Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
KËNDVËSHTRIMI YT PËR JETËN PËRCAKTON IMUNITETIN E TRUPIT TËND

 

Një studim i ri amerikan vërteton se ata që kanë këndvështrim pozitiv për jetën disponojnë me shëndet më të mirë. Hulumtimi ka zbuluar se mënyra se si njeriu i shikon (vlerëson) gjërat përreth e përcakton dhe imunitetin e trupit tënd. Studimi thotë se vështrimi pozitiv ndaj jetës ka efekt të dobishëm në shëndet dhe në forcimin e sistemit imunitar. Ky studim mund të ketë efekt të madh në mënyrat e shërimit-kurimit. Studimi i përbashkët ndërmjet dy universiteteve Kentaki (Kentucky) dhe Lusvill (Louisville) ka zbuluar se ndjesia optimiste për të ardhmen shkakton një ndjesi më të mirë për të tanishmen dhe se optimizmi është i dobishëm për shëndetin ngaqë, si rol dhe detyrë e tij është rritur aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Të gjeturat e një hulumtimi të publikuar në revistën periodike ‘Shkenca e Psikologjisë’ vërtetojnë se tek optimistët fuqia e përgjigjes imune rritet më shumë në ndërkohë që tek optimistët kjo ndodh më ngadalë.

Në një studim të mëhershëm është sqaruar se optimizmi është i dobishëm për shëndetin dhe se në masë të madhe parandalon edhe rreziqet e goditjes nga infarkti. 

Hulumtimet shkencore kanë konfirmuar se shpresa e individit për të ardhmen kontrollohet nga një pjesë e vogël në hyrje të qendrës së trurit. Kjo pjesë që ndodhet në thellësi prapa syve bashkëvepron ose reagon kur të frymëzohet me ide pozitive rreth të ardhmes. Shkencëtarët kanë pohuar se optimistët, ndryshe nga pesimistët, janë më pak të ekspozuar ndaj depresionit dhe konsumimit të duhanit (si ngushëllim për gjendjen dëshpëruese që përjeton). Po kështu duken me të rinj, kanë shkollim më të mirë dhe të hyra më të shumta. Përveç këtyre, bazuar në studimin e publikuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës, optimistët janë dhe më fetarë.    

Qëndrime nga Kur’ani dhe Sunneti

Ai që mediton në ajetet kur’anore do të gjejë se ato janë përplot shpresë dhe optimizëm dhe jo vetëm. Ato na mësojnë dhe për mënyrën se si duhet ta shohim jetën pozitivisht ngase pesimizmi nuk ka vend në jetën e besimtarit. Këtë të fundit Kur’ani e ka trajtuar shumë seriozisht duke konsideruar se pesimizmi në mëshirën e All-llahut mund ta nxjerr njeriun prej feje. Thotë All-llahu i Madhëruar:

¢ÓÍ_t7»tƒ (#qç7ydøŒ$# (#qÝ¡¡¡ystFsù `ÏB y#ߙqムÏmŠÅzr&ur Ÿwur (#qÝ¡t«÷ƒ($s? `ÏB Çy÷r§‘ «!$# ( ¼çm¯RÎ) Ÿw ߧt«÷ƒ($tƒ `ÏB Çy÷r§‘ «!$# žwÎ) ãPöqs)ø9$# tbrãÏÿ»s3ø9$# ÇÑÐÈ  

(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".” [Jusuf: 87]

Edhe në momentet më të vështira të jetës, Profeti Muhammed [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i gëzohej mëshirës së All-llahut dhe nuk dëshpërohej. Thotë All-llahu i Madhëruar:

øŒÎ) çmy_t÷zr& tûïÏ%©!$# (#rãxÿŸ2 š†ÎT$rO Èû÷üoYøO$# øŒÎ) $yJèd †Îû ͑$tóø9$# øŒÎ) ãAqà)tƒ ¾ÏmÎ7Ås»|ÁÏ9 Ÿw ÷bt“øtrB žcÎ) ©!$# $oYyètB (

...kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne...” [Et Teube: 40]

Për këtë shkak, All-llahu i Madhëruar ka kërkuar prej besimtarëve që pavarësisht rrethanave e problemeve të mos brengosen dhe të mos dëshpërohen.

Ÿwur (#qãZÎgs? Ÿwur (#qçRt“øtrB ãNçFRr&ur tböqn=ôãF{$# bÎ) OçGYä. tûüÏZÏB÷s•B ÇÊÌÒÈ  

E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” [Ali Imran: 139]

Kur’ani ka gjykuar se çdokush që humb shpresën në mëshirën e All-llahut është i humbur. Thotë All-llahu:

tA$s% `tBur äÝuZø)tƒ `ÏB ÏpyJôm§‘ ÿ¾ÏmÎn/u‘ žwÎ) šcq—9!$žÒ9$# ÇÎÏÈ  

Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur".” [El Hixhr: 56]

Meditoje këtë thirrje hyjnore për ata që e kanë tepruar duke bërë mëkate dhe gabime! Thotë All-llahu:

* ö@è% y“ÏŠ$t7Ïè»tƒ tûïÏ%©!$# (#qèùuŽó r& #’n?tã öNÎgÅ¡àÿRr& Ÿw (#qäÜuZø)s? `ÏB ÏpuH÷q§‘ «!$# 4 ¨bÎ) ©!$# ãÏÿøótƒ z>qçR—%!$# $·è‹ÏHsd 4 ¼çm¯RÎ) uqèd â‘qàÿtóø9$# ãLìÏm§9$# ÇÎÌÈ  

Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!".” [Ez Zumer: 53]

Fokusohuni në këto tre shprehje: “mos e humbni shpresën” [Ez Zumer: 53], “mos u dëshpëroni” [Ali Imran: 139],  “mos u bëni pesimistë” [Et Teube: 40], a nuk shihni se si të gjitha janë urdhra të drejtpërdrejtë nga All-llahu për robërit e Tij që të përmirësojnë botëkuptimet përkitazi me jetën ose më saktë që të kenë qëndrim pozitiv karshi saj.  Krejtësisht ndryshe qëndron puna me jobesimtarin, i cili nuk shpreson në mëshirën e All-llahut. Thotë All-llahu:

šúïÏ%©!$#ur (#rãxÿx. ÏM»tƒ$t«Î/ «!$# ÿ¾Ïmͬ!$s)Ï9ur y7Í´¯»s9'ré& (#qݡͳtƒ `ÏB ÓÉLyJôm§‘ y7Í´¯»s9'ré&ur öNçlm; ë>#x‹tã ÒOŠÏ9r& ÇËÌÈ  

E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.” [El Ankebut: 23]

Për këtë shkak ne vërejmë qartë ndikimin dhe efektin pozitiv të fesë në shëndetin psikik dhe fizik të besimtarit, i cili sa herë që e rrit besimin në Zotin e tij, e rrit njëkohësisht edhe nivelin e shëndetit (psikik dhe fizik) dhe fuqinë e sistemit imunitar.

 

Autor: Abdudaim Kehil

Burimi: www.kaheel7.com/ar

Referencë e autorit: CNN

http://www.kaheel7.com/ar/index.php/2010-02-02-23-00-02/136-2010-03-28-23-22-24

 


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013