Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NËSE AJO NUK MË NJEH, UNË E NJOH ATË

Një mjeke saudiane rrëfen për një rast tejet interesant. Ka të bëjë me përkushtimin e madh për prindërit dhe respektin ndaj tyre. Hero i këtij rrëfimi të vërtetë është Muhammedi, një djalë rreth të tridhjetave. Hyri në ordinancën e saj ndërsa e mbante nënën që të mos i ikte. Bënte veprime të çuditshme ajo grua. E hiqte mbulesën e saj ndërsa ai ia vendoste prapë. I pështynte ndërsa ai vetëm buzëqeshte. Rast për të të habitur. Qeshte sikur e çmendur.

Kush është kjo? – e pyeti mjekja Muhammedin.

Nëna ime – iu përgjigj.

Çfarë është puna me të, çfarë ka kështu?!- pyeti mjekja me habi.

Ka lindur kështu e paaftë mendërisht – u përgjigj Muhammedi.  

Po ty si të ka lindur?! – pyeti prapë m habi mjekja.

Gjyshi im, me shpresën se do të kishte pasardhës, e kishte martuar këtë për babanë tim. Babai e shkurorëzoi në vitin e parë të martesës. Ishte me barrë dhe më lindi. Që nga mosha dhjetëvjeçare unë kujdesem për të. Unë gatuaj për të dhe bëj punët tjera ndërsa kur të flemë këmbën e saj e lidhi për këmbës sime që të mos më ik e të mos mund ta gjej më.

Përse e solle tek unë?- e pyeti mjekja.

Vuan nga diabeti dhe tensioni i gjakut – u përgjigj Muhammedi, ndërsa, në ndërkohë që ai fliste, ajo qeshte dhe kërkonte gjësende prej tij. Ia jepte me kënaqësi. E pështynte ndërsa ai fshinte pështymën dhe buzëqeshte.

Është nëna jote dhe nuk të njeh/! – e pyeti mjekja me habi.

Po, pasha Allahun, nuk më njeh. Nuk e di se jam biri i saj por Allahu e di se ajo është nëna ime.

Ndërsa ata flisnin, ajo shikonte Qabenë në TV, dhe pas pak iu drejtua Muhammedit: Gënjeshtar, përse nuk më dërgon në Qabe?

Do të dërgoj ditën e enjte – i tha Muhammedi.

Si e dërgon –ndërhyri mjekja- kur ajo, si e paaftë që është, nuk ka ndonjë obligim për ta vizituar Qabenë?!

Nuk ka rëndësi kjo. Unë nuk mund ta paramendoj që ajo të më kërkoj diç që kam mundësi t’ia përmbush e të mos e bëjë këtë – u përgjigj Muhammedi.

Dola Muhammedi me të ëmën –vazhdon rrëfimin mjekja- ndërsa unë u zhyta e tërë në lot. Kam dëgjuar për respektin ndaj prindërve por diç të këtillë sikur ky rast jo. Një djalosh që ka mundësi të dërgon nënën e tij të sëmurë në qendrën e të paaftëve mendërisht ndërsa nuk e bën dhe këtë duke kërkuar Xhennetin me këtë shërbim dhe përkujdesje që i bënte, këtë nuk e kam parë dhe as nuk e kam dëgjuar më parë.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=828l6GkCq8U

 

  

 

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013