Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KRAHASIM NDËRMJET AKTIVITETIT TË MISIONIT TË KRISHTERË DHE THIRRJES ISLAME

Nëse ndalesh dhe bën një krahasim ndërmjet aktiviteteve që kryhen në emër të misionit të krishterë dhe atij Islam do të ndihesh keq dhe me zemër të thyer. Revista Familja (El-usreh), në numrin e saj të 104-të, ka zhvilluar një intervistë me një prift të kthyer në Islam, i cili, përveç tjerash, ka zbuluar edhe disa dallime ndërmjet këtyre dy misioneve. Në vazhdim disa prej këtyre sa për të bërë krahasime.
 

Aspekti i krahasimit

Misioni i krishterë

Thirrja islame  

Përkrahja materiale

Përkrahje nga qeveritë perëndimore dhe kompanitë – bizneset e mëdha.

Përkrahje modeste dhe këtë nga njerëz të vullnetit të mirë, të cilët, megjithëkëtë, hasin në probleme dhe vështirësi të mëdha për të dedikuar këto fonde për Thirrjen islame.

Vakëfet

Ndërtesa të mëdha, të hyra dhe alternativa të taksave.

Shumë pak vakëfe.

Administrata

Administrim i madh, i fuqishëm dhe i studiuar shkencërisht.

Administrim individual që nuk i nënshtrohet asnjë vlerësimi.

Kualifikimi i thirrësve  

Përgatitet që nga fëmijëria

Vazhdimisht ndjek kurse të rëndësishme shkencore

Studion karakteristikat e popullit tek i cili dërgohet për mision

Flet së paku tre gjuhë

Merr pagë të majme

-    Dërgohet në mision spontanisht

-    Shumica nuk njohin më shumë se gjuhën arabe

-    Nuk di si t’i drejtohet populli tek i cili dërgohet

-    Nuk merr pagë të mirë

Përmasat e misionit

-    Thirrje për të përqafuar fenë

-    Përgatitje për profesione të ndryshme përfituese

-    Hapje të radiove

-    Ndihma materiale

-    Ofrim të trajtimeve mjekësore

-    Themelim të fakulteteve shkencore

-    Përkufizim në dhënie të ligjëratave

-    Ndonjëherë shpërndarje e literaturës fetare

-    Rrallë ndonjë ndihmë

-    E edhe më pak ofrim të trajtimeve mjekësore.

Marrëdhënie e brendshme

-    Marrëdhënie me diplomatët dhe ambasadorët e vendeve perëndimore

-    Marrëdhënie me ministrinë e punëve të brendshme

-    Marrëdhënie me mjetet e shtypit dhe informimit

 

-    Zakonisht nuk ekzistojnë raporte dhe marrëdhënie zyrtare

-    Shpesh puna kryhet në fshehtësi, gjë që çon edhe në mbylljen e këtyre misioneve

Përbërja e ekspeditës thirrëse  

Mjek, infermier, mësues, menaxhim financiar, menaxhim të furnizimit me ushqime, vetura, aeroplanë.

Thirrës (hoxhë) dhe furnizim me ndihma.

 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013