Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Vetëm 720 orë

Ahmed Abdu-l-Gani Al Mahmud
720 orë është totali i orëve sa ka muaji i madhërishëm i Ramazanit (kuptohet nëse muaji ka 30 ditë). Çdokush ka mundësi që t’i shfrytëzojë ato madje siç është më së miri, dhe ja ne, në vijim, u sjellim – propozojmë hapa praktik për shfrytëzim maksimal të çdo kohe të ditës së Ramazanit.
Hapi i parë: Qëllim të mirë
Qëllim – nijeti është shumë me rëndësi ngase është bazë mbi të cilën ndërtohen veprat dhe pikërisht në saje të nijetit njeriut arrin majat.
 
 
 
I madhëruar qoftë Allahu që na furnizon për nijjetet tona!
 
 
 
Ka thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam:
 
 
 
“ من صام رمضان إيمانا و احتسابا ، غفر له ما تقدم من ذنبه
 
Kush agjëron Ramazanin me besim dhe llogari (në shpërblimin e Zotit), atij do t’i falen mëkatet e kaluara.”[1]
 
 
 
Hapi i dytë: Vendosmëria për punë dhe aktivitet
 
 
 
Ka thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam:
 
 
 
“إذا اكتنز الناس الذهب والفضة فاكتنزوا هذه الكلمات : اللهم إني أسألك الثبات في الأمر والعزيمة على الرشد
 
Kur njerëzit të kenë deponuar arin dhe argjendin, atëherë ju depononi këto fjalë: O Zoti im! Unë të lus për përforcim në çështje (fe) dhe vendosmëri në të drejtën!”[2]
 
 
 
Hapi i tretë: Lexo ndonjë broshurë që shtjellon agjërimin, dispozitat dhe edukatën përkatëse me të, në mënyrë që të njoftohesh përgjithësisht me këtë adhurim madhështor në islam.
 
 
 
Hapi i katërt: Falja e pesë kohëve namaz në xhami
 
 
 
27 (shkallë[3]) x 5 (kohë namaz) = 135 grada ditore që mund të fitosh vetëm prej namazit. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
 
 
 
“صلاة الجماعة تفضل صلاة الفذ بسبع وعشرين درجة
 
Namazi me xhemat tejkalon (në shpërblim) namazin vetëm për njëzeteshtatë shkallë.”[4]
 
 
 
Hapi i pestë: Kur’ani Fisnik
 
 
 
Planifiko që gjatë çdo dite të lexosh nga dhjetë xhuza (pjesë). Si?
 
 
 
Të shkosh në xhami bashkë me muezzinin (në kohën kur ai e hap xhaminë) dhe pas faljes së sunnetit të lexosh një xhuz derisa të vijë koha e namazit, e pastaj, pas namazit të lexosh edhe një tjetër. Kësisoj, brenda një dite lexon 1/3 e Kur’anit.
 
 
 
Hapi i gjashtë: Ndërtimi i një shtëpie në Xhennet
 
 
 
Këtë mund ta arrijmë duke u kujdesur për faljen e sunneteve të namazeve gjatë ditës. nëse falim 2 rekate sunnet para sabahut, 4 para dhe 2 pas drekës, 2 pas akshamit dhe 2 pas jacisë (farzit), atëherë do arrijmë ndërtimin e një shtëpie të tillë. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
 
 
 
“من صلى اثنتي عشرة ركعة في يوم وليلة ، بني له بهن بيت في الجنة
 
Kush falë 12 rekate gjatë ditës dhe natës, atij do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet.”[5]
 
 
 
Hapi i shtatë: Ushqe agjëruesit
 
 
 
Agjëro Ramazanin më shumë se një herë në të njëjtën kohë duke ushqyer agjëruesit ngase Muhammedit, alejhi’s selam ka thënë:
 
 
 
“من فطر صائما كان له مثل أجره ، غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيئا
 
Kush ushqen një agjërues (i ep iftar) ai ka shpërblimin edhe të tij edhe pse këtij të fundit nuk i pakësohet fare shpërblimi.”[6]
 
 
 
Hapi i tetë:  Haxh dhe Umre cdo ditë
 
 
 
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
 
 
 
“من صلى الصبح في جماعة ثم قعد يذكر الله حتى تطلع الشمس ثم صلى ركعتين كانت له كأجر حجة وعمرة قال قال رسول الله صلى الله عليه وسلم تامة تامة تامة
 
Kush fal sabahun në xhemat pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli, për të falë më pas dy regate, ai ka shpërblimin sikur të ketë bërë një haxh dhe umre – dhe tha i Dërguari i Allahut- të plotë, të plotë, të plotë!”[7]
 
 
 
