Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
EBU BEKIR BAKIL-LANIU DHE DIALOGU ME MBRETIN ROMAK

Bakilaniu qe dërguar në një mision tek një mbret romak, i cili, në prani të priftërinjve, kishte nxitur një debat me Imamin. Në të vërtetë, ishte Imam Bakilaniu ai që kishte hapur këtë debat. Me të hyrë, kishte përshëndetur mbretin i cili ia kishte prezantuar patrikun kryesor, të cilin Bakilani e kishte pyetur për familjen: ‘SI JENI, SI E KENI FAMILJEN, FËMIJËT SI JANË?’ Mbreti qe nervozuar duke i thënë se ata nuk martohen dhe nuk lindin fëmijë. Atëherë Imami ia ktheu: E konsideroni vetën për të ndershëm nëse nuk martoheni dhe nuk lindi fëmijë ndërsa Allahun e akuzoni se është martuar me Merjemen dhe nuk e konsideroni për të ndershëm - të pastër nga fëmijët?! Mbretit iu shtua hidhërimi edhe më shumë. Po ti çfarë tha për Aishen? Mbreti e akuzonte nënën e besimtarëve në moral, ndërsa Imami, duke dashur ta zhvleftësojë këtë shpifje dhe akuzë të pabazë, i drejtohet kësisoj: Aisheja është martuar, por nuk ka lindur fëmijë, ndërsa Merjemja nuk është martuar dhe ka lindur fëmijë, atëherë kë duhet akuzuar?! Natyrisht, Imami nuk e ka akuzuar Merjemen për nderin e saj, Allahu na ruajt, Imami ka akuzuar personazhin e rrejshëm dhe mitologjik që të krishterët kanë krijuar për Merjemen, duke dashur që me një krahasim logjik të zhvleftësojë bindjet që të krishterët kanë për Merjemen dhe Isanë alejhimasselam. Pra, nëse sipas logjikës tuaj një grua e martuar dhe që nuk ka lindur fëmijë po u akuzuaka për të pandershme, atëherë si të veprojmë me gruan që nuk është martuar dhe ka lindur fëmijë, cila duhet të quhet e pandershme?! Problemi është diskutuar duke mos involvuar drejtpërdrejtë Merjemen dhe Aishen në debat por duke tërhequr paralele ndërmjet rasteve për të bërë zhvleftësim logjik sipas botëkuptimit të palës kundërshtare. Përfundimisht, synimi i Imamit është që të zhvesh nga akuzat dhe shpifjet edhe Aishen por edhe Merjemen. Mbreti u hidhërua edhe më shumë. Po, Profeti juaj, ka marrë pjesë në luftëra?- pyeti. Po! – iu përgjigj Imami. Ka marrë pjesë në front?- pyeti përsëri. Po! – iu përgjigj Imami. A ka fituar?- pyeti mbreti. Po! – iu përgjigj Imami. A ka humbur në beteja?- pyeti mbreti. Po! – iu përgjigj Imami. Atëherë si ka mundësi të jetë profet dhe të humb?!- pyeti me habi mbreti. Është Zot dhe kryqëzohet?! – pyeti Imami. Mbreti dhe suita e tij mbetën të shtangur nga përgjigja (pyetja). Priftërinjtë këshilluan mbreti që para se të ishte vonë ta nxirrte jashtë vendit Imam Bakilaniun. Tregimi në detaje është përmbledhur në Munadharatu El-Imam El-Bakil-lani li-n-nesara bi-hadreti melikihim.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013