Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHEHADETI RUAN GJAKUN, NDERIN DHE PASURINË

Një nga problemet me të cilat ballafaqohemi sot si shoqëri islame është edhe keqkuptimi dhe keqinterpretimi i fesë dhe mësimeve të saja. Imazh i këtij problemi është paraqitja e grupeve, rrymave dhe fraksioneve ekstreme. Në fakt, kushdo që shfleton për këto rryma ekstreme do të gjejë se, historikisht, shfaqja e tyre lidhet me injorancën përkitazi me domethënien esenciale të koncepteve fetare. Feja nuk është e ngurtë dhe aq më pak e vrazhdë. Po kështu ajo nuk është e parëndësishme që t’i lihet në dorë interpretimi kujtdo dhe sidoqoftë. All-llahu i Madhëruar nuk ia ka dhënë të drejtën askujt të flet në emër të Tij ndërsa nuk ka dije. Ka thënë All-llahu:

ö@è% $yJ¯RÎ) tP§ym }‘În/u‘ |·Ïmºuqxÿø9$# $tB tygsß $pk÷]ÏB $tBur z`sÜt/ zNøOM}$#ur zÓøöt7ø9$#ur ΎötóÎ/ Èd,yÛø9$# br&ur (#qä.Ύô³è@ «!$$Î/ $tB óOs9 öAÍi”t\ム¾ÏmÎ/ $YZ»sÜù=ߙ br&ur (#qä9qà)s? ’n?tã «!$# $tB Ÿw tbqçHs>÷ès? ÇÌÌÈ  

Thuaj: "Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t'i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.” [El-A’rafë: 33]

Ibn Kajjim El-Xheuzijje duke iu referuar këtij ajeti thotë se të flasësh dhe të gjykosh në emër të fesë padije jo vetëm që është e ndaluar porse bën pjesë në mesin e mëkateve më të mëdha.[1]

Të parët tanë kanë qenë tepër të kujdesshëm në raport me fenë. Nuk e kanë patur guximin që të nxjerrin vendime të prera e të thonë se kjo është hallall e kjo është haram edhe pse kanë patur dije dhe kanë qenë të sinqertë. Imam Maliku, siç citohet nga Vehbi, ka thënë se të parët dhe ata që ai i ka takuar dhe i ka pasuar prej dijetarëve nuk i kanë thënë asgjëje ‘hallall’ apo ‘haram’ por kanë thënë: ‘e urrejmë këtë’-për të keqen, ‘na duket e mirë kjo’- për të mirën. [2]  

Shpërfillja e këtij kriteri dhe kësaj etike sot e ka dëmtuar rëndë imazhin islam. Njerëz që nuk kanë kompetencë dhe dije fetare, kanë marrë guximin që madje edhe të shpallin besimtarët për të pafe, për t’ia lejuar më pas vetes mbytjen e tyre. Kjo është pika kulminante e devijimit. Është rrezik që kërcënon shoqëritë islame para të tjerave. Zaten, ka thënë Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]:

يَقتُلونَ أهلَ الإسلامِ ويَدَعونَ أهلَ الأوثانِ

I vrasin ithtarët e Islamit dhe i lënë ithtarët e idhujve (idhujtarët).”[3]

Për këtë shkak, konsideroj se kemi nevojë që kohën më të madhe ta ndajmë për të mësuar konceptet e drejtpeshuara të fesë sonë, larg çdo ekstremi. Kemi nevojë të kthehemi tek tradita, tek burimorja, që të mësojmë domethëniet origjinale të fesë, detyrimet që rrjedhin prej saj dhe etikën e kërkuar prej saj.

DËSHMIA LA ILAHE IL-LA ALL-LLAH SI GARANTUESE E JETËS, NDERIT DHE PASURISË SË BESIMTARIT

Dëshmia ‘La ilahe il-laAll-llah’ është çelësi me të cilin njeriu hyn në Islam. Me të shprehur të saj, njeriu jo vetëm që bëhet besimtar, por fiton edhe disa të drejta që reflektojnë prej saj. Gjegjësisht, gjaku, nderi dhe pasuria e tij futen nën protektoratin e kësaj dëshmie. Ka thënë Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]:

أُمِرْتُ أن أقاتلَ الناسَ حتى يقولوا : لا إله إلا اللهُ . فإذا قالوا : لا إله إلا اللهُ عَصَمُوا مِنِّى دماءَهم وأموالَهم إلا بحَقِّها . وحسابُهُم على اللهِ . ثم قرأ :﴿ إِنَّمَا أَنْتَ مُذَكِّرٌ . لَسْتَ عَلَيْهِمْ بِمُسَيْطِر

Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa ata të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, e kur të thonë la ilahe il-laAll-llah, atëherë e kanë të garantuar - ruajtur prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre, përveç çfarë parashohin të drejtat e tyre (gjakut dhe pasurisë në Islam) ndërsa llogaria e tyre (për atë që fshehin) është tek All-llahu. Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa ata të dëshmojnë. Pastaj lexoi ajetin: “E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues, 22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!” (El Gashije: 21-22).”[4]

Në këtë hadith mund të vërejmë disa gjëra me rëndësi:

1)      Deklarimi i shehadetit garanton gjakun dhe pasurinë e besimtarit (“...e kur të thonë la ilahe il-laAll-llah, atëherë e kanë të garantuar - ruajtur prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre...”).

