Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FETARIA E RREJSHME

Muhammed Ismail El Mukaddem

 

Ebu Bekri [radijAll-llahu anhu] nuk ishte i varfër si Ebu Dherr-rri dhe Ebu Hurejre, por ishte më i mirë se ata!

Nuk ishte maltretuar shumë si p.sh. Habbai, Bilali, Sumejja e Jasiri, por ishte më i mirë se ata.

Nuk ishte plagosur në luftëra si ta zëmë Talhaja. Ebu Ubejdeja e Halid bin Velidi, por ishte më i mirë se ata.

Nuk vdiq as si shehid si Omer bin Hattabi, Hamza bin Muttalibi, Mus’ab bin Umejri e Sa’d bin Muadhi, por ishte më i mirë se ata.

Atëherë, cili është sekreti i kësaj madhështie, çfarë e bëri Ebu Bekrin kaq të madh?

Këtë na e rrëfen një tabiin i madh.

Thotë Bekr bin Abdullah El-Muzenijj:

Ebu Bekri nuk ua parapriu me namaz dhe agjërim të shumtë, por me diç që zuri vend në zemrën e tij.

Janë veprat e zemrës, ato të cilat çuan Ebu Bekrin atje ku shpresa dhe vullneti nuk të çojnë dot.

Veprat e zemrës janë ato që kanë bërë imanin e Ebu Bekrit aq të madh saqë po të peshohej me imanin e tërë njerëzimit do ta rëndonte (mundte).

Kemi mësuar se Imani përbëhet nga:

1)      Vepër të zemrës,

2)      Fjalë të gjuhës, dhe

3)      Veprim të gjymtyrëve.

Ne jemi dhënë pas formalitetit të veprave, shumimit të tyre, veprave të gjuhës dhe gjymtyrëve, ndërsa kemi anashkaluar dhe neglizhuar ato që është thelb dhe esencë: veprat e zemrës.

Pak më qartë.

Çdo adhurim ka formën dhe esencën.

Forma të namazit janë rukuja, sexhdeja, etj, ndërsa esencë e tij është përkushtimi dhe përulja (ar. el-hushuë).  

Formë e agjërimit është abstenimi nga ushqimi, pijet dhe gjërat tjera të shpjeguara fetarisht, ndërsa thelb i tij është devotshmëria.

Forma të haxhit janë sa’ji, tavafi, qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Muzdelife, hedhja e guralecëve në Mina, ndërsa thelb dhe esencë e tij është madhërimi i normave fetare.   

Formë e duasë është ngritja e duarve, kthimi kah kibleja, shqiptimi i lutjeve, ndërsa esencë e saj është shprehja e nevojës dhe varfërisë për All-llahun e Madhëruar.

Forma të dhikrit janë tesbihu (thënia subhanAllah), tehlili (thënia la ilahe il-laAllah), tekbiri (thënia All-llahu ekber), tahmidi (thënia elhamdulilah), ndërsa esencë dhe thelb janë madhërimi i Krijuesit, dashuria për Të, frika prej Tij dhe shpresa në Të.

E mirë e të mirave është që veprat e zemrës të jenë para veprave të trupit.

Nesër shpalosen sekretet [Kur’ani: Et Tarik: 9].

Nesër del në shesh ajo që është në gjoks [Kur’ani: El-Adijat: 10].

Nesër nuk shpëton vetëm se ai që tek All-llahu shkon me zemër të pastër [Kur’ani: Esh Shuara: 89 ].     

Nesër nuk hyn në Xhennet vetëm se ai që ia ka frikën All-llahut në vetmi dhe shkon tek Ai me zemër të kthyer [Kur’ani: Kaf: 33].

Nëse distancat e dynjasë përshkohen me këmbë, distancat e ahiretit përshkohen me zemra.

E lus All-llahun e madhëruar për mua dhe për ju që të na begatoje me zemra të pastra dhe të dëlira!

Amin!

 

Burimi: http://islamion.com

 

Përshtati: Dr. Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013