Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FEMRAT, MESHKUJT DHE STERILITETI

All-llahu i madhëruar e ka përmendur femrën në disa vende në Librin e Tij fisnik, madje, përveç tjerash, ka aluduar edhe për një të vërtetë shkencore rreth lindjes së femrave dhe meshkujve dhe çështjes së sterilitetit. Studimet kanë vërtetuar se përqindja e abortimit spontan tek femrat shtatzënë me fetus mashkull është për 10% më e lartë se sa tek shtatzënat me fetus femër. Përqindja e abortit spontan në vendet e zhvilluara është më e ulët se në vendet e pazhvilluara.

Studimi ka trajtuar plot 30,000 (tridhjetëmijë) raste në të gjithë botën. Përkufizimi për shtatzëninë e dështuar ka dalluar nga vendi në vend ku është kryer studimi. Hulumtuesit përkufizimet për lindjen e dështuar në periudhën e fundit i kanë reduktuar në dy definicione kryesore:

  1. Që pesha e foshnjës së lindur të jetë së paku 400-500 gram, dhe
  2. Që lindja të ndodhë ndërmjet javëve 20-28, pra para javës së 37, e cila nënkupton afatin e zakonshëm të shtatzënisë. 


Hulumtuesit kanë gjetur se përqindja e abortit spontan me fetusin mashkull është më e lartë se ajo me fetusin femër. Nën udhëheqjen e Dr. Fiona Mathews, hulumtuesit në universitetin Ekstër (University of Exeter), në një deklaratë të tyre, kanë pohuar se përqindja e abortit me fetusin mashkull në periudhat e hershme të shtatzënisë është për 10% më e lartë se përqindja e abortit me fetusin femër, që i bie se janë rreth 100,000 (njëqindmijë) raste shtesë të abortit në nivel global.  

Ajo që ka qenë e njohur më parë është se shtatzënia me fetusin mashkull është më e komplikuar se shtatzënia me fetusin femër, sepse përqindja e lindjeve të parakohshme kur fetusin është mashkull është më e lartë se përqindja kur fetusin është femër. Po kështu edhe mundësia e prekjes nga steriliteti është më e vogël, d.t.th. se radhitja e mundësive është siç vijon: lindja e vajzave, lindja e meshkujve, steriliteti. Një studim i ri ka vërtetuar se shifra e meshkujve me kalimin e kohës është në zvogëlim e sipër, veçanërisht në njëqindvjetorin e kaluar. Shkak i kësaj është dobësia e kapeleve të ADN-së që ndryshe quhen telomere, të cilat dobësohen kur janë në skajet e kromozomit Y ndërsa forcohen kur janë në kromozomin X. Mashkulli posedon kromozome Y-X ne ndërkohë që femra posedon vetëm X-X, që nënkupton se në rast të dëmtimit të njërës, tjetra kryen edhe punën e saj. Rrjedhimisht, qelizat e femrës janë më përballuese dhe sfidojnë më shumë pleqërinë, gjë kjo që me kalimin e kohës çon në pakësimin e meshkujve. Këtu e përkujtojmë thënien e Profetit tonë fisnik, Muhammedit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], i cili duke folur për shenjat e fundit të botës thotë:  “..që meshkujt të pakësohen dhe femrat të shtohen.” [Buhariu] 

Kur’ani dhe aludimet për këtë çështje

E vërteta shkencore po thotë se mundësia që një shtatzëni me fetusin femër të ketë sukses është më e madhe se ajo me fetusin mashkull. Në këtë aludohet edhe në Kur’anin famëmadh. Në ajetin e begatimit të prindërve me fëmijë së pari është filluar me fëmijët e gjinisë femërore pastaj me ata të gjinisë mashkullore. Thotë All-llahu i Madhëruar:

°! ہù=ãB ÏNºuq»yJ¡¡9$# ÇÚö‘F{$#ur 4 ß,è=øƒs† $tB âä!$t±o„ 4 Ü=pku‰ `yJÏ9 âä!$t±o„ $ZW»tRÎ) Ü=ygtƒur `yJÏ9 âä!$t±o„ u‘qä.—%!$# ÇÍÒÈ   ÷rr& öNßgã_Íirt“ム$ZR#tø.èŒ $ZW»tRÎ)ur ( ã@yèøgs†ur `tB âä!$t±o„ $¸J‹É)tã 4 ¼çm¯RÎ) ÒOŠÎ=tæ ֍ƒÏ‰s% ÇÎÉÈ  

Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. 50. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” [Esh Shura: 49-50]

Po kështu, edhe gjuha arabe e dëshmon këtë, pasi që fjala ‘femra’ (ar. inath) ka ardhur në trajtën e pashquar që nënkupton se bëhet fjalë për shumë femra, përderisa fjala ‘meshkuj’ (ar. dhukur) në ajet ka ardhur në trajtën e shquar që nënkupton s bëhet fjalë për grup të caktuar dhe të paktë. Kjo përputhet me të gjeturat e studimit të përmendur sipër. Për këtë shkak ajeti ka filluar me femrat. P.sh. kur ne themi ‘rixhal’ (meshkuj), me këtë fjalë mund të përfshijmë të gjithë meshkujt e botës, ndërsa kur themi ‘err-rrixhal’ (meshkujt) me këtë nënkuptojmë individë të caktuar.

Për këtë shkak, Allahu deshi ta nderojë femrën duke filluar me përmendjen e saj në ajet para meshkujve,. Ky është një fakt që ua mbyll gojën atyre që Islamin e shohin si fe mashkullore (patriarkale). Ka dhe shumë ajete tjera që na thërrasin e obligojnë të nderojmë femrën, madje edhe atëherë nëse nuk e duam (nuk joshemi prej gruas legjitime).

4 £`èdrçŽÅ°$tãur Å$rã÷èyJø9$$Î/ 4 bÎ*sù £`èdqßJçF÷d̍x. #Ó|¤yèsù br& (#qèdtõ3s? $\«ø‹x© Ÿ@yèøgs†ur ª!$# ÏmŠÏù #ZŽöyz #ZŽÏWŸ2 ÇÊÒÈ  

... Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” [En Nisa: 19]

Këtë gjë nuk e ka kushtëzuar All-llahu i Madhëruar në rastin e femrës, pra nëse ajo nuk e do burrin, nuk e pranon atë. Ky është një nder i madh për femrën. Madje, kur flet për njerëzimin në përgjithësi, përzgjedh një emër të përgjithshëm që është në gjininë femërore, emrin ‘nefs’, siç qëndron në ajetin:

/ä3s)n=s{ `ÏiB <§øÿ¯R ;oy‰Ïnºur §NèO Ÿ@yèy_ $pk÷]ÏB $ygy_÷ry—

Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij ...” [Ez-Zumer: 6]

Në hadithet profetike ka aludim të drejtpërdrejtë për këtë dukuri. Kjo bënë që ato të jenë mrekulli. Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka paralajmëruar për pakësimin e burrave dhe shtimin e grave. Në hadith autentik qëndron se Profeti [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Prej shenjave të Kiametit janë: ngritja (humbja) e dijes, shtimi i injorancës, përhapja e zinasë (amoralitetit), (përhapja e dukurisë së) konsumimit të alkoolit, pakësimi i burrave dhe shtimi i grave, (dukuri kjo që përhapet) derisa (të shpërputhet ekuilibri gjinor duke bërë që) në pesëdhjetë gra të jetë një mashkull i vetëm.” [Buhariu dhe Muslimi.]

Dhe në fund fare, ka ajete që aludojnë për përparësitë e femrës dhe nderimin që Islami i ka bërë asaj. Kjo, nënkupton po kështu, se disa imazhe të dhunës ndaj femrës që mund t’i vërejmë tek disa individë myslimanë, janë veprime të tyre të cilat nuk kanë të përbashkët asgjë me Ilsamin dhe mësimet e tij dhe aq më pak të përfaqësojnë ato.

Falënderimi i takon All-llahut për mirësinë e Islamit!

 

Autor: Abdudaim El-Kehil

Burimi: www.kaheel7.com/ar

Referenca të autorit:

1)      http://www.dw.de

2)      https://en.wikipedia.org/wiki/Telomere

3)      https://www.researchgate.net/publication/6482896_Why_do_women_live_longer_than_men


VIDEOS / YOUTUBE
Ajeti prezantues i Kuranit Tipare te Kuranit Agjerimi me perket Mua Rrefimet me te bukura
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013