2)      Derdhja e gjakut dhe konfiskimi i pasurisë bëhet vetëm në momentet kur ligji e parasheh këtë për besimtarët, pra kur mbyt dikë ose shpërdoron pasurinë dhe shteti islam përcakton se ajo pasuri duhet marrë. Pra, ai që dëshmon shehadetin gëzon të drejtat si të gjithë qytetarët besimtarë, por bart edhe detyrimet dhe përgjegjësitë si gjithë të tjerët.

3)      Deklarimi kërkohet të jetë verbal dhe sigurimi i dobive të shehadetit ndodhë në momentin që individi e thotë. Atë që e fsheh në zemër e di All-llahu dhe vetëm All-llahu e llogarit për të (“...ndërsa llogaria e tyre (për atë që fshehin) është tek All-llahu....”). 

Së këndejmi, nuk lejohet vrasja e atij që e deklaron shehadetin, edhe nëse në zemër e fsheh të kundërtën. Kështu degradohet imazhi islam. Jomyslimanët duke na parë neve tek vrasim njëri tjetrin irritohen. Për këtë shkak Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], ndonëse e dinte për Abdullah bin Ubejj bin Selulin dhe të tjerë se janë hipokritë, nuk i ekzekutonte. Thoshte: “ Lëre, që njerëzit të mos thonë: Muhammedi po i mbyt shokët e vet![5]

Ka qenë traditë e të parëve tanë që të mos gjykojnë duke iu referuar zemrës por veprimeve të jashtme, kësaj që Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e quan “...përveç çfarë parashohin të drejtat e tyre (gjakut dhe pasurisë në Islam)...”, pra asaj që është e jashtme dhe e dukshme. Së këndejmi, as neve nuk na lejohet që të gjykojmë se njerëzit fshehin këtë ose atë në zemër.

RREZIKU I TË GJYKUARIT NË EMËR TË ALL-LLAHUT

Akoma më gabim është nëse marrim guxim që të gjykojmë për njerëzit që thonë shehadetin se do të jenë në Xhehennem. Përcaktimi për Xhennet ose Xhehennem bëhet vetëm nga All-llahu. Ne, Ehlu Sunneti dhe Xhemati, kemi si parim se ‘për vepërmirin shpresojmë Xhennetin ndërsa për mëkatarin kemi frikë Xhehennemin’, por nuk themi prerazi se ky ose ai janë në Xhennet ose Xhehennem. Kjo punë, veçmas gjykimi me Xhehennem, është e rrezikshme. Është përzierje në punët e All-llahut. Ebu Hurejre [radijAll-llahu] transmeton se Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

كَانَ رَجُلانِ فِي بَنِي إِسْرَائِيلَ مُتَوَاخِيَيْنِ، فَكَانَ أَحَدُهُمَا يُذْنِبُ وَالآخَرُ مُجْتَهِدٌ فِي الْعِبَادَةِ، فَكَانَ لا يَزَالُ الْمُجْتَهِدُ يَرَى الآخَرَ عَلَى الذَّنْبِ فَيَقُولُ: أَقْصِرْ؛ فَوَجَدَهُ يَوْمًا عَلَى ذَنْبٍ فَقَالَ لَهُ: أَقْصِرْ. فَقَالَ: خَلِّنِي وَرَبِّي أَبُعِثْتَ عَلَيَّ رَقِيبا، فَقَالَ: وَاللَّهِ لا يَغْفِرُ اللَّهُ لَكَ، أَوْ لا يُدْخِلُكَ اللَّهُ الْجَنَّةَ، فَقَبَضَ أَرْوَاحَهُمَا فَاجْتَمَعَا عِنْدَ رَبِّ الْعَالَمِينَ، فَقَالَ لِهَذَا الْمُجْتَهِدِ: أَكُنْتَ بِي عَالِمًا؟ أَوْ كُنْتَ عَلَى مَا فِي يَدِي قَادِرًا؟ وَقَالَ لِلْمُذْنِبِ: اذْهَبْ فَادْخُلْ الْجَنَّةَ بِرَحْمَتِي، وَقَالَ لِلآخَرِ: اذْهَبُوا بِهِ إِلَى النَّارِ

