Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Myftiu, as nga ndërkombëtarët, por as nga spekulantët

Institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës është i pavarur dhe, me gjithë problemet e shumta dhe sfidat që e kanë përcjellë përgjatë historisë së tij, ka arritur të vazhdojë i pamposhtur dhe krenar. Para çdo gjëje, ka qenë ndihma e Zotit ajo që ka ruajtur këtë institucion.
Bashkësia Islame, ndonëse ka qenë pjesë aktive e të gjitha proceseve shtetërore, para, gjatë dhe pas luftës, nuk ka gëzuar respektin e merituar nga institucionet, të cilat, përkundër asaj se ka kaluar një dekadë nga mbarimi i luftës, vazhdojnë ta zvarrisin zgjidhjen e statusit të saj juridik. Për hatër të proceseve historike nëpër të cilat kalonte shteti, Bashkësia Islame, ndonëse ishte dëmtuar shumë nga lufta dhe ishte harruar plotësisht nga pushteti, kishte heshtur. Është dëmtuar infrastruktura e saj rëndë, janë djegur qindra xhami dhe objekte tjera fetare, për të cilat qeveritë tona, jo vetëm që nuk kanë ndarë as një qindarkë, porse nuk e kanë diskutuar as në forumet ndërkombëtare ku është diskutuar për trashëgiminë kulturore në Kosovë. Bashkësia Islame është sprovuar edhe me mohim të të drejtave esenciale të besimtarëve të saj, e, në raste të caktuara dhe rrethana të ndjeshme, asaj i është hedhur faji për probleme, që më së paku ajo ka qenë përgjegjëse për to. Tentimet e dashakëqijve për të njollosë emrin e saj, kanë qenë të dështuara që në start. Me gjithë këto probleme, Bashkësia Islame ia ka dalë që, jo vetëm të mbijetojë, por edhe të jetë një ndër institucionet më me ndikim. Ka qenë përkrahja e parezervë e popullit ajo që ka sfiduar anashkalimin e Bashkësisë Islame nga politika dhe institucionet. Në regjistrimin e fundit të popullsisë, besimi islam i qytetarëve të Kosovës kaloi shifrën mbi 90%. Po kështu, në hulumtime të realizuara në terren, shumica e popullsisë doli në mbështetje të së drejtës fetare, respektivisht të shamisë, për të cilën u debatua shumë. Kësisoj, Bashkësia Islame del të jetë një institucion që gëzon popullaritet më shumë se cilido tjetër institucion në vend, sikur që personalitete të saja, në këtë rast Myftiu Tërnava, dalin të jenë më me ndikim se kushdo tjetër në vend.
Kanë qenë këto shkaqe dhe dështimi i politizimit të Bashkësisë Islame ato që jo rrallë asaj i kanë faturuar padrejtësisht fajin për probleme, për të cilat koha po vërteton se janë inekzistente në vendin tonë. Mjerisht, kjo traditë po vazhdon vetëm se në forma dhe mënyra të ndryshme. Dikujt, që kurrë nuk i ka interesuar për probleme me të cilat ballafaqohet Bashkësia Islame, tash kur vendi po përjeton një debat të ashpër për shkak të papajtueshmërisë rreth caktimit të datës së zgjedhjeve, gjithnjë nga frika e mashtrimeve dhe vjedhjes së votave, po i bie ndërmend të merret me zgjedhjet brenda Bashkësisë Islame. Po duket që Myftiu Tërnava është një figurë e padëshirueshme për ata që nuk kanë fuqinë asnjëherë të pajtojnë me vullnetin e popullit. Myftiu nuk është njeri i kompromiseve. Duhet gjetur një njeri të përshtatshëm, HIPOKRIT, i cili lehtë pajton me atë që i përcaktohet nga politika. Dhe, për fatin tonë të keq, të këtillë kemi. Krejt kjo flet se nuk është caku tek Myftiu, si person, por tek BIK-u, si institucion.
Pavarësisht nga kjo, konsideroj se ky është lajmi më i mirë i dhënë deri më tani për Myftiun Tërnava. Për aq kohë sa mbetet i “papërshtatshëm” nga politikanët manipulantë, atëherë ai vazhdon së lartësuari tek Krijuesi. Unë nuk them se duhet të shkëpusim lidhjet me institucionet, por duhet t’iu tregojmë se ne nuk jemi gjah i tyre. Për pozitën e Myftiut mund të lakohen emrat që dalin vetëm nga vullneti i besimtarëve. Ne nuk jemi krijuar nga zarfet dhe as nuk qeverisemi prej tyre.
Po kështu, pa dashur të prejudikojë se kush mund të jetë Myfti, dua të them se kontributi dhe angazhimi vetëmohues i Myftiut Tërnava i kanë garantuar atij një vend edhe pas mandatit të tij. Ai mund të mos vazhdojë si lider, por si figurë historike, gjithsesi.


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013