Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
RREGULLA DHE PARIME NË DA’VE

Abdullah bin Abdul Hamid El Etherijj

 

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin për Muhammedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!

Të thirrurit në Rrugën e Allahut – Da’veja është ndër veprat me më së shumti nderë dhe ndër adhurimet më të çmuara; është veçori dhe tipar i dalluar i profetëve [alejhimusselam], sikur që është punë dhe detyrë më e spikatur e evlijave [të dashurve] dhe asfijave [të zgjedhurve] nga robërit e sinqertë të Allahut. Allahu ka thënë:

 E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: "Unë jam prej myslimanëve?“ (Fussilet, 33)

Duatët [thirrësit, misionarët myslimanë] janë elitë e përzgjedhur e ummetit islam, për shkak se detyra të cilën e kryejnë parasheh patjetër që të jenë shembuj që pasohen dhe modele që ndiqen. Tek ata duhet të reflektojë mesazhi në të cilin i thërrasin njerëzit me dije dhe argumente.

Allahu i Madhëruar ka kërkuar prej këtij ummeti që nga bijtë e tij të nxjerr grup njerëzish që thërrasin në fe ndërsa kjo nuk është një punë e lehtë dhe që nuk kërkon angazhim serioz dhe sakrificë të vazhdueshme. Pikërisht për këtë, përmbajtja e këtij artikulli që përmbledh rregulla dhe parime se si duhet zhvilluar thirrjen, në mënyrë që të jenë një ndihmesë për thirrësit dhe një rrugë për të korrur sukses.

 

1.

Thirrja në Rrugën e Allahut - Da’veja është rrugë shpëtimi në këtë dhe botën tjetër, sepse “Që Allahu ta udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më mirë për ty se sa të posedosh pasuri të çmuar.”(Hadith.)

Shpërblimi realizohet me të thirrur dhe nuk kushtëzohet me pranimin ose jo të të thirrurve. Thirrësi është i detyruar të angazhohet dhe të jap mundin e tij ndërsa suksesi është nga Allahu i Madhëruar. Përgatitja e thirrësit është kusht, fitorja nga Allahu është premtim, ndërsa Da’veja, në objektiva dhe rezultate, është formë prej formave të Xhihadit.

2.

Konfirmimi i metodologjisë së të parëve tanë që përmblidhet në metodologjinë e Ehlu Sunnetit dhe Xhematit, e që njihet për mesatarinë, gjithëpërfshirjen, maturinë dhe distancimin nga çdo lloj ekstremi.

Po kështu kjo metodologji pikënisje ka dijen fetare, e cila nënkupton dijen në raport me Kur’anin dhe Sunnetin. Kjo është mbrojtje nga dështimi dhe dritë që ndriçon rrugën e profetëve [alejhimusselam].

3.

Përkushtimi për të themeluar kolektivin mysliman dhe për të unifikuar fjalën e tyre rreth të vërtetës, dhe këtë mbi bazën e parimit: “Fjala e Teuhidit është bazë për teuhidin (unifikimin) e fjalës.”

Grupimet fanatike që sot po përçajnë myslimanët dhe po thellojnë ndasitë ndërmjet tyre duhet të largohen. Çdo grup në Da’ve duhet të ketë parasysh se botëkuptimi i vërtetë i grupit të tyre është grup prej myslimanëve, e assesi grupi i myslimanëve. (Pra, ata nuk janë myslimanët e vetëm. Ata janë vetëm një pjesë e myslimanëve. Përkthyesi.)

4.

Lojalizmi duhet të jetë ndaj fesë, jo ndaj individëve. E vërteta është më jetëgjatë se individët, dhe, po deshe të njohësh ithtarët e së vërtetës, njihe të vërtetën së pari.

5.

Thirrja për në bashkëpunim dhe në çdo gjë që na shpie tek bashkëpunimi dhe largimi nga përçarja dhe çdo gjë që na çon tek ajo. Duhet ta ndihmojmë dhe përkrahim njëri tjetrin ndërsa aty ku ka hapësirë për mendim ndryshe dhe diskutim, duhet ta këshillojmë njëri tjetrin por gjithnjë duke u ruajtur që të mos kalojmë në urrejtje.

Parim tek lëvizjet dhe grupet e moderuara islame është të bashkëveprojnë dhe unifikohen, e në rast se jo, të mbështesin njëri tjetrin, në rast se jo, atëherë të bashkëjetojnë, ndryshe mund të kenë përfundim të keq.

6.

Individi, që i përket një grupi a lëvizje, të mos jetë fanatik i tij/saj, por të pranoj me shpirtgjerësi çdo kontribut dhe angazhim të mirë që e ofrojnë të tjerët.

7.

Mospajtimi në çështje dytësore të fesë parasheh/obligon këshillimin dhe dialogun e assesi kundërshtimin dhe konfliktin.

8.

Vetëkritika, vetëllogaria dhe vetëvlerësimi i përhershëm.

9.

Mësimi i etikës së kundërshtimit dhe thellimi në bazat dhe kriteret e dialogut, duke pranuar rëndësinë që kanë dhe duke përvetësuar mjetet e tyre.

10.

Mospërgjithësimi i normave dhe gjykimi me maturi i individëve. Korrektësi është të gjykosh botëkuptimet, jo strukturat (individët).

11.

Dallimi ndërmjet qëllimit dhe mjetit, p.sh. Da’veja është qëllim ndërsa lëvizja, grupi apo qendra janë mjete.

12.

Pandryshueshmëria në qëllime (objektiva) dhe fleksibiliteti në mjete. (Qëllimet ngelin qëllime ndërsa mjetet mund të ndryshojnë sipas kohës. Përkthyesi)

13.