Ka qenë dy izraelitë të vëllazëruar me njëri tjetrin. Njëri bënte mëkat ndërsa tjetri ishte i përkushtuar në adhurim. Ky i fundit sa herë e shihte tjetrin duke bërë mëkat, i thoshte: Hiq dorë (prej mëkateve)! Një ditë e gjeti duke bërë një mëkat dhe i tha: Hiq dorë! Më lerë mua dhe Zotin tim, a mos më je dërguar mbikëqyrës- ia ktheu. Pasha All-llahun, All-llahu nuk të fal ty –ose i ka thënë- All-llahu nuk të fut në Xhennet! All-llahu ua mori shpirtrat të dyve dhe u bashkuan (tubuan) tek Zoti i botëve. All-llahu iu drejtua këtij të përkushtuarit në adhurim: A mos ke qenë në dijeni për Mua (se nuk e fali), apo ke patur mundësi për atë që është në dorën Time (që t’ia japësh Xhennetin kujt të duash e ta dërgosh në Xhehennem kë të duash). All-llahu i tha mëkatarit: Dërgojeni në Xhennet! Ndërsa për tjetrin tha: Dërgojeni në zjarr![6]   

Nga hadithi nuk duhet kuptuar se detyrimet fetare nuk kanë rëndësi dhe se njeriu tek All-llahu vlerësohet në bazë të zemrës që ka. Kjo është gabim ngase hadithi nuk ka të bëjë fare me këtë temë. Hadithi trajton problem tjetër. Flet për atë që i përzihet All-llahut në punët e Tij, që merr guximin për të dhënë gjykime që vetëm All-llahu i jep, për atë që shfaq njëlloj kryeneçësie dhe arrogance të llojit të vet. Këto janë veprime që e hidhërojnë shumë All-llahun. Siç transmetohet në Sahihun e Muslimit (rrëfimi në version të shkurtuar), ky veprim e ka hidhëruar All-llahun, veçmas kur ka ardhur në këtë formë të prerë me betim: “...Pasha All-llahun, All-llahu nuk të fal ty –ose i ka thënë- All-llahu nuk të fut në Xhennet!...”. Xhundubi [radijAll-llahu anhu] transmeton se Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka rrëfyer për njeriun që i ka thënë një tjetri se All-llahu nuk do të fal ndërsa All-llahu ka thënë: 

مَنْ ذَا الَّذِي يَتَأَلَّى عَلَيَّ أَنْ لَا أَغْفِرَ لِفُلَانٍ، فَإِنِّي قَدْ غَفَرْتُ لِفُلَانٍ، وَأَحْبَطْتُ عَمَلَكَ

Kush është ai që betohet për Mua se nuk e fali filanin, ngase Unë veç e kam falë filanin dhe e kam shkatërruar veprën tënde.[7]

Nga ky hadith dijetarët kanë përfituar disa gjëra shumë me rëndësi:

1)      Hadithi flet për rrezikun e madh të gjykimi me Xhennet ose Xhehennem për emrat e përveçëm (individët e caktuar). Është rregull fetar se një gjë e tillë ndalohet.

2)      Hadithi –thotë Imam Neveviu- flet për konceptin e Ehlu Sunnetit sa i përket mëkateve (me përjashtim të idhujtarisë), të cilat, me përjashtim të shirkut, janë nën vullnetin e Zotit: nëse do, i fal me mëshirën e Tij, e nëse do, ndëshkon me drejtësinë e Tij.[8]

Kështu gjykohet në Islam mëkati që është nën kategorinë e shirkut. Imam Tahaviu, në librin e tij që merret ndër librat bazë për kredon islame, konfirmon këtë gjë e thotë::  “Askënd nga ithtarët e kibles sonë nuk e shpallim për të pafe për një mëkat (që e ka bërë) përderisa nuk e lejon atë, sikur që nuk themi se mëkati nuk e dëmton besimin e atij që bën mëkat.”[9]

Me këtë, ne, Ehlu Sunneti, ndjekim vijën mesatare ndërmjet havarixhëve, që i shpallin për të pafe njerëzit për shkak të mëkateve, dhe murxhive, që konsiderojnë se mëkatet në të dëmtojnë gjë përderisa ti je besimtar.

3)      Hadithi, në një mënyrë, nxit për modesti. Besimtari sa më shumë që ta adhurojë All-llahun, aq më modest dhe i përkushtuar duhet të jetë. Për këtë shkak, Profetët [alejhimusselam] kanë qenë njerëzit më modestë, sepse duke e njohur All-llahun dhe duke e adhuruar atë, kanë mësuar për dobësinë e njeriut dhe varësinë e tij absolute ndaj Krijuesit.

4)      Hadithi flet për rrezikun e gjuhës dhe etiketimit. Ebu Hurejre [radijAll-llahu anhu], pas transmetimit të këtij hadithi, thotë: “Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, një fjalë që e foli ia shkatërroi dynjanë dhe ahiretin.” Nga këtu, shpallja e besimtarëve për të pafe është një fjalë e cila pas vete tërheq një rrezik shumë të madh. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kushdo që i thotë vëllait të tij “qafir”, atëherë ajo të bjerë mbi njërin prej tyre: nëse është siç ka thënë (pra bie mbi atë që e ka akuzuar), ose (nëse vëllai i tij nuk është qafir, kjo akuzë) i kthehet atij.”[10]

5)      Hadithi flet për rrezikun e përfundimit të keq të jetës. Veprat vlerësohen siç përmbyllën, po kështue dhe jeta. Dhe kështu e komentoi fundin e njeriut adhurues Ebu Hurejre (“Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, një fjalë që e foli ia shkatërroi dynjanë dhe ahiretin.”).  

6)      Duke patur parasysh fundin e mirë të mëkatarit, interpretimi se ai është penduar dhe për këtë shkak ka fituar Xhennetin është fetarisht i pranuar.

7)      Mendimi i mirë për All-llahun. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na ka edukuar që të kemi mendim të mirë për All-llahun, veçmas kur të jemi në momentet e daljes nga kjo botë. Si tipar, vërehet e ka qenë thellë i ngulitur tek mëkatari, i cili, përkundër faktit që ka bërë mëkate, nuk është shkëputur nga All-llahu (...Një ditë e gjeti duke bërë një mëkat dhe i tha: Hiq dorë! Më lerë mua dhe Zotin tim, a mos më je dërguar mbikëqyrës- ia ktheu....).

RREZIKU I MOSRESPEKTIMIT TË KËSAJ DËSHMIE

Interpretimi ekstrem për pasojë ka cenimin e njërës prej të drejtave më të rëndësishme, garantimin e të cilave feja e ka parë si objektivë –jetës. Për këtë shkak, shuarja e jetës së atij që thotë la ilahe il-la All-llah është mëkat shumë i madh. Ibni Maxhe transmeton nga Sahabiu i nderuar Imran bin Husajn se si Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte dërguar disa shokë të për t’i luftuar disa idhujtarë. Në betejë e sipër, njëri kishte zënë një idhujtar dhe kur ia kishte afruar shtizën, idhujtari kishte thënë la ilahe il-laAll-llah, por megjithatë e kishte mbytur. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e qortoi për këtë veprim duke i thënë: A mos ia ke çarë gjoksin që ta dish se çfarë ka në zemër. Pas disa ditësh njeriu vdiq. Dheu nuk e la brenda. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ka njerëz që janë më të këqij se ky, por (nëpërmjet kësaj) All-llahu deshi t’ua tregoj respektimin e madhështisë dhe pozitës së (dëshmisë) la ilahe il-lAllah![11]

Po, ka me miliarda njerëz që kanë gabime më shumë, por nëpërkëmbja e dispozitave të All-llahut, veçanërisht dëshmisë, që është çelës i Islamit, dhe jetës, që është objektivë e tij, mund të ketë dënim të këtillë. Andaj,

-          Ta kuptojmë fenë drejt

-          Ta kuptojmë fenë nga këndvështrimi i qëllimeve dhe objektivave të saj

-          Të drejtohemi tek dijetarët në mënyrë që të mos jemi pre e interpretimeve të dhunshme të fesë, dhe

-          Ta lusim All-llahun që të n ruajë nga lajthitja dhe devijimi!

Amin!



[1] Shih: Ibn Kajjim El Xheuzijje, Shemsuddin Ebu Abdullah Muhammed Ebi Bekr. (1996) I’lamu-l-muvekkìine an Rabbi-l-alemine. Bejrut: Dar el-kutub el-ilmijejh. F. 31.

[2] Shih: Ibn Kajjim El Xheuzijje. (1996) I’lamu-l-muvekkìine an Rabbi-l-alemine. F. 32.

[3] Transmetojnë Buhariu dhe Ebu Davudi.

[4] Transmetim unanim. Teksti është i Muslimit.

[5] Transmetim unanim.

[6] Hadithin e transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani thotë se është autentik.

[7] Transmeton Muslimi.

[8] El minhaxh sherhu Sahihi Muslim bin El-Haxh-xhah: 16/174

[9] Shih: Et Tahavi, Ebu Xha’fer Ahmed bin Muhammed. (1414 h.) El-akidetu et-tahavijjeh. Koment dhe shënime: Albani. Bejrut: El-mekteb el-islamijj. F. 60.

[10] Albani thotë se hadithi është autentik.

[11] Hadithin e kemi sjellë kuptimisht. Busajri thotë se hadithi është autentik, Albani e vlerëson hasen ndërsa Shuajb Arnauti e sheh të dobët. 


VIDEOS / YOUTUBE
Edukimi seksual i femijeve Depresioni Lutja Perfitime nga istigfari
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013