Hapi i nëntë: Lëmosha qoftë edhe me diç simbolike
 
 
 
Ka thënë i Dërguari i Allahut, alejhi’s selam:
 
 
 
“اتقوا النار ولو بشق تمرة
 
Frikësojuni zjarrit qoftë edhe më një gjysmë hurmeje!”[8]
 
 
 
Po kështu ka thënë i Dërguari i Allahut, alejhi’s selam:
 
 
 
“مَنْ تَصَدَّقَ بِعَدْلِ تَمْرَةٍ مِنْ كَسْبٍ طَيِّبٍ ، ثُمَّ لا يَصْعَدُ إِلَى السَّمَاءِ إِلا طَيِّبٌ فَإِنَّ اللَّهَ تَعَالَى يَتَقَبَّلُهَا بِيَمِينِهِ ، ثُمَّ يُرَبِّيهَا لَهُ ، كَمَا يُرَبِّي أَحَدُكُمْ فَلُوَّهُ حَتَّى تَكُونَ مِثْلَ الْجَبَلِ
 
Kush jep lëmoshë nga pasuria e fituar me të mirë (hallal) qoftë edhe sa një hurme, (vëni re me të mirë) ngase Allahu nuk pranon asgjë përveç së mirës, Allahu do ta pranojë atë me të djathtën e Tij dhe do t’ia rritë pronarit, ashtu siç ndonjëri prej jush e rrit mëzin e tij, madje derisa të (rritet e të) bëhet sa kodra.”[9]
 
 
 
Hapi i dhjetë: Jetës adhuruese shtoja 83 vite
 
 
 
Kur vinte Ramazani, Pejgamberi, alejhi’s selam iu thoshte shokëve:
 
 
 
“وفيه ليلة خير من ألف شهر
 
…dhe në të është një natë, më e mirë se njëmijë muaj…”[10]
 
 
 
Hapi i njëmbëdhjetë: Mbaji lidhjet familjare
 
 
 
Mbaji lidhjet familjare dhe interesohu për ta çdo ditë ngase kjo të sjell jetë, pasuri dhe dashuri. Ka thënë i Dërguari i Allahut, alejhi’s selam:
 
 
 
“تعلموا من أنسابكم ما تصلون به أرحامكم فإن صلة الرحم محبة في الأهل مثراة في المال منسأة في الأثر
 
Mësoni nga loza – gjenealogjia juaj atë që do t’i mbani lidhjet tuaja familjare me të, ngase mbajtja e tyre të sjell dashuri (të ndërsjellë) në falje, shtim në pasuri dhe jetëgjatësi në gjurmë (jetë, pasardhës).”[11]
 
 
 
Hapi i dymbëdhjetë: Mos anashkalo 30 lutje të pranuara
 
 
 
Para vetes ke shansin e pranimit të (së paku) 30 lutjeve, kështu që përpilo një listë lutjesh për fe dhe dunja dhe çdo ditë para iftarit lutu për to. Ka thënë i Dërguari i Allahut, alejhi’s selam:
 
 
 
“إن للصائم عند فطره لدعوة ما ترد قال سمعت عبد الله يقول عند فطره : اللهم إني أسألك برحمتك التي وسعت كل شيء أن تغفر لي – زاد في رواية : ذنوبي Vërtet, agjëruesi në kohën e iftarit ka (në dispozicion) lutje që nuk i refuzohet. E kam dëgjuar Abdullahun të jetë lutur në iftarin e tij: O Zoti im, të lus me mëshirën Tënde që përfshin çdo gjë që të më falësh – në një transmetim tjetër ka shtuar- mëkatet e mia!”[12]
 
 
 
Burimi: http://saaid.net/mktarat/ramadan/501.htm
 
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI, 2011
 
[1] Hadithi është autentik. Shih: Sahihu-l-xhamii, 6325.
 
[2] Hadithi ka rrugë të ndryshme transmetimi që njëra forcon tjetrën dhe kështu nuk mund të quhet i dobët.
 
[3] Kaq shpërblehet namazi në xhemat në krahasim me atë në shtëpi.
 
[4] Transmeton Buhariu.
 
[5] Transmeton Muslimi.
 
[6] Transmeton Tirmidhiu ndërsa hadithi është hasenun sahih.
 
[7] Shih: Et-Tergib ve-t-Terhib, 1/220. hadithi ka gradën autentike, hasen apo të ngjashme.
 
[8] Transmeton Buhariu.
 
[9] Transmeton Buhariu.
 
[10] Shih: Et-Tergib ve-t-Terhib, 2/118. Hadithi ka gradën hasen.
 
[11] Hadithi ka sened xhejjid.
 
[12] Hadithi është autentik.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013