Dhënia përparësi gjërave sipas rëndësisë së kanë. Çështjet dytësore apo sekondare duhet të jenë në vendin, kohën dhe rrethanat përkatëse.

14.

Shkëmbimi i përvojave ndërmjet thirrësve dhe ndërtimi i metodologjisë mbi përvojat e të mëparshmëve është çështje me rëndësi. Thirrësi nuk duhet ta konceptojë vetëm as si i pari dhe as si i fundit që ka filluar të thërret në këtë fe. Nuk guxon ta konsiderojë veten të panevojshëm për këshillat dhe udhëzimet e të tjerëve.

15.

Respektimi i dijetarëve të dalluar për personalitetin dhe dijen e tyre: merret dija prej tyre, nderohen dhe respektohen, nuk nëpërkëmbet nderi i tyre, nuk paragjykohet për qëllimet e tyre dhe nuk akuzohen apriori. Dijetarët, për aq kohë sa hulumtojnë dhe angazhohen, edhe nëse gabojnë, nuk fajësohen, por as nuk shfajësohen.  Mjafton fakti që ata janë njerëz dhe gabojnë sikur të gjithë të tjerët por për shkak të angazhimit të tyre, vlera, nderi dhe pozita mbesin të paprekura.

16.

Mendimi i mirë për myslimanët dhe interpretimi i mirë i fjalëve dhe mendimeve të tyre, duke ua mbuluar të metat në publik dhe duke i këshilluar për to në vetmi.

17.

Nëse dominojnë të mirat e ndonjë individi, atëherë të këqijat nuk i përmenden, përveç për ndonjë interes. Po kështu, nëse dominojnë të këqijat e dikujt, atëherë nuk i përmenden të mirat, nga frika që puna e tij mund t’i pështjellët dikujt.

18.

Përdorimi i terminologjisë fetare dhe shmangia e përdorimit të terminologjive të huaja, si shura në vend të demokracisë.

19.

Medhhebet juridike janë pasuri dhe thesar i çmuar i ummeti, të cilat i studiojmë dhe përfitojmë prej tyre pa shfaqur ndonjë fanatizëm a anshmëri. Medhhebet nuk mohohen tërësisht, mohohen vetëm interpretimet që nuk kanë mbështetje ndërsa kriter për interpretimet e tyre kemi Kur’anin dhe Sunnetin.  

20.

Përcaktimi i qëndrimit të matur dhe arsyeshëm karshi perëndimit dhe qytetërimit të tij: përfitojmë nga shkencat e tij empirike në përputhje me rregullat dhe normat e fesë sonë.

21.

Afirmimi i rëndësisë së shura-së (konsultimit) në Da’ve dhe domosdoshmëria e të mësuarit të esencës dhe thelbit të konsultimit.  

22.

Thirrësi është pasqyrë e thirrjes së tij dhe shembull praktik i saj, andaj le të jetë shembull dhe model.

23.

Duhet aplikuar metodologjinë e urtësisë dhe këshillës së mirë, ashtu siç Allahu na ka mësuar:

Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.”(En-Nahl, 125)

24.

Thirrësi duhet të shquhet për durimin, i cili, jo vetëm që është tipar profetësh, por edhe vendimmarrës për suksesin në mision.

25.

Thirrësi duhet të largohet nga interpretimet radikale dhe vështirësimi i gjërave. Duhet të aplikojë lehtësimin dhe butësinë aq sa feja ka lënë hapësirë për to.

26.

Myslimanin hulumton për të vërtetën ndërsa në mision guximin për ta proklamuar të vërtetën është domosdoshmëri. Por, nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, atëherë mos e thuaj as të pavërtetën. Ik prej saj!  

27.

Kujdes nga plogështia dhe pasojat e saj. Thirrësi nuk guxon të tregohet indiferent karshi kësaj dukurie dhe formave të trajtimit të saj.

28.

Thirrësi duhet të ketë kujdes nga propagandat dhe thashethemet për shkak të pasojave dhe ndikimit negativ që kanë në shoqëri.

29.

Kriter i vlerësimit është devotshmëria dhe kryerja e veprave të mira, duke anashkaluar çdo përkatësi tjetër gjeografike, etnike, grupore, lëvizje, etj.

30.

Metodologjia më e preferuar në Da’ve është që të vërtetat islame të prezantohen fillimisht ndërsa të mos merret me dyshimet që të tjerët kanë hedhur për Islamin. Kësisoj njerëzve iu japin një peshore për të vërtetën. Po kështu, i thërrasim për në bazat e fesë ndërsa iu flasim sipas nivelit të tyre intelektual sepse njohja e karakteristikave të të thirrurve është mjet për udhëzimin e tyre.

31.

Thirrësit dhe lëvizjet islame përherë duhet t’i mbështeten Allahut dhe të kërkojnë ndihmën prej Tij. Duhet të besojnë fuqishëm se Ai që udhëheq me Da’ven dhe mbron thirrësit dhe iu jep sukses është Allahu  dhe se feja dhe çdo gjë tjetër është e Allahut të Madhëruar.

 

Këto rregulla që përshkruam më lartë janë të përfituara nga përvojat e dijetarëve dhe hoxhallarëve të shumtë, për të cilat, kemi shpresë në Allahun e Madhëruar, se mund të japin efektet e tyre pozitive nëse kuptohen dhe aplikohen siç duhet.

Le ta dinë të gjithë Thirrësit se nuk mund të korrin sukses në thirrjen dhe misionin e tyre në rast se nuk mbështeten në Allahun e Madhëruar, nuk janë të sinqertë me Të dhe nuk i dorëzohen tërësish Atij.

 

www.saaid.net

 

Përshtati: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013