Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FITËR BAJRAMI DHE XHUMAJA

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!

Rreth çështjes së rënies së Fitër Bajramit në Ditën e Xhuma dhe faljes së Namazit të Xhumasë në këtë ditë janë dhënë tri mendime:
  1. Duhet falur patjetër edhe xhumanë dhe këtë bazuar në tekstet fetare që në mënyrë të përgjithshme flasin për obligimin e faljes së Xhumasë.
  2. Xhumaja për banorë të zonave të thella e të largëta, nëse e kanë falur Namazin e F. Bajramit, bie. Këtë e thanë bazuar në fjalën e Uthman b. Affanit, i cili kur ua fali njerëzve F. Bajramin liroi njerëzit e asaj kategorie nga prezantimi në Namazin e Xhumasë vetëm atë ditë. 
  3. Mendimi i trete, i cili ehte edhe më i vërteti, liron nga falja e Namazit të Xhumasë atë që ka falur Namazin e F. Bajramit me përjashtim të Imamit.
Ky mendim ehte praktikë e transmetuar nga Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij, si: Omeri, Uthmani, I. Mes’udi, I. Abbasi, I. Zubejri, [radijAllahu anhum] etj, dhe nuk është rrëfyer të kenë polemizuar sahabet rreth kësaj.
Sa iu përket ithtarëve të dy mendimeve të para ekzistojnë mundësitë që atyre të mos iu kenë arritur thëniet e Muhammedit [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] se në ditën kur ra F. Bajrami dhe Xhumaja, ai liroi nga falja e Xhumasë ata që kishin falur F. Bajramin, dhe, tekstualisht, kishte thënë:

أيها الناس إنكم قد أصبتم خيرا فمن شاء أن يشهد الجمعة فليشهد فإنا مجمِّعون
O ju njerëz, ju keni realizuar një të mirë të madhe; kush do le ta falë xhumanë (e kush nuk do është i lirë) ndërsa ne do ta falim.”[1]

Zejd b. Erkami rrëfen se Muavije e kishte pyetur atë: A të ka rënë të përjetosh me Muhammedin, [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] dy bajrame (F. Bajramin dhe Xhumanë)? Po, i thashë, ai e fali Bajramin në fillim të ditës ndërsa për Xhuma liroi që të mos e falin ata që e kanë falur Bajramin e tha:

من شاء أن يُجمِّع فليجمع
Kush të do le të vijë për Xhuma.”[2]

Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi [sal-laAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

قد اجتمع في يومكم هذا عيدان، فمن شاء أجزأه من الجمعة وإنا مجمعون

Në këtë ditë u janë bashkuar dy festa; kush të do le të mos vijë në Xhuma ngase Namazi i Bajramit i vlen edhe për të. Sido që të jetë, ne do ta falim atë.
[3]

Nëse Xhumaja nuk falet kjo nuk do të thotë se nuk falet edhe Namazi i Drekës. Xhumaja nuk falet për arsye se qëllimi i saj është tubimi i njerëzve dhe këshillimi i tyre, gjë të cilën e realizon qysh në mëngjes Namazi i F. Bajramit.

Sikur Xhumaja të obligohej patjetër kjo do të ishte një rëndim për njerëz meqë ata në këtë ditë shfrytëzojnë rastin për vizita tek të afërmit dhe kështu qëllimi i festës disi do të zbehej. Pastaj është ligj fetar që nëse dy festa bashkohen në një ditë dhe janë të një lloji, ngase siç F. Bajrami dhe Kurban Bajrami janë festa po kështu edhe Xhumaja është festë, njëra shkrihet në tjetrën siç shkrihet abdesi në gusëll (pastrimin e tërë trupit).

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen dhe shokët e tij!
 
Burimi: http://www.alimam. ws/index. php?pg=artv&ref=676
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
8 tetor 2007, e hënë
Reinach, Aarau, Zvicër
 


[1] Transmeton Taberaniu në Mu’xhemu’l kebir, 13591.

[2] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 945.

[3] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu ve daifu suneni Ebi Davud, 948.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013