Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRKUJTIM RRETH PËRGJEGJËSISË SË PRINDËRVE PËR EDUKIMIN E FËMIJËVE

Dashuria për fëmijët është natyrshmëri tek njeriu. Secili njeri dëshiron të ketë fëmijë. Kanë qenë edhe të Dërguarit e All-llahut [alejhimusselam] ata që kanë shfaqur dashuri për fëmijë. Zekerijjaja [alejhisselam] u lut: (Përkujto) Edhe Zekirijan kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt).” [El Enbija, 89]

Fëmijët janë gëzim dhe kënaqësi e kësaj jete. Këtë e ka konfirmuar edhe feja. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote...” [El Kehf, 46]

Por, feja, krahas kësaj, ka kërkuar që fëmijët të jenë edhe përgjegjësi. Përkujdesja për mirëqenien dhe edukimin e tyre është kërkesë fetare. Roli i prindit është vendimtar në përcaktimin e rrugës së fëmijës.  Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Çdo foshnjë e lindur, lind në Islam, ndërsa janë prindërit ata që e bëjnë çifut, të krishterë apo adhurues të zjarrit...” [Transmeton Buhariu.]

Ka thënë Ibn Mes’udi: “Kujdesuni që fëmijët tuaj të falin namazin dhe bëjuani shprehi të mirën sepse e mira bëhet (përvetësohet si tipar) me shprehi.”

ATËSIA E AMËSIA PËRGJEGJËSI

Nga këtu, edukimi i fëmijëve është kërkesë dhe detyrim fetar. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” [Et Tahrim, 6]

All-llahu ka kërkuar prej nesh që të përkujdesemi për fëmijët, sepse ata na janë dhënë në amanet, në përgjegjësi. Këtë na e mëson edhe Muhammedi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], i cili ka thënë: “Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë ju do të përgjigjeni për ata që kanë qenë në përgjegjësinë tuaj.”

Madje, përgjegjësia e prindit ndaj fëmijës është më e madhe se sa e fëmijës ndaj prindit. Ka thënë Ibn El Kajjim: “Kanë thënë disa dijetarë: Allahu do ta pyes në Ditën e Kiametit prindin për fëmijën para se ta pyes fëmijën për prindin...” Për këtë shkak, përmendet se tek Omeri [radijAll-llahu anhu] kishte ardhur një prind, që edukohej për edukatën e keqe të të birit. I biri kërkoi leje nga Omeri të fliste, gjegjësisht t’i tregonte për obligimet e prindit ndaj fëmijës. Omeri ia numëroi disa, si; përzgjedhja e gruas, që është e denjë për të qenë nënë e tij, përzgjedhja e emrit, edukimi i tij, trasimi i rrugës së duhur, e kështu me radhë. Djali i tha se babai i tij kishte dështuar në të gjitha këto gjëra. Kur Omeri e dëgjoi këtë, u kthye dhe filloi ta qortonte prindin.  

PËR ÇKA T’I EDUKOJMË FËMIJËT?

1) Për besimin e pastër në All-llahun

Ibrahimi dhe Ja’kubi [alejhimasselam] i porositën bijtë e tyre: “E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë"!” [El Bekare, 132]

Pejgamberi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e këshilloi Ibni Abbasin [radijAll-llahu anhuma]: “O djalosh! Unë po t’i mësoj disa fjalë...Ruaje Allahun, do ta gjesh përpara vetes sate! Njihe Allahun në kohë të begatshme, të (të) njeh Ai ty në kohë të vështira, dhe dije se ajo që nuk të ka ndodhur ka qenë e shkruar që të të mos godet (ndodhë) dhe se ajo që të ka goditur ka qenë e shkruar që të të mos gabojë (të ndodhë patjetër)! Dije se fitorja vjen me durim, se brengat vijnë me zgjidhje të tyre dhe se pas vështirësisë vjen lehtësimi!” (Transmeton Tirmidhiu)

2) Për mbikëqyrjen e All-llahut dhe ndershmërinë

Ibni Omeri [radijAll-llahu anhuma] kaloi pranë një djaloshi që ruante delet.

A ma shet një dele? – e pyeti Ibni Omeri.

Nuk janë delet e mia – iu përgjigj.

Thuaj pronarit se e ka ngrënë ujku – i tha Ibni Omeri.

Po çfarë t’i them All-llahut?! – i tha djaloshi.

3) Për mësimin e Kur’anit

Të parët i kanë kushtuar rëndësi mësimit të Kur’anit. Për këtë shohim se fëmijët e tyre që në vegjëli e mësonin Kur’nin përmendësh.  

4) Për faljen e namazit

Pejgamberi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namaz kur janë shtatë vjeç ndërsa rrihni nga pak kur janë dhjetë vjeç...”

Ibrahimi [alejhisselam] e luste All-llahun: O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!” [Ibrahim, 40]

5) Për dituri dhe edukatë

Sufjani thoshte: Prindi duhet ta detyrojë fëmijën e tij për të mësuar dituri, sepse është përgjegjës për të.

Ka thënë Zubejdi: Imam Maliku kishte një vajzë, e cila kishte mësuar përmendësh tërë Muvettain. Ajo qëndronte pas dere (gjatë mësimit), kështu që nëse gabonte ndonjëri prej nxënësve, ajo trokiste në derë (për t’ia tërhequr vërejtjen për gabimin).

Imam Ahmedi thotë se babai i tij kur e shihte ndonjë njeri të devotshëm e dërgonte që ta shikonte sepse kishte dëshirë që Imami të bëhej sikur ai.


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013