Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LËNDËT NARKOTIKE BËJNË QË TRURI TA HAJË VETVETEN

Një studim i ri tërheq vërejtjen që t’i largohemi konsumimit të lëndëve dehëse, veçmas kokainës. Vërejtja vjen në kohën kur studimi ka zbuluar se qelizat e trurit gjatë kohës që konsumojnë lëndët narkotike e hanë plotësisht njëra tjetrën. Universiteti Hopkins (Hopkins University) ka realizuar një eksperiment me minj, gjegjësisht trurin e tyre, i cili ka provuar se konsumimi i një sasie të madhe të lëndëve narkotike bën që truri ta mbyt-shkatërrojë vetveten. Pasojat janë aq të mëdha saqë në rastin e femrës shtatzënë është vërtetuar se nga konsumimi i këtyre lëndëve në mënyrë të ngadalësuar pëson edhe truri i fëmijës në bark.

Shkencëtarët kanë vënë re gatë eksperimentit se dozat e larta të lëndëve narkotike shkaktojnë vetëvrasjen e qelizave. Vetëvrasja ndodhë sipas procesit të ‘autophagy’-ës (vetë-degradimit të qelizave), e cila në qelizat e gjalla ndodhë si një proces i pastrimit natyral të qelizave nga helmet dhe toksinat. Ky proces nuk çon në vdekjen natyrale të qelizës. Vdekja e qelizës ndodhë më shpejt pasi që gjatë konsumimit të lëndëve narkotike në doza të mëdha ky proces përshpejtohet duke shpërbërë qelizën nga brenda dhe, rrjedhimisht, duke shkaktuar vdekjen e mëhershme të tyre. Dhe kjo i bie sikur truri po e shkatërron vetveten apo po vetë degradohet.

Hulumtuesit kanë potencuar se procesi i autofagës është i nevojshëm për të bërë pastrimin e qelizave nga akumulimet dhe mbeturinat që janë shkaktuar nga proceset biologjike brenda qelizës dhe nga mbetjet e dëmshme. Ky proces, në fakt, është i nevojshëm për ta ruajtur jetën e qelizës por në rastin e narkomanit procesi del jashtë kontrollit.  



Fotografia sipër e bërë me rrezet magnetike shpjegon se si truri gjatë konsumimit të lëndëve narkotike e humb një pjesë të qelizave. Për këtë shkak, shkencëtarët paralajmërojnë për rreziqet e lëndëve narkotike dhe efektet shkatërruese madje edhe tek fëmija në barkun e nënës.  

Tani, të dashurit e mi për All-llah, më lejoni t’iu pyes:

Si e ka trajtuar i dashuri ynë [Lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të] këtë çështje dhe cilat janë këshillat dhe rekomandimet e tij?

Zgjidhjen për të gjitha çështjet apo hulumtimet që kanë të bëjnë me lëndët narkotike dhe dehëse dhe të gjitha të tjerat që humbasin mendjen dhe vetëdijen i ka mbledhur në një fjali të vetme: “Çdo gjë dehëse është (konsiderohet) raki (e ndaluar) dhe (së këndejmi) çdo gjë dehëse është e ndaluar.” [Hadithin e transmeton Muslimi.]

Bazuar në këtë përkufizim, lëndët narkotike me të gjitha llojet e tyre hyjnë në kuadër të rakisë, i cili nuk nënkupton vetëm pijet alkoolike por edhe kokainën dhe hapat tjerë që humbasin vetëdijen.

Por, lind pyetja, si ta dallojmë këtë lëndë dehëse? Cilat janë parametrat?

Profeti ynë i dashur na ka treguar për një të vërtetë mjeksore e cila thotë se nëse sasitë e mëdha të ndonjë gjëje janë të dëmshme, atëherë dhe sasitë e vogla të saj janë patjetër të dëmshme, siç ta zëmë ndodhë me birrën, që disa mendojnë se nuk të deh por po qe se konsumove sasi të shumtë, të deh dhe ta humbë mendjen. Ka thënë Profeti [Lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të]: “Ndalohet ta konsumosh në sasi të pakta atë që të deh nëse e konsumon në sasi të tepërta.” [Hadithin e transmeton Tirmidhiu.]

Kjo është pikërisht ajo që shkencëtarët kanë arritur studimit të (konsumimit të) dozave të mëdha të lëndëve narkotike të cilat kanë shkaktuar vetshkatërrimin e trurit. Nëpërmjet këtij eksperimenti kanë mësuar se po kështu edhe sasitë e vogla shkaktojnë dëme. Rrjedhimisht, me këtë u vërtetua se kjo është ajo në të cilën ka aluduar apo të cilën e ka ndaluar Profeti [Lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të]. Dhe kjo nuk është tjetër veçse një dëshmi e fortë se ai është i Dërguari i All-llahut, Lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi të!

 

Autor: Abdudaim Kehil

Burimi: www.kaheel7.com/ar

Referenca të autorit:

1)      http://www.hopkinsmedicine.org/news/media/releases/new_evidence_in_mice_that_cocaine_makes_brain_cells_cannibalize_themselves

2)      Cocaine Causes Your Brain To Literally Eat Itself, 21-1-2016, http://www.huffingtonpost.com/entry/cocaine-brain-cells-eat-themselves_us_569f9194e4b0a7026bf9a4e7

 

 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013