Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËR NAMAZIN SI MESAZH I ISRASË DHE MIRAXHIT

Një nga porositë më të drejtpërdrejta të Israsë dhe Miraxhit është namazi. Është obligimi i vetëm që është urdhëruar drejtpërdrejtë nga Allahu pa ndërmjetësimin e Xhibrilit. Për këtë edhe thuhet, namazi është miraxhi i besimtarit. Namazi, në kontekst me këtë ngjarje madhështore islame, është edhe mënyra se si përjetohet ose duhet përjetuar ajo. Jemi dakorduar kur kemi folur për disa ditë të veçanta në Islam se ne duhet të merremi me mësimet dhe mesazhet e tyre e jo me manifestime të thata dhe shterpe. Nëpërmjet këtyre mësimeve ne arrijmë ta matim edhe nivelin e reflektimit të tyre në jetën tonë të përditshme.

Kështu, për të ditur se sa reflekton mësimi i Israsë dhe Miraxhit dhe sa është i pranishëm në jetën tonë, do të bëjmë tre pyetje, nga përgjigjet e të cilave do të zbulojmë këtë gjë: 
-      Si e perceptojmë namazin në kuptimin normativ?
-      Si e përjetojmë namazin në kuptimin shpirtëror?
-      Si e kryejmë namazin?

SI E PERCEPTOJMË NAMAZIN NË KUPTIMIN NORMATIV?

Namazi është prej shtyllave të fesë, është obligim fetar për secilin besimtar, është diçka që nuk paramendohet për besimtarin ta lë. Është përmendur se në disa rajone të shtetit islam, dijetarë nuk kanë diskutuar fare për lënien e namazit, pasi që nuk kanë mundur ta paramendojnë lënien e namazit nga besimtari.

Si e perceptojmë ne normën për namaz?

A është namazi obligativ për ne apo ende e trajtojmë si punë të mirë, që do të thotë se bën mirë nëse e kryen e nëse jo nuk ka të keqe?
A e ke diskutuar ndonjëherë me veten tënde se nëse nuk fal namaz, mund të mos jesh fare mysliman? Pejgmaberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: Ndërmjet njeriut dhe ndërmjet pabesimit është lënia e namazit.” (Buhariu) Mos i bëni Allahut shok dhe mos e braktisni namazin me qëllim, sepse kush e braktis atë me qëllim, ai ka dalë nga feja.” (Ebu Hatimi në Sunen)
 
SI E PËRJETOJMË NAMAZIN NË KUPTIMIN SHPIRTËROR?

Allahu i Madhëruar adhurimin, ku bën pjesë edhe namazi, si diç me të cilën arrihej qetësia shpirtërore. "Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.“ (Err-Rra’d, 28)
Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] namazin e cilësonte po kështu si burim kënaqësia. “Më është bërë kënaqësia shpirtërore në namaz!” –thoshte. Madje, kur ndiente ndonjë shqetësim a brengë, e urdhëronte Bilalin të thërriste për namaz duke i thënë: Na bë të pushojmë me namaz, o Bilal!
Nëse ne kemi probleme, atëherë a e kërkojmë shërimin e problemit në namaz?
A i përulemi Allahut apo nxitojmë tek të tjerët që të kërkojmë zgjidhje para se ta lusim Allahun?

SI E KRYEJMË NAMAZIN?

Nëse nuk e përjeton namazin shpirtërisht, atëherë ke defekt në kryerjen e namazit. Alalhu i Madhëruar në Kur’an dhe i Dërguari i Tij, Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] na kanë mësuar se namazi duhet të kryhet. Në Kur’an në disa vende thuhet: jukimune-s-salat; ekimu es-salat; ekame-s-salat; ekimi-s-salat, që kanë kuptimin kryeje namazin. Pra, jo vetëm falu thjesht, por kryeje namazin në përputhje me rregullat. Një njeri, u fal ndërsa Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] i tha: Ktheu dhe falu sepse ti nuk je falur! Njeriu u kthye dhe u fal, por prapë Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ia tha të njëjtat fjalë. Prapë u fal, prapë ia tha të njëjtat fjalë. Pastaj njeriu th se nuk dinte të falej ndryshe. Pejgamberi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] e mori dhe ia mësoi namazin se si duhej falur me kujdes. (Hadithin e transmeton Tirmidhiu.)

Ne si falemi?

A i kryejmë rukutë dhe sexhde siç duhet?

A jemi të përkushtuar sa duhet?

Në vazhdim do tiu rrëfej për një mtodë konkrete se si mund të arrijmë ta falim namazin siç duhet e pastaj edhe ta shijojmë dhe përjetojmë atë.

Isam Ibn Jusufi kishte dëgjuar për një të ri në xhami i cili përmendej për asketizëm. Ishte Hatim el-Esammi. Iu tha nxënësve të tij: Ejani të shkojmë dhe ta pyesim, nëse (di të) na përgjigjet, ulemi dhe e dëgjojmë.

Kur hyri në Xhami, Kadiu e pyeti:

O djalosh, më trego për namazin!

Më pyet për etikën apo për formën e namazit? –ia ktheu djaloshi

U çudit Kadiu dhe tha në vete: Çudi, i bëmë një pyetje ndërsa ai e ktheu në dy pyetje!

Më trego për etikën e namazit! – i tha Kadiu.

Atëherë djaloshi tha: Etika e namazit është:
  • të ngrihesh me urdhër (dëgjon ezanin-thirrjen, që për ty është urdhër nga Allahu),
  • të ecësh me llogari (në shpërblimin e Allahut për shkuarjen në xhami dhe për faljen e namazit),
  • të hysh me nijjet (të çiltër dhe të sinqertë vetëm për Allahun),
  • të bësh tekbirin me nderim (që askush dhe asgjë nuk është më i madh se Allahu),
  • të lexosh me tertil (ta lexosh me përkushtim, kujde dhe duke iu përmbajtur rregullave),
  • të bësh rukunë me përulje,
  • të bësh sexhde me nënshtrim  modesti,
  • të bësh tehijjatin me sinqeritet (kur thua esh-hedu en la ilahe il-la Allah dhe esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve Resuluhu ta thuash me siqneritet), dhe
  • të japësh selamin me mëshirë (duke u lutur për mëshirë për muslimanët mbarë).
Po për formën e namazit?- e pyeti Kadiu.
  • Ta vendosësh Qabenë para ballit tënd (sikur e ke Qabenë përpara),
  • Mizanin para syve (sikur ti e shikon peshoren e veprave tua),
  • Siratin nën këmbë,
  • Xhennetin në anën e djathtë,
  • Xhehennemin në anën e majtë,
  • Melekun e vdekjes pas teje duke të kërkuar, dhe
  • Të mos dish nëse të është pranuar apo jo namazin – iu përgjigj djaloshi.
Prj kur falesh kështu – e pyeti Kadiu.

Prej njëzet vitesh –iu përgjigj djaloshi.

Kadiu u kthye kah nxënësit e vet dhe iu tha: Ejani ta bëjmë kaza namazin e pesëdhjetë viteve!
Rrëfimin, në një version më të shkurtër, e ka shënuar Ebu Nuajmi në Hiljetu-l-Evlija, 8/74.
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013