Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SUKSESI PËR TË GJITHË

Iban Mekdonaldi është Drejtor i Përgjithshëm i një fabrike të veçantë për prodhimin e pjesëve këmbyese të makinave. Një ditë mori një ofertë të madhe për prodhim të një sasie të madhe të këtyre pjesëve, por, për shkak të vlugut të punëve, nuk ishte i sigurt nëse do të mund t’i kryente me kohë apo jo. Problem ishte po kështu afati i kërkuar për prodhimin e tyre, e që, në rrethana normale, ishte i pamundshëm. Por, Ibani nuk o dorëzua. Ai thirri në një takim nëpunësit dhe ua prezantoi ofertën, duke iu treguar për interesin që do të kishte fabrika dhe edhe vet punëtorët, sikur që iu tregoi edhe për detajet e ofertës, afatin e prodhimit me theks të veçantë.

Di ndokush prej jush të më tregojë për ndonjë mënyrë se si do të mund ta realizonim këtë kërkesë në afatin e paraparë? – pyeti ai.

Duhet të shtojmë orët e punës apo të ndajmë më shumë përgjegjësi? – pyeti prapë.

Punëtorët dhanë ide dhe mendime të ndryshme, por në fund, të gjithë, me vendosmëri pranuan ta marrin përsipër realizimin e kësaj kërkesë, dhe realisht, ata, nën moton ‘Po, ne mund ta bëjmë atë!’ ia arritën që në afatin e paraparë ty kryejnë punën e marrë përsipër.

Para se të marrësh vendime, konsulto edhe të tjerët. Diskuto me gruan, fëmijët, punëtorët, pyeti se cili do të ishte veprimi më i duhur. Mundohu të gjesh tek ata gjëra që i motivojnë për punë dhe mos u trego koprrac që suksesin t’ia atribuosh vetëm vetes sate. Le të jetë suksesi i të gjithëve!

Mos nënçmo ata që kanë përvojë më pak se ti apo janë në moshë më të re. Bindu se dy mendje janë më të suksesshme se një!


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013