Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
LAVDI PËR ALL-LLAHUN, RAHMET PËR DËSHMORËT

Expressi paskësh sulmuar Hoxhë Mazllamin.[1] Pretekst kanë një ligjëratë që ka të bëjë me mënyrën se si shprehet nderimi për dëshmorët. Faktin se Hoxha lutet për dëshmorët dhe bën thirrje që me dua e lutje t’i përkujtojmë ata, e interpreton si fyes dhe ofendues ndaj dëshmorëve. Me gjasë për shkak se radhiten në mesin e atyre që përfitojnë nga dëshmorët, respektivisht keqpërdorimi i emrit dhe figurës së tyre.

Më keq se Expresin e shoh të ardhmen e lirive dhe të drejtave në Kosovë. Është një gjenocid ndaj të drejtës fetare. Ngrejnë padi absurde e publikojnë lajme të pavërteta e fyese, gjëra këto që në vende me rend e ligj do të ndëshkoheshin rëndë. Kam përshtypjen (dhe faktet) se nuk e ekzagjeroj nëse them se disa nga këto media kanë marrë rolin e gjykatësve apo edhe të gjykimit të gjykatësve, të cilët kinse nuk po e ditkan se çfarë është e drejtë e çfarë jo. Si ilustrim për këtë mund të marrësh pafajësinë e dëshmuar të hoxhallarëve nga gjykata, të cilën disa media vazhdojnë ta interpretojnë si fajësi.

Në këtë shkrim do të trajtoj tre gjëra, dy prej të cilave kanë të bëjnë me ligjëratën dhe e treta përkitazi me atë se çfarë duhet të bëjmë ne.

1.

Vlera e dëshmorëve

Tentativa për të paraqitur ligjëratën e Hoxhës si fyese ndaj dëshmorëve, veçmas dëshmorëve të familjes Jashari, është gjest shumë i ulët dhe absolutisht injorant. Madje lidhja e akuzës me figurën e Adem Jasharit dhe jo p.sh. të Ibrahim Rugovës, që përmendet po kështu në ligjëratë, është një imazh tjetër që tregon për këtë keqdashësi dhe veprim hipokrit. Nuk ka myslimanë shqiptarë që nuk ndihet krenar me figurën e Adem Jasharit. Personalisht, nga të rejat që mësoj nga koha në kohë për Adem Jasharin dhe familjen e tij (veçanërisht babanë Shabanin dhe vëllanë Hamzën), besoj se e ardhmja do të zbuloj imazhe tjera madhështore, që gjithsesi do të jenë, jo vetëm motivuese për ndjenjën e atdhedashurisë, por edhe inspiruese e frymëzuese për vizionin, strategjinë, largpamësinë dhe vlerat që duhet t’i ketë një lider, një atdhetar, një liridashës.

Kështu i sheh feja dëshmorët. Ata vetëm fizikisht vdesin. Kauza dhe ideali i tyre jeton. Jetojnë edhe ata, por në Xhennetet e All-llahut. Thotë All-llahu: “E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: “Janë të vdekur”, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre).” (El-Bekare: 154); “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. 170. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.” (Ali Imran: 169-170)

2.

Kush mund të jetë dëshmor

Në lajm lutja e Hoxhës me fjalën ‘inshaAll-llah’ (në dashtë All-llahu) është interpretuar disi si dyshim për martirizimin e Adem Jasharit. Kjo vërehet nga shkëputja “...ndërsa për Ademin thuhet inshalla e bën Allahu shehid...”.

Nëse shikohet e dëgjohet me vëmendja ligjërata, del se kjo shkëputje është qëllimkeqe. Hoxha është lutur që All-llahu ta pranojë për dëshmor. Kjo është etika fetare e lutjes përkitazi me të vdekurit dhe si e tillë nuk paraqet aspak nënvlerësim të dëshmorëve. Kështu na mësojnë tekstet fetare. Buhariu në Sahihun e tij ka regjistruar këtë hadith të Pejgamberit, [alejhis salatu ves selam]: “Shembulli i luftëtarit në rrugën e Allahut –po Zoti e di se kush njëmend është luftëtar në rrugën e Tij- është sikur shembulli i agjëruesit falës…”

Ne nuk e dimë se kush pranohet tek Zoti dëshmor. Kjo për shkak se dëshmori tek All-llahu nuk është titull dhe epitet por gradