e mëshiroftë njeriun, i cili kur të dojë të veprojë diç, ndalet dhe shikon: nëse është për Allahun, e bën, ndryshe, e braktis.”

137)  Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Njeriu shpërblehet edhe vetëm për nijetin,e dhe nëse nuk ka bërë punë, ndërsa nuk shpërblehet për punën e zhveshur nga nijeti. ”

138)  Ka thënë Mutarr-rrif ibn Abdullah [rahimehullah!]: “Përmirësimi i zemrës varet nga përmirësimi i veprës ndërsa përmirësimi i kësaj të fundit nga përmirësimi i nijetit.”

139)  Ka thënë Abdullah Ibni Mubareku [rahimehullah!]: “Ka vepër të vogël, të cilën e rrit nijeti, sikur që ka vepër të madhe, të cilën e zvogëlon nijeti.”

140)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Njeriu do të vazhdojë të jetë në gjendje të mirë për aq kohë sa e di se çfarë ia shkatërron veprën.”

141)  Ka thënë Zejd esh-Shami [rahimehullah!]: “Unë pëlqej të kam nijeti për çdo gjë, madje edhe për ushqim dhe pije.”

142)  Ka thënë Fudajl Ibni Ijjadi [rahimehullah!]: “Allahu do – kërkon prej teje nijetin dhe vullnetin tënd.”

143)  Ka thënë Ebu Derdaja [radijAllahu anhu!]: “Kush shkon tek shtrati (për të fjetur) ndërsa ka bërë nijetin (për tu zgjuar) për tu falur (natën) por që gjumi ia ka mundur derisa ka gdhirë, ai shkruhet sikur të jetë falur.”

ASKETIZMI

 

144)  Ka thënë Ibrahim ibn Ed’hemi [rahimehullah!]: “Asketizmi është tri lloje: asketizëm i obliguar: ky është në gjëra të ndaluara; asketizëm i preferuar: ky është në gjërat e lejuara dhe asketizëm shpëtues: ky është në braktisjen e dyshimeve.”

145)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Njerëzit do të vazhdojnë të të nderojnë përderisa t’i nuk ua merr (abuzon me) pasurinë e tyre. Nëse e bën këtë, atëherë ata do të përbuzin.”

146)  Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “Bëjuani shprehi syve të qarit ndërsa zemrave të medituarit.”

147)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Kam shijuar të hidhurat e dynjasë ndërsa nuk kam parë gjë më të hidhur se sa të kërkosh nga njerëzit.”

148)  Ka thënë Fudajl ibni Ijjadi [rahimehullah!]: “Njeriu ia ka frikën Allahut aq sa e njeh ndërsa është asket në dynja aq sa është kureshtar për ahiretin.”

149)  E kanë pyetur Abdullah ibni Mubarekun [rahimehullah!]: “Kush janë njerëzit? Ka thënë: Dijetarët. Kush janë mbretërit? Ka thënë: Asketët. Kush janë mendjelehtit? Ata që jetojnë (hanë) nga feja e tyre- u përgjigj.”

150)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Asketizmi në dynja nuk është duke ngrënë ushqimin e dobët dhe as duke veshur pelerinën (mantelin) por duke shkurtuar shpresën në të (dynja).”

151)  Ka thënë Ibrahim Ibn Ed’hemi [rahimehullah!]: “Çfarë kam unë me njerëzit?! Kam qenë në barkun e nënës sime i vetëm, do të hyj vetëm në varr, do të merrem në pyetje vetëm, do të ringjallem nga varri vetëm, nëse hyj në Xhennet, hyj vetëm, e nëse hyj në Xhehennem, hyj vetëm, kështu, çfarë pune kam unë me njerëzit?!”

152)  Ka thënë Vuhejb ibn Verdi: “Asketizmi në dynja është që të mos ndiesh keqardhje për atë që të kaluar (pa e fituar) dhe të mos gëzohesh për atë që ta ka dhënë prej saj.”

153)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Asketët në dynja janë njerëz që u këshilluan e morën mësim, u bindën e punuan: nëse gjejnë lehtësi, falënderojnë, ndryshe, nëse gjejnë vështirësi, durojnë.”

FALËNDERIMI PËR MIRËSITË

 

154)  Ka thënë Omer ibn Abdul Azizi [radijAllahu anhu!]: “Lidhni mirësitë e Allahut (që të mos iu ikin) me falënderimin për Allahun!”

155)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Falënderimi me zemër bëhet duke iu nënshtruar dhe bindur, me gjuhë duke lëvduar dhe pranuar (pohuar) dhe me gjymtyrë duke adhuruar dhe nënshtruar.”

156)  Ka thënë Mutarr-rrif ibn Abdullahu [rahimehullah!]: “Që të disponoj me shëndet dhe ta falënderoj Allahun është më e dashur tek unë se sa të sprovohem dhe të bëj durim. ”

157)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “...Shtimi i begative nga Allahu nuk do të ndalet derisa të mos ndalet falënderimi nga robi. ”

158)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Allahu do t’ia mundësojë njeriut të dëfrehet me mirësitë e Tij sa të do Ai ndërsa, nëse robi nuk falënderon, atëherë atë do t’i shndërrojë në ndëshkim.”

DURIMI

 

159)  Ka thënë Abdullah Ibni Mesudi [radijAllahu anhu!]: “Besimi është gjysmë durim e gjysmë falënderim!”

160)  Ka thënë Ebu Ali el-Enbari [rahimehullah!]: “Nëse gjërat të vështirësohen, atëherë shpreso në lehtësim ngase Allahu ka caktuar që lehtësimi të vijë pas vështirësisë. Nëse ndihesh i lënduar nga ndonjë fatkeqësi, bë durim, ngase arma më e mirë e njeriut në fatkeqësi është durimi...”

161)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Durimi është thesar nga thesaret e Xhennetit. Njeriu arrin tërë mirësinë me durimin edhe të vetëm një çasti.”

162)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Sikur durimi dhe falënderimi të ishin dy deve, nuk do të bezdisesha se cilën do ta shaloja.”

163)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Dijeni se durimi për çështjet (punët) është sikurse koka për trupin. Nëse ky i fundit mbetet pa kokë, atëherë prishet. Po kështu edhe çështjet - punët, nëse mbesin pa durim, prishen.”

TË DASHURIT E ALLAHUT

164)  Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Kush është i sinqertë në punët fetare, të cilat i kryen për Allahun, do të jetë nga evliatë e devotshëm të Allahut, të begatuarit me mirësinë e përhershme.”

MIQËSIA

DHE ARMIQËSIA

165)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Nëse e do njeriun për Allah pastaj ai shpik në fe (bën bidate) ndërsa ti nuk e urren, dije se ti nuk e ke dashur për hire të Allahut. ”

NAMAZI

 

166)  Ka thënë Selman Farisiu [radijAllahu anhu!]: “Namazi është peshojë: kush e plotëson, i plotësohet, e kush e lë mangu, ju e dini se çfarë thotë Allahu për ata që peshojnë (keq).”

167)  Ka thënë Abdullah ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Kë nuk e urdhëron namazi i tij për të mirë dhe nuk e ndalon nga e keqja, ai nuk do të bëjë tjetër vetëm se do ta largojë njeriun nga Allahu.”

168)  Ka thënë Thabit el-Benani [rahimehullah]: “Njeriu, pa plotësuar dy tipare: agjërimin dhe faljen, nuk do të mund të quhet adhurues (abid), edhe nëse i ka të gjitha tiparet tjera të mira. Ja, Unë po shikoj në të dashurit e Mi tash kur nata ka rënë. Nesër do t’i bëj të kënaqur të dashurit e Mi në Xhennetet e Mia!”

169)  Ka thënë Bekr el-Muzni [rahimehullah!]: “Nëse ke dëshirë të përfitosh nga namazi yt, thuaj: ndoshta unë nuk do të kam rastin të fal namaz tjetër!”

MYSAFIRI

 

170)  Ka thënë Ali ibn Hasani [rahimehullah!]: “Përsosmëri e burrërisë është që t’i shërbesh mysafirit ashtu siç iu shërbeu babai ynë, Ibrahimi [alejhiselam] personalisht dhe me gjithë familje.”

PADREJTËSIA

171)  Ka thënë Ibnu el-Xheuzijj [rahimehullah!]: “Padrejtësia përmban dy mëkate: të marrësh me pa të drejtë atë që i takon tjetrit dhe ta rivalizosh Zotin e Lartësuar duke e kundërshtuar dhe duke i bërë mëkat.”

NAMAZI

I NATËS

172)  Një njeriu iu ankua Ibrahim ibni Ed’hemi [rahimehullah!] se nuk mund të ngrihej natën për të fal namaz. I kërkoi t’ia përshkruante një ilaç. Ibrahim ibni Ed’hemi [rahimehullah!] i tha: “Mos i bë mëkat gjatë ditës, të ndihmon që të qëndrosh para Tij natën ngase qëndrimi yt para Tij natën është nderi më i madh, ndërsa mëkatari nuk e meriton këtë nder.”

173)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Jam privuar nga falja e namazit të natës për pesë muaj me radhë për shkak të një mëkati që e kam bërë.“

174)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Nata është e gjatë andaj mos e shkurto me gjumin tënd. dita është e pastër andaj mos e njollos me mëkatet tua.”

175)  Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Nëse nuk ke mundësi të falesh natën dhe të agjërosh ditën dije se je i privuar dhe se mëkatet të janë shtuar.”

176)  Ka thënë Ebu Sulejmani [rahimehullah!]: “Natarët (ata që falin namazin e natës) dëfrehen me natën e tyre më shumëse se epsharakët që dëfrehen me epshet. Po të mos ishte nata (namazi i natës), nuk do të doja të qëndroja (jetoja) në këtë botë. ”

177)  Ka thënë Seid ibn el-Musejjib [rahimehullah!]: “Njeriu do të falet natën ndërsa Allahu do t’ia bëjë një dritë në fytyrën e tij, për të cilën do ta dojë çdo mysliman. Do ta sheh ai që kurrë më parë nuk është takuar me të ndërsa do të thotë: Unë, vërtetë  e dua këtë njeri!”

178)  Është pyetur Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: Ç’është puna me ata që falen natën, i kanë fytyrat më të bukura? Hasani u përgjigj: “I kanë të tilla ngase janë vetmuar me Mëshiruesin ndërsa Ai i ka veshur (mbuluar) me dritën e Tij.”

179)  Shurejh ibni Hani [rahimehullah] ka thënë: “Nuk ka gjë me më pak vlerë që njeriu humb se sa një dremitje, të cilën e ka braktis (për të falë namaz nate).”

180)  Ka thënë Tavus ibn Kejsani [rahimehullah]: “A nuk ka njeri që të ngritet dhe të lexon dhjetë ajete gjatë natës që të gdhijë ndërsa ka fituar njëqind ose më shumë të mira.”

181)  Ka thënë Sulejman ibn Tarhani [rahimehullah!]: “Nëse syrit ia bënë shprehi gjumin, edhe ai e bënë shprehi, e nëse ia bën shprehi pagjumësinë (për të falë namaz), edhe ai e bënë.”

182)  Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!] e kapi për dore Husejn ibn Zijadin [rahimehullah!] dhe i tha: “O Husejn, Allahu i Madhëruar zbret çdo natë në qellin e dunjasë dhe dhe thotë: “Ka gënjyer ai që pretendon dashurinë Time ndërsa kur të vjen nata ai flen ndaj Meje (nuk më përkujton, nuk më lut, nuk falet). A nuk veçohet çdo i dashur me të dashurin e tij?!”

VLERA E

MUSLIMANIT

 

183)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Mos ta nënçmojë askush askënd nga myslimanët, për shkak se myslimani i vogël (në sytë tuaj) është i madh tek Allahu!”

VDEKJA

 

184)  Ka thënë Ebu Derdaja [radijAllahu anhu!]: “Nëse kujton të vdekurit, atëherë llogarite vetën si njërin në mesin e tyre.”

185)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Kujdesu për vdekjen që të të dhurojë jetën!”

186)  Ka thënë Evzaiu [rahimehullah!]: “Kush e shpeshton përkujtimin e vdekjes, edhe e pakta do t’i bëjë dobi dhe kush e di se fjalët i llogariten për vepra do t’i pakësohet të folurit.”

187)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Mos u bë prej atyre që ditën e vdekjes do ta zbulojë trashëgimia e tij dhe ditën e llogarisë peshorja e tij.”

188)  Ka thënë Mutarr-rrif ibn Abdullah [rahimehullah!]: “Vërtetë, kjo vdekja ua ka prishur të lumturve lumturinë e tyre andaj kërkoni lumturi (mirësi) në të cilën nuk ka vdekje.”

189)  Ka thënë Omer ibn Abdul Azizi [rahimehullah!]: “Unë nuk dua të më lehtësohen dhimbjet- agonitë e vdekjes. Ato janë gjëja e fundit që besimtarit ia shlyejnë mëkatet.”

190)  Ka thënë Ka’bi [radijAllahu anhu!]: “Kush e njeh vdekjen, do t’i lehtësohen sprovat e dynjasë dhe brengat e saja.”

191)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Vdekja ka zbuluar të metat e dynjasë duke mos i lënë vend të mençurit për gëzim në të.”

192)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Vdekjen nuk e dëshiron vetëm një njeri dyshues. Vdekja është ajo që të dashurin (njeriun) e afron tek i Dashuri (Krijuesi).”

193)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Nuk ka rob që ia obligon zemrës përkujtimin e vdekjes e të mos i zhvleftësohet (paraqitet e pavlerë) dynjaja atij.”

194)  Ka thënë Rebië ibn Huthejm [rahimehullah!]: “Besimtari nuk ka mysafir më të mirë që pret se sa vdekjen.”

XHAMITË

195)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Prikë (dhuratë martesore) e hyrive të Xhennetit janë pastrimi dhe ndërtimi i xhamive.”

196)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Xhamitë janë shtëpitë e Allahut në tokë ndërsa falësi është vizitor i Allahut. Është e drejtë (obligim) e të vizituarit që ta nderojë vizitorin!”

197)  Ka thënë El-Hakim ibn Umejri [radijAllahu anhu!]: “Bëhuni mysafirë në dynja ndërsa për shtëpi merrni xhamitë. Mësojuani butësinë zemrave. Meditoni dhe qani shumë. Le të mos iu përçajnë epshet.”

198)  Ka thënë Abdullah Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma!]: “Xhamitë janë shtëpitë e Allahut në tokë, të cilat iu bëjnë dritë banorëve (frekuentuesve) të tyre ashtu sikur që yjet e qiellit iu bëjnë dritë banorëve të tij (qiellit). ”

HIPOKRIZIA

199)  Ka thënë Nezzal ibn Sebreh: “Hipokriti në xhami është sikur zogu në kafaz.”

200)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Namazi i hipokritëve është namaz fiziku (trupi)e jo namaz zemre.”

201)  Ka thënë Vehb ibn Munebbihi [rahimehullah!]: “Atij, që të lëvdon me atë që ti nuk e ke (nuk e meriton), mos i zë besë që nesër nuk do të nënçmojë me atë që nuk e ke.”

202)  Ka thënë Uthmani [radijAllahu anhu!]: “Nuk ndodhë dikush ta fsheh një sekret e që Allahu të mos e shpërfaq atë në faqet e fytyrës së tij dhe lapsuset e gjuhës së tij.”

203)  Ka thënë Ibni Semaku [rahimehullah!]: “Sa njeriu që ta përkujton Allahun  ndërsa vet e ka harruar, sa njeriu që të frikëson nga Allahu ndërsa vet ka marr guxim për mëkate ndaj Tij, sa njeriu që thërret për tek Allahu ndërsa vet ikën prej Tij, sa njeriu e lexon Kur’anin ndërsa ai është i zhveshur nga ajetet e tij.”

RRUGA E DREJTË

 

204)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Çdokush që ia kthen shpinën të vërtetës, bie në të kotën.”

EPSHET

205)  Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Atij, mbi të cilin kanë mbizotëruar epshet dhe pasimi i tyre, do t’i ndalen burimet e suksesit.”

206)  Ka thënë Ibrahim ibni Ed’hemi [rahimehullah!]: “Xhihadi më i rëndë është xhihadi i epshit. Kush e privon nefsin e tij nga epshi, ai është veç i ka siguruar vetes rehatinë nga dynjaja dhe belatë e saj si dhe do të jetë i ruajtur dhe i paprekur nga të këqijat e saj. ”

207)  Ka thënë Suljeman ed-Darani [rahimehullah!]: “Çdo gjë ka ndryshk ndërsa ndryshku i zemrës është të ngopurit.”

208)  Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Ai që pretendon se ka bashkuar në zemër dashurinë ndaj dynjasë dhe Krijuesit të saj, ai ka gënjyer.”

TRAJTIMI I

TJETRIT

 

209)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Le të jetë fati i (sjellja e) myslimanit prej teje në tri gjëra: nëse nuk i bën mirë, mos i bë keq; nëse nuk e gëzon, mos e hidhëro; nëse nuk e lëvdon, mos e nënçmo.”

210)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Shtrëngimi i duarve (përshëndetja dorë për dore) rrit dashurinë. ”

211)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Duaje të dashurin me maturi ngase nesër mund të të bëhet i urryer dhe, urreje të urryerin tënd me maturi ngase nesër mund të të bëhet i dashur.”

212)  Ka thënë Rebië ibn Huthejmi [rahimehullah!]: “Njerëzit janë dy: besimtar dhe injorant. Sa i përket besimtarit, mos e shqetëso ndërsa sa i përket injorantit, mos e trajto me injorancë. ”

LUMTURIA

 

213)  Ka thënë Sa’diu [rahimehullah!]: “Adresa e lumturisë është sinqeriteti i robit për Zotin e tij dhe përkushtimi për t’iu bërë mirë njerëzve.”

214)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Kërkojeni ëmbëlsinë në namaz, Kur’an dhe dhikr. Nëse e gjeni, përgëzohuni dhe shpresoni, e nëse nuk e gjeni, dijeni se dera është e mbyllur.”

GJENERATAT

E PARA

 

215)  Ka thënë Ebu Hazimi [rahimehullah!]: “Kemi takuar njerëz, të cilët në adhurim ishin deri në atë gradë, që nuk pranon shtim.”

216)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Sa herë që koha është më afër me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam], e vërteta është më triumfuese (më me kuptim).”

217)  Ka thënë Abdullah Ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Kush dëshiron të merr për dikë për referencë, atëherë le t’i drejtohet atyre që kanë vdekur ngase për të gjallin nuk është e sigurt se nuk do të sprovohet (e të ndryshojë qëndrim, mendim).”

218)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Kush mediton në gjendjen e Sahabeve [radijAllahu anhu!] do të gjejë se ata ishin në kulm të punës me frikën maksimale ndërsa ne kemi bashkuar ndërmjet neglizhimit, madje atij ekstrem, dhe sigurisë. ”

PUNËT E MIRA

 

219)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Nëse të kalon ndonjë e mirë (pa e bërë), arrije, (që ta kryesh, të të mos kalojë), e nëse ajo të zë ty, atëherë ti paraprija asaj.”

220)  Ka thënë Ibnu-l-Verdi [rahimehullah!]: “Nëse ke mundësi që askush të të mos tejkalojë për tek Allahu, bëje!”

VËLLAZËRIA MYSLIMANE

 

221)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Besimtarit nuk i është dhënë asgjë më e mirë pas Islamit se sa një vëlla i mirë. ”

222)  Ka thënë Muxhahidi [rahimehullah!]: “Jam informuar se kur dy të dashur të shihen, t’i buzëqesh njëri tjetrit dhe të shtrëngojnë duart, atëherë mëkatet e tyre do t’i bien ashtu sikur që bien gjethet nga pemët. Por kjo punë është paksa e vogël?! – i thanë disa. Po thonë vepër e vogël ndërsa Allahu ka thënë: “Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzosh gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.” (el-Enfalë, 63).”

223)  Ka thënë Jahja ibni Ebi Kethir [rahimehullah!]: “Vëllai (në fe) më i mirë është ai që i thotë shokut të vet: eja të agjërojmë para se të vdesim. Ndërsa vëllai më i keq është ai që i thotë vëllait të tij: eja të hamë para se të vdesim.”

224)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Nëse dikush gjen dashuri (miqësi) nga vëllai i tij, la ta ruajë, ngase rrallë i ndodhë të begatohet me të.”

225)  Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Nuk ka kënaqësi që matet me kënaqësinë e shoqërimit të vëllezërve sikur që nuk ka mërzi që matet me mërzinë e ndarjes prej tyre.”

226)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Zini sa më shumë shokë besimtarë që të keni mundësi për shkak se ata ndërmjetësojnë në Ditën e Llogarisë.”

227)  Ka thënë Seid ibn Xhubejri [rahimehullah!]: “Kush teshtin në prani të vëllait të tij mysliman ndërsa ai nuk i dëshiron mëshirë (thënia: Allahu të mëshiroftë!), do ta ngarkojë me borxh, të cilin do ta merr-fitojë në Ditën e Kiametit.”

228)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Që t’ia përmbush një nevojë vëllait mysliman më është më e dashur se sa të qëndrojë në itikaf një muaj.”

229)  Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Braktisja e myslimanit të drejtë, bojkotimi dhe nënçmimi i tij është prej mëkateve të mëdha.”

230)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Dhënia përparësi vëllait mysliman (ar. el-ithar) është në maje të besimit.”

231)  Ka thënë Ejjub es-Sihtijani [rahimehullah!]: “Unë lajmërohem për vdekjen e një burri nga radhët e Ehlu Sunnetit ndërsa këtë e përjetoj sikur të më jetë këputur një gjymtyrë e trupit.”

232)  Katade [rahimehullah!] i kishte shkruar letër Evzaiut [rahimehullah!]: “ Nëse shtëpitë (vatrat) na kanë ndarë mua dhe ty, dije se ‘bashkimi islam’ është ai që na bën bashkë.”

233)  Ka thënë Vehb ibn Munebbihi [rahimehullah!]: “Shumoji sa më shumë vëllezërit, ngase, nëse nuk ke nevojë për ata, nuk të bëjnë keq, e nëse ke nevojë, të bëjnë mirë.”

234)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Tri gjëra të garantojnë dashuri në zemrën e vëllait tënd: t’ia paraprish me selam, t’i bësh vend ulje në mexhlis (ndejë, takim) si dhe ta thërrasësh me emrat më të dashur tek ai.”

KOLEKTIVI

 

235)  Ka thënë Abdullah ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Mbahuni për kolektivit ngase dora e Allahut është me kolektivin!”

236)  Ka thënë Amr ibni Mejmuni [rahimehullah!]: “Kolektiv (xhemat) konsiderohet ajo që përputhet me të vërtetën, qofsh edhe i vetëm.”

AMANETI

237)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Çuarja e amanetit ë vend është çelës i furnizimit.”

SEKRETET

 

238)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Sekreti është robi yt, kur ta lirosh, ti bëhesh rob i tij.”

239)  Ka thënë Ekthem ibn Sajfijj [rahimehullah!]: “Sekreti është prej gjakut tënd andaj shiko ku po e derdhë atë!”

TRADHTIA

 

240)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Tradhti është ta përhapësh (zbulosh) sekretin e vëllait tënd.”

PUNA, JO

PREJARDHJA

 

241)  Ka thënë Ibi Tejmije [rahimehullah!]: “Në Kur’an, nuk ka asnjë ajet të vetëm në të cilin dikush lëvdohet për prejardhjen e tij apo përbuzet.”

242)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Njerëzit dallojnë në bazë të ambicieve të tyre, jo në bazë të dukjes së tyre.”

243)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Mos e shiko kush flet por shiko çfarë flet.”

DITURIA

 

244)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Dituria tenton të vë kontakt me veprën: nëse i përgjigjet, mirë, ndryshe, ikën.”

245)  Ka thënë Ibni Ujejne [rahimehullah!]: “Dituria, nëse nuk të bën dobi, të dëmton.”

246)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Djalli e devijon njeriun sipas diturisë së paktë që ka.”

247)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Mjafton për dijen nder që ta pretendojë atë edhe ai që nuk e përvetëson.”

248)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Dituria është dy lloje: dituria e gjuhës, e cila është argumenti i Zotit tek njeriu dhe dituria e zemrës, e cila është dituria e dobishme. ”

249)  Ka thënë Imam Zuhriu [rahimehullah!]: “Nuk ka diç më të mirë me të cilën është adhuruar Allahu se sa dituria.”

250)  Ka thënë Sufjan Theuriu [rahimehullah!]: “Prindi duhet ta detyrojë fëmijën e tij për (të nxënë) dituri sepse është përgjegjës për të.”

251)  Ka thënë Seid ibn Xhubejri [rahimehullah!]: “Që ta përhap diturinë timë është më e dashur për mua se sa të shkoj me të në varrin tim.”

252)  Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Dituri është ajo që bën dobi, jo ajo që  ruhet (përmendësh.) ”

253)  Ka thënë Ebu Jusufi [rahimehullah!]: “Dituria nuk ta jep një pjesë të saj pa ia dhënë paraprakisht tërë veten tënde.”

254)  Ka thënë Ibnu-l-Xheuzijj: “Dituria dhe vepra janë binjakë ndërsa nënë kanë vullnetin e lartë.”

255)  Ka thënë Jahja ibni Ebi Kethir: “Dijetar është ai që ia ka frikërespekti Allahut të Madhëruar!”

256)  Ka thënë Muhammed ibni Sirini [rahimehullah!]: “Kjo dituri është fe andaj shikoni se prej kujt po e merrni fenë tuaj.”

257)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Kush e kërkon diturinë për hire të Allahut nuk do të vonojë e ajo do të paraqitet në përuljen, asketizmin dhe modestinë e tij. ”

258)  Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Dituria është mjet për tek çdo virtyt.”

259)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Në Kur’an çdo lëvdatë që është përmendur për robin, është rezultat i dijes, ndërsa çdo përbuzje dhe nënçmim është shkak i injorancës.”

260)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Sikur dija të mos kishte vlerë tjetër përveç asaj të afrimit tek Zoti i botëve dhe bashkëngjitja botës së melaikeve, do të mjaftonte, por si është puna kur krenaria e dynjasë dhe ahiretit është e varur prej saj dhe e kushtëzuara me arritjen e saj.”

261)  Ka thënë Dhehebiu [rahimehullah!]: “Dituria nuk është me transmetime të shumta por është dritë të cilën Allahu e hedh në zemër. Ajo kushtëzohet me pasim dhe ikje nga e kota (epshi) dhe shpikjet.”

262)  Kur e kanë pyetur Sha’biun [rahimehullah!] se prej nga e kishte tërë këtë dituri, ai është përgjigjur: “Nga mohimi i mbështetjes (në veten time), nga udhëtimi nëpër vende, nga durimi sikur durimi i gjërave të ngurta dhe nga hershmëria sikur hershmëria e korbave.”

263)  Ka thënë Esed ibn el-Furat [rahimehullah!]: “Bëhuni të zellshëm në kodifikimin e diturisë ngase me të arrini (të dy botët:) dynjanë dhe ahiretin.”

MIRËSITË

264)  Ka thënë Imam Ahmedi [rahimehullah!]: “Nëse ke dëshirë që Allahu përherë të të begatojë me të mira, përherë vepro sipas asaj që Ai do!”

265)  Ka thënë Ibnul Kajjimi [rahimehullah!]: “Nëse mirësia të afron tek Allahu, është mirësi, e nëse të largon prej Tij, është sprovë.”

JETA

266)  Ka thënë Nejsaburi [rahimehullah!]: “Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta.”

POLEMIKA

 

267)  Ka thënë Hatim el-Esammi [rahimehullah!]: “Gëzohem kur gjatë polemikës ia qëllon kundërshtari im ndërsa mërzitem kur gabon.”

268)  Ka thënë Berbehari [rahimehullah!]: “Takimet për tu këshilluar hapin derën e dobisë ndërsa takimet për të polemizuar, e mbyllin atë.”

269)  Ka thënë Evzaiu [rahimehullah!]: “Kur Allahu t’ia dëshirojë të keqen një populli, ia hap derën e polemikës ndërsa ia mbyll atë të punës.”

270)  Ka thënë Kulthum el-Atabi [rahimehullah!]: “Sikur të heshtte ai që nuk di për atë që nuk e di, polemika do të binte (nuk do të ndodhte).”

INJORANCA

271)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Mjafton për injorancën si dobësi se prej saj shfajësohet edhe ai që është në të.”

BARTJA

E FJALËVE

272)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Kujdes nga ai që të përcjell fjalët e të tjerëve ngase ai të tjerëve do tua përcjelle dhe fjalët tua.”

273)  Ka thënë Jahja ibni Ebi Kethir: “Dëmin që e bën një bartës fjalësh për një orë, magjistari nuk e bën për një muaj. ”

BIDATI

 

274)  Ka thënë Ejjub es-Sihtijani [rahimehullah!]: “Sa më shumë që të angazhohet bidatxhiu, aq më tepër largohet prej Allahut.”

275)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah]: “Kur fjalët e kota t’i janë bashkëngjitur mendimeve të rreme si dhe të përkrahen nga epshet mbizotëruese, atëherë mos pyet për ndërrimin e fesë më pas.”

PËRGOJIMI

 

276)  Ka thënë Buhariu [rahimehullah!]: “Kam shpresë ta takojë Allahun ndërsa të mos më merr në llogari për përgojim të askujt!”

277)  Ka thënë Ibnul Xheuzijj [rahimehullah!]: “Sa veprat e njerëzve të mirë i ka prishur përgojimi!”

278)  Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Sikur ta përgojoja dikë, do ta përgojoja nënën time ngase ajo më së shumti ka merita në veprat e mia të mria."

VETËPËRMBAJTJA

279)  Ka thënë Seid ibn Sulejman el-Medini [rahimehullah!]: “...Besimtari nuk e shfryn mllefin e tij ...”

SHOQËRIA

280)  Ka thënë Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma!]: “Mos qëndro me epsharakët ngase qëndrimi me ta është sëmurje e zemrës.”

ZILIA

281)  Ka thënë Muaviu [radijAllahu anhu!]: “Çdo njeri mund ta pajtoj (që të heq dorë nga diç e gabuar) përveç ziliqarit të ndonjë mirësie (të tjetrit), ngase atë nuk mund ta pajtojë asgjë me përjashtim të zhdukjes së mirësisë nga tjetri.”

MËKATET

 

282)  Ka thënë Muhammed ibn Vasië [rahimehullah!]: “Sikur mëkatet të kishin erë, askush nuk do të qëndronte afër meje.”

283)  Ka thënë Abdullah ibni Mubareku [rahimehullah!]: “Fatkeqësia më e madhe për njeriut është të di se është neglizhent ndërsa nuk bezdiset fare për këtë dhe as nuk mërzitet.”

284)  Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Mëkati rritet tek Allahu aq sa ti e merr për të vogël ndërsa zvogëlohet tek Allahu aq sa ti e merr për të madh.”

285)  Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Ndodhë që retë të kalojnë nëpër ndonjë  vend me ujë (shi), të cilin duan ta lëshojnë por nuk munden për shkak të të këqijave që kanë ndodhur në të.”

286)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Le të të mos mashtrojë thënia se njeriu do të ringjallet me ata që i do ngase çifutët dhe të krishterët i duan profetët e tyre por nuk janë me ata. Puno sipas veprave të atyre (që i do) që të ringjallesh me ata.”

287)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Baza e çdo të keqeje është shpikja e risive dhe pasimi i epshit.”

288)  Ka thënë Hasan l-Basriu [rahimehullah!]: “O biri i Ademit, Musai e kundërshtoi Hidrin [alejhimaselam] në tri gjëra ndërsa ai i tha: “Këtu është edhe ndarja jonë!” ndërsa ti e kundërshton Allahun disa herë gjatë ditës, a nuk ke frikë të të thotë: “Këtu është ndarja ndërmjet Meje dhe teje!”.”

289)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Vepër si mirazh (imazh i rremë), zemër të demoluar nga mungesa e devotshmërisë, mëkate sa numri i kokrrizave të rërës dhe dheut, pastaj shpreson në hyritë e një moshe?! Nuk ka mundësi, nuk ka mundësi, ti je i dehur fare pa pirë.”

290)  Ka thënë Ibrahim ibni Ed’hemi [rahimehullah!]: “Nëse gjatë natës flenë, gjatë ditës bredhë (poshtë e përpjetë), në mëkate i përhershëm, atëherë si do ta kënaqësh Atë që i ka në dorë çështjet tua? ”

291)  Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “Nuk është për tu çuditur me atë që nuk e ka gjetur kënaqësinë e adhurimit por me atë që e ka gjetur e pastaj e ka braktisë se si mund të durojë ndaj saj!”

KËSHILLA

 

292)  Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Besimtari mbulon (të metat) dhe këshillon ndërsa mëkatari (të) turpëron dhe qorton.”

293)  Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Kush e këshillon vëllanë e tij në fshehtësi, e ka këshilluar, ndërsa kush e bën këtë në publik, e ka zbuluar (nënçmuar). ”

294)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Vëlla e ke atë që t’i tregon të metat ndërsa shok atë që ta tërheq vërejtjen nga mëkatet.”

295)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Sa të shumta janë mësimet (rastet për mësim) por sa e paktë është konsiderata (marrja mësim).”

PËRULËSIA

 

296)  Ka thënë Abdullah Ibn Mubareku [rahimehullah!]: “Largohu nga shikimi i tepërt, bekohesh për përulësi.”

DEPONIMI

I PASURISË

297)  Ka thënë Seleme ibn Dinar [rahimehullah!]: “Atë që ke dëshirë ta marrësh me vete në ahiret, jepe sot, ndërsa atë që urren ta marrësh me vete, braktise që sot.”

POROSITË E

TË MENÇURVE

298)  Ka thënë Malik ibn Dinari [rahimehullah!]: “Burrat e mirë këshillonin njëri tjetrin për burgosje të gjuhës, për shpeshtim të kërkimfalje dhe për izolim.”

VEPRAT E MIRA

299)  Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Vepra më e mirë është ajo që shpreh respektin më të madh për Allahun dhe që për njeriun ka dobinë më të madhe.”

300)  Ka thënë Imam Ahmedi [rahimehullah!]: “Vendos për të mirën ngase ti vazhdon të disponosh  me të mirën për aq kohë sa e ke bërë nijjet (ke vendosur) për të.”

301)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Vepra më e mirë është performimit i asaj që e ka obliguar Allahu, përmbajtja nga ajo që e ka ndaluar Allahu dhe nijjeti – vendosmëria e sinqertë për atë që është tek Allahu i Madhëruar.”

PRANIMI

I VEPRAVE

302)  Ka thënë Ibnul Kajjimi [rahimehullah!]: “Sikur të bënte dobi vepra pa sinqeritet, Allahu nuk do t’i nënçmonte hipokritët.”

303)  Ka thënë Fedale ibn Ubejdi [rahimehullah!]: “Sikur ta dija se Allahu ka pranuar prej meje diç, qoftë edhe e vogël sa thërrmija, do të ishte më e dashur për mua se sa dynjaja dhe çfarë ka në të, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë; “Vërtetë, Allahu pranon vetëm nga të devotshmit.” (el-Maide, 27).”

304)  Ka thënë Sefarijini [rahimehullah!]: “Kush nuk e njëjëson të Adhuruarin (Allahun), e tërë vepra do t’i refuzohet.”

REFORMA

305)  Ka thënë Imam Maliku [rahimehullah!]: “Nuk do të përmirësohet i fundit nga ky ummet me tjetër vetëm se me atë që është përmirësuar edhe i pari i saj.”

KOHA, VLERA

DHE RUAJTJA E SAJ

 

306)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Ke kujdes e mos i shtyj – zvarrit gjërat për më vonë ngase ti je (vlerësohesh) sipas të sotmes sate e jo të nesërmes. Madje, edhe nëse ke të nesërme, bëhu në ti sikur je sot, sepse, nëse nuk ke të nesërme, nuk do të pendohesh për atë që e ke shpërfillur sot.”

307)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Sa herë që shpirtrat janë më të mëdhenj dhe ambiciet më të larta, trupi do të lodhet më shumë dhe mundësia për tu relaksuar do të jetë më e paktë. Koha po shkon ndërsa hiseja jote prej saj është ajo që ka qenë në adhurim për Allahun.”

308)  Ka thënë Ibnu-l-Xheuzijj [rahimehullah!]: “Si gëzohet në dynja ai dita e të cilit ia shkatërron muajin e tij, muaji i tij ia shkatërron vitin ndërsa viti jetën. Si dëfrehet ai, ymri i të cilit e çon drejt e në caktim dhe jeta drejt e në vdekje.”

309)  Ka thënë Seid ibni Xhubejri [rahimehullah!]: “Çdo ditë të cilën e përjeton besimtari është mirësi (pasuri) për të.”

310)  Ka thënë Muhammed ibn Abdu-l-Baki [rahimehullah!]: “Nuk kujtoj ta kam humbur një orë nga jeta ime në argëtim dhe lojë.”

311)  Një njeri i kishte thënë Amir ibn Abd Kajsit: Më fol! Amiri i tha: Ndale diellin (kohën po deshe të bisedoj me ty).

312)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Humbja e kohës është më e rëndë-vështirë se vdekja, sepse humbja e saj nënkupton shkëputje nga Allahu dhe ahireti ndërsa vdekja nënkupton shkëputje nga dynjaja dhe banorët e saj.”

313)  Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “E sotmja e kujt është sikur e djeshmja e tij është në mangësi (humbje).”

314)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Jam çuditur me atë që mërzitet për humbjen e pasurisë ndërsa nuk mërzitet  për humbjen e jetës.”

315)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Çdo ditë thërret: Unë jam ditë e re dhe për punën tënde dëshmitare.”

316)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “O biri i Ademit! Ti nuk je tjetër vetëm se ditë (grumbuj ditësh), sa herë që shkon një ditë, shkon një pjesë e jetës sate.”

317)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “O biri i Ademit! Dita jote është mysafiri yt, andaj trajtoje mirë, ngase kështu të braktis duke të të falënderuar. Ndërsa nëse e trajton keq, do të shkojë duke të përbuzur-nënçmuar.”

FRIKA

 

318)  Ka thënë Bekr ibn Abdullah el-Muzni [rahimehullah!]: “Shikova në haxhilerët tek qëndronin në Arafat ndërsa thashë: sikur të mos isha unë këto, me gjasë të gjithëve do t’iu faleshin mëkatet!”

319)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Allahu e ka sjellë paralel premtimin e Tij me kërcënimin e tij, që robi (në të njëjtën kohë) të jetë shpresues dhe i frikësuar.”

320)  Ka thënë Dhun Nuni [rahimehullah!]: “Njerëzit vazhdojnë të jenë në rrugë (të drejtë) për aq kohë sa nuk i ndahen frikës ndërsa kur këtë ta kenë humbur (larguar), atëherë humbin edhe rrugën. ”

321)  Ka thënë Seid ibn Xhubejri [rahimehullah!]: “Frika nënkupton t’ia kesh frikën Allahut derisa kjo të bëjë një pengesë ndërmjet teje dhe mëkatit...”

322)  Ka thënë Bishr el-Hafi [rahimehullah!]: “Frikësohu nga Allahu aq sa Ai ka mundësi kundër teje ndërsa turpërohu prej Tij aq sa Ai është afër teje.”

323)  Ka thënë Ibni Abbasi [radijAllahu anhuma!]: “Kujdes, t’ia kesh frikën Allahut që ta llogaritësh Atë shikuesin më të thjeshtë në ty!”

324)  Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Kush ia ka frikën Allahut, nuk do ta dëmtojë aksush ndërsa kush ia ka frikën të tjerëve pos Alalhut, nuk do t’i bëjë dobi aksush.”

325)  Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “Nuk ndodhë frika ta lërë një zemër e që kjo e fundit të mos shndërrohet në gërmadhë.”

326)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Shpresa dhe frika janë dy kafshët (mjetet) udhëtuese të besimtarit. ”

KUR’ANI

327)  Ka thënë Abdullah ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Nëse iu intereson dituria, atëherë shfletojeni Kur’anin ngase në të është dituria e të parëve dhe të mbramëve.”

328)  Ka thënë Ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Shtëpia më e vogël (në vlerë) është ajo që nuk ka asgjë në të nga Libri i Allahut, andaj, lexojeni Kur’anin sepse ju shpërbleheni për çdo germë me dhjetë të mira.”

329)  Ka thënë Enes ibni Malik [radijAllahu anhu!]: “Ka lexues që e lexon Kur’anin ndërsa Kur’ani e mallkon.”

330)  Ka thënë Amr ibn el-Asi [radijAllahu anhu!]: “Çdo ajet në Kur’an është një gradë (lartësimi) në Xhennet dhe një llambë ndriçues enë shtëpitë tuaja.”

331)  Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “Më ndodhë që për pesë net me radhë të falem duke lexuar vetëm një ajet, të cilin e përsëris dhe i kërkoj vetes sime të punon sipas asaj që parasheh ai. Sikur Allahu të mos më mëshironte me harresë nuk do të mundja ta tejkaloj një ajet të vetëm gjatë tërë jetës ngase për çdo meditim përfitoj një dije të re ndërsa çudirat e Kur’anit nuk marrin fund kurrë!”

332)  Ka thënë Uthmani [radijAllahu anhu!]: “Sikur zemrat tona të pastroheshin, nuk do të ngopeshin nga fjala e Zotit tonë. unë urrej që të më vijë një ditë ndërsa nuk shikoj (lexoj) në Mus’haf (Kur’an).”

SUNNETI

333)  Ka thënë Imam Zuhriu [rahimehullah!]: “Dijetarët tanë që kanë kaluar (në amshim) thoshin: Mbajtja për Sunnetit është shpëtim!”

334)  Ka thënë Ibn el-Atau [rahimehullah!]: “Kush ia bën vetes obligim etikën e Sunnetit, Allahu do t’ia ndriçojë zemrën e tij me dritën e dijes. Nuk ka pozitë më me nder se sa pasimi i të Dashurit (Muhammedit [alejhis salatu ves selam]) në urdhrat, veprat dhe moralin e tij.”

335)  Ka thënë Sufjan Theuriu [rahimehullah!]: “Nuk më është transmetuar asnjëherë asnjë hadith nga i Dërguari i Allahut e të mos kam punuar sipas tij, bile qoftë edhe një herë të vetme. ”

336)  Ka thënë Ebu Is’hak Ibrahim ibn Davudi [rahimehullah!]: “Shenjat e dashurisë ndaj Allahut janë dhënia përparësi-favorizimi i adhurimit të Tij dhe pasimi i profetit të Tij, [alejhis salatu ves selam].”

337)  Ka thënë Malik ibni Enes [rahimehullah!]: “Sunneti është anija e Nuhut: kush hipë në të, shpëton, e kush nuk hipë, fundoset.”

338)  Ka thënë Abdullah ibni Omeri [radijAllahu anhuma!]: “Njerëzit do të vazhdojnë të kenë në rrugë (të drejt) për aq kohë sa pasojnë gjurmët (Sunnetin).”

SINQERITETI

 

339)  Ka thënë Ibrahim ibën Ed’hemi [rahimehullah!]: “Nuk është treguar i sinqertë me Allahun ai që do famën!”

340)  Ka thënë Rebië ibn Huthejmi [rahimehullah!]: “Kush ka dëshirë që njerëzit ta dinë atë me të cilën disponon ai, ai është robëruar nga djalli, mallkimi qoftë mbi të! ”

341)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: ”Dije se robi rrugën për tek Allahu e përshkon me zemër, jo me trup dhe se devotshmëri është devotshmëria e zemrës, jo ajo e gjuhës.”

342)  Ka thënë Sufjan ibni Ujejne [rahimehullah!]: “Fshihi të mirat, siç i fsheh të këqijat.”

343)  Ka thënë Muhammed ibni Vasië [rahimehullah!]: “Ka patur burrë që ka qarë dyzet vite (në namaz nate) ndërsa gruaja e tij nuk e ka ditur këtë.”

344)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjim el-Xheuzijjeh [rahimehullah!]: “Po ta kërkoja dynjanë (sigurimin e furnizimit) nga një fyell (muzika) do të më ishte më e dashur se sa ta kërkoja me fe (duke e vënë fenë në shërbim të interesit personal).”

345)  Ka thënë Muhammed ibën el-Ala [rahimehullah!]: “Kush e do Allahun, dëshiron që mos ta njohin njerëzit!”

346)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Allahu sheh atë që ti e fsheh sikur që e sheh atë që ti e bën haptazi.”

347)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Vepra pa sinqeritet dhe pasim (nuk është në përputhje me Sunnetin) i ngjan udhëtarit, i cili ka mbushur torbën e tij me rërë, i cili e rëndon ndërsa nuk i bën aspak dobi.”

348)  Ka thënë Herem ibn Hajjan [rahimehullah!]: “Nuk ndodhë që njeriu të drejtohet kah Allahu me zemrën e tij e të mos drejtohet Allahu kah ai me zemrat e besimtarëve derisa ta begatojë me dashurinë e tyre.”

FEJA

 

349)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Kapitali i njeriut është feja andaj le të mos ia trashëgojë askujt (ta mbajë vet) dhe as të mos ia besojë askujt!(le të kujdeset për të vet).”

RUAJTJA

E SHIKIMIT

350)  Ka thënë Muhammed ibn Sirini [rahimehullah!]: “Unë më ndodhë ta shoh ndonjë grua në gjumë dhe e di se ajo nuk është gruaja ime andaj e largoj shikimin tim prej saj. ”

NEFSI

 

351)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “I lartësuar është Allahu! Në nefsin e njeriut ka mendjemadhësi të iblisit, zili të Kabilit, tirani të Adit, despotizëm të Themudit, guxim (për mëkat) të Nemrudit, kryelartësi të Faraonit, padrejtësi të Karunit, paturpësi të Hamanit, epsh të Belamit[1], dredhi të ithtarëve të së shtunës (as’habu-s-sebtit), arrogancë të Velidit dhe injorancë të Ebu Xhehlit.”

352)  Ka thënë Malik ibn Dinari [rahimehullah!]: “Allahu e mëshiroftë njeriun, i cili i thotë nefsit: A nuk je autor i këtij e këtij (mëkati)? Pastaj e përbuz, i vë një kapistër (e lidhë), e pastaj e detyron t’i përmbahet Librit të Allahut, kështu që ai (Kur’ani) është udhëheqës i tij.”

353)  Ka thënë Ebu Bekir el-Verr-rrak [rahimehullah!]: “Në rrugën tënde drejt Allahut ndihmoje veten duke braktisur të gjithë ata që të kanë penguar nga Allahu i Madhëruar. Mos u shoqëro me atë që të bën të mos merresh me Allahun e Madhëruar, sikur që është nefsi yt që e ke brenda vetes sate.”

354)  Ka thënë Muxhahidi [rahimehullah!]: “Kush e lartëson nefsin, e ka ulur fenë, e kush e ulë nefsin, e ka lartësuar fenë.”

355)  Ka thënë Ebu Jezidi [rahimehullah!]: “E çoja nefesin tim tek Allahu ndërsa qante (gjatë rrugës, ankohej) ndërsa kur arritëm, qeshte.”

LLOGARITJA

E VETVETES

356)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Nuk më ka rënë të merrem me diç më të rëndë për mua se vetja ime. Herë ka qenë për e herë tjera kundër meje.”

357)  Ka thënë Is’hak ibni Halidi [rahimehullah!]: “Nuk ka gjë që ia thyen shpinën djallit më shumë se thënia e njeriut: “Sikur ta dija se si do të më përfundojë jeta!” Me këtë rast Iblisi shfaqet pesimist dhe thotë: Po kur do të mashtrohet ky me punën e tij?!”

358)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah]: “Kur Zoti t’ia dojë të mirën një robi do t’ia tërheq pamjen e veprave të mira të tij nga zemra dhe informimin (e të tjerëve) për to nga gjuha e tij si dhe do ta bëjë të merret me mëkatin e tij, i cili do t’i rrijë para syve derisa të futet në Xhennet.”

E VËRTETA/

E KOTA

359)  Ka thënë Ibni Kajjim el-Xheuzijjeh [rahimehullah!]: “E vërteta është ajo në të cilën ka vdekur gjenerata e parë e Pejgamberit [alejhis salatu ves selam] dhe Sahabeve [radijAllahu anhum!] ndërsa nuk shikohet në ithtarët e shumtë të risive pas tyre.”

360)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Është e drejtë e peshores që të rëndohet kur të vendoset në të e vërteta, sikur që është e drejtë e saj të mos lëviz fare kur të vendoset e kota.”

361)  Ka thënë Malik ibni Dinari [rahimehullah!]: “E vërteta dhe e kota janë në dyluftim në zemrën e njeriut derisa njëra ta nxjerr tjetrën prej saj.”

362)  Ka thënë Ubejdil-lah ibn el-Hasen el-Anberijj [rahimehullah!]: “Që të jam bisht (i fundit) në të vërtetën është më mirë se të jam kokë (i pari) në të kotën.”

363)  Ka thënë Fudajl ibn Ijjadi [rahimehullah!]: “Paso rrugët e udhëzimit ngase nuk të dëmtojnë pasuesit e paktë. Ke kujdes nga rrugët e devijimit dhe mos u mashtro me të humburit e shumtë. ”

SHPËTIMI

364)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Errësirat janë pesë por çdo njëra prej tyre ka nga një llambë (dritë): mëkatet janë errësirë ndërsa dritë e tyre është pendimi; varri është errësirë ndërsa dritë e tij është namazi; peshorja është errësirë ndërsa dritë e saj la ilahe il-la Allah: sirati është errësirë ndërsa dritë e tij është bindja; ahireti është errësirë ndërsa dritë e tij është vepra e mirë.”

365)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Plaçka – mirësia e Ahiretit është në tri gjëra: respekt, mirësjellje dhe kundërshtim: respekt për Allahun, mirësjellje ndaj prindërve dhe kundërshtim djallit.”

URDHËRIMI

PËR TË MIRË DHE

NDALIMI NGA

E KEQJA

 

366)  Ka thënë Ebu Derdaja [radijAllahu anhu!]: “O do të urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja, o tua sjellë Allahu një udhëheqës tiran, i cili nuk respekton të vjetrit tuaj, nuk mëshiron fëmijët tuaj, luten kundër tij burrat e zgjedhur prej jush, por nuk iu plotësohet lutja, kërkoni ndihmë, por nuk ndihmoheni, kërkoni falje, por nuk iu falen mëkatet.”

367)  Hudhejfeja [radijAllahu anhu!] në pyetjen se kush ishte i vdekur i gjallë kishte thënë: “Ai që nuk ndalon të keqen me dorë, gjuhë apo zemër.”

368)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Nuk ka hajr në njerëz që nuk janë këshillues sikur që nuk ka hajr në njerëz që nuk i duan këshilluesit.”

369)  Ka thënë Sufjan Theuriu [rahimehullah!]: “Mua më ndodhë ta shoh ndonjë të keqe dhe të mos flas e pastaj urinoj gjak.”

370)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja vetëm se ai që ka tri tipare: i butë (sjellshëm) në atë që urdhëron dhe ndalon, i drejtë në atë që urdhëron dhe ndalon dhe i ditur për atë që urdhëron dhe ndalon.”

PADREJTËSIA

371)  Ka thënë Abdullah ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Kush i ndihmon një tirani në dhunën e tij ose ia mëson ndonjë argument me të cilin zhvleftëson të drejtën e myslimanit, ai ka tërhequr pas vete hidhërimin e Allahut ndërsa do t’i ngarkohet edhe barra e mëkatit.”

372)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Dita e të dëmtuarit (ar. madhlumi) ndaj zullumqarit do të jetë më e rëndë se dita e zullumqarit ndaj të dëmtuarit.”

373)  Ka thënë Omer ibn Abdul Azizi [radijAllahu anhu!]: “Nëse të shtyn mundësia (fuqia) jote ndaj njerëzve që t’iu bësh padrejtësi atyre, atëherë përkujtoje mundësinë (fuqinë) e Allahut ndaj teje!”

MBËSHTETJA

NË ALLAHUN

374)  Ka thënë Omeri [radijAllahu anhu!]: “Unë nuk bezdisem fort se si gdhij, se a gdhij në atë që kam dëshirë apo që urrej, ngase unë nuk e di se a është hajri (e mira) në atë që unë dua apo urrej.”

375)  Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Robi ka nevojë të kërkojë ndihmë nga Allahu për kryerjen e obligimeve, braktisjen e të ndaluarave dhe durimin në caktime (kadere).”

SHPRESA

376)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Kush bën një mëkat ndërsa Allahu e ka mbuluar në këtë botë, (le të shpresojë se do t’i mbulohet edhe në ahiret ngase) Allahu është më bujar se sa t’ia zbulojë atë robit në ahiret. Dhe, kush bën mëkat ndërsa ndëshkohet në këtë botë, (nuk do të ndëshkohet në botën tjetër ngase) Allahu është më i drejtë se sa t’ia bëjë një ndëshkim të dytë robit në ahiret.”

377)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Nuk ndodhë robi të ketë shpresë të gjatë e të mos bëjë keq. ”

378)  Ka thënë Avn ibn Abdullah ibn Utbe [rahimehullah!]: “Sa njeriu është që pret një ditë e nuk e plotëson; sa njeriu e pret të nesërmen e nuk e arrin; sikur të shikonit në exhel (vdekje) do ta urrenit shpresën dhe mashtrimin e saj.”

DASHURIA PËR ALLAHUN

379)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Nuk është i sinqertë ai që pretendon dashurinë e Allahut ndërsa nuk i ruan kufijtë e Tij (shkel ndalesat e Tij). ”

SPROVA

380)  Ka thënë Ebu Bekri [radijAllahu anhu!]: “Nuk ka të mirë në të mirën, pas së cilës pason zjarri, sikur që nuk ka të keqe në të keqen, pas së cilës vjen Xhenneti.”

381)  Ka thënë Aliu [radijAllahu anhu!]: “Çdo gjë fillon e vogël për tu rritur më pas, përveç fatkeqësisë, e cila fillon e madhe ndërsa shkon duke u zvogëluar.”

KADERI

382)  Ka thënë Abdullah Ibni Mes’udi [radijAllahu anhu!]: “Kush pajton me caktimin e Allahut, ai (caktimi) do të ndodhë ndërsa ai do të shpërblehet. Ndërsa kush nuk pajton, caktimi do të ndodhë por vepra e tij do të shkatërrohet.”

383)  Ka thënë Ibrahim ibni Ed’hemi [rahimehullah!]: “Kush nuk pajton me caktimin e Allahut, le të del jashtë qiellit të Tij, por ku të shkojë kur e tërë gjithësia është nën qiellin e Tij?!”

384)  Ka thënë Ali ibn el-Husejni [rahimehullah!]: “Njeriu më i pasur është ai që ka pajtuar me atë që ia ka dhënë Allahu.”

ZEMRA

385)  Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Kur zemrat e njerëzve të jenë përmirësuar dhe të mos ketë mbetur vullnet për dikë përveç për Allahun, atëherë do të përmirësohen edhe gjymtyrët, të cilat nuk do të lëvizin vetëm se për Allahun dhe në atë që është kënaqësia e Tij.”

386)  Ka thënë Ibni Tejmije [rahimehullah!]: “Zemrat e sinqerta dhe lutjet e mira janë ushtri që nuk mundet.”

387)  Ka thënë Sulejman ed-Darani [rahimehullah!]: “Kur zemra të ndiej uri, pastrohet dhe zbutet ndërsa kur të ngopet, verbërohet.”

388)  Ka thënë Jahja ibn Muadhi [rahimehullah!]: “Ilaçi i zemrës është në pesë gjëra: leximin e Kur’anit me të medituar, zbrazjen e stomakut (mosngopjen), namazin e natës, përgjërimin në mesnatë dhe shoqërimin me njerëz të mirë.”

389)  Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi: “Zemra sëmurët sikur që sëmuret turpi ndërsa shërimin e ka në pendim; ajo ndryshket, sikur që ndryshket pasqyra ndërsa pastrimi është me dhikr-përkujtim të Allahut; ajo zhvishet, sikur që zhvishet trupi, ndërsa stoli (mbulim) është devotshmëria: ajo ndien uri dhe etje, sikur trupi ndërsa ushqim dhe pije për të janë dija, dashuria, mbështetja në Allahun dhe kthimi (pendimi).”

LUFTIMI I DJALLIT

390)  Ka thënë Ibni Rexhebi [rahimehullah!]: “Kur njeriut t’i jetë vështirësuar brenga, ai ka nevojë ta luftojë djallin e mallkuar sepse ai i vjen dhe e bën pesimist, e  hidhëron, kështu që ka nevojë ta luftojë dhe largojë atë.”

BRENGAT

391)  Ka thënë Ibni Hazmi [rahimehullah!]: “Kur të flenë njeriu, ikën nga dynjaja dhe harron çdo gëzim e mërzi. Sikur këtë ta bënte edhe kur të zgjohej sepse kështu do të arrinte lumturinë e plotë.”

AHIRETI

 

392)  Është pyetur Imam Ahmedi [rahimehullah!] se kur njeriun e gjen qetësinë ndërsa ka thënë: “Në hapin e parë që e vë në Xhennet.”

393)  Ka thënë Omer ibn Abdul Azizi [rahimehullah!]: “Nuk ka vendpushim për robin vetëm se nën hijen e pemës Tuba (në Xhennet).”

394)  Ka thënë Imam Shafiu [rahimehullah!]: “Nuk kam parë asgjë sikur zjarri, ikësi prej të cilit flenë, dhe as sikur Xhenneti, kërkuesi i të cilit flenë.”

395)  Ka thënë Ka thënë Ibnu-l-Kajjimi [rahimehullah!]: “Robi ka Zot, të Cilin do ta takojë, dhe shtëpi, në të cilin do të banojë, andaj, ai duhet ta bëj të kënaqur Zotin e tij para takimit dhe ta ndërtojë shtëpinë para banimit.”

FQINJËSIA

396)  Ka thënë Hasan el-Basriu [rahimehullah!]: “Fqinjësia e mirë nuk nënkupton largimin e të këqijave por durimin e tyre.”

FAMA

397)  Ka thënë Sufjan eth-Theuriu [rahimehullah!]: “Shpëtimi është që të duash të mos njihesh.”

HUTBEJA

398)  Ka thënë Seid ibn Xhubejri [rahimehullah!]: “Që të goditem në kokë disa herë me kamxhik është më e dashur për mua se sa të flas ndërsa Imami mban hutben e Xhumasë.”

ADHURIMI

399)  Ka thënë Malik ibni Dinari [rahimehullah!]: “Merre respektin – adhurimin për Zotin si tregti që të fitosh pa patur mall fare.”

LIDHJA ME ZOTIN

400)  Ka thënë Bekr el-Muzni [rahimehullah!]: “Po kush është sikur ti, o biri i Ademit! Të është lënë mundësia ndërmjet teje, mihrabit (për namaz) dhe ujit (abdesit), sa herë të duash del para Allahut ndërsa mes teje dhe Tij nuk ka përkthyes – ndërmjetësues. ”

 


[1] Ka qenë fallxhor, të cilin e kishte dërguar mbreti për të mallkuar çifutët ndërsa ai i kishte bekuar ata.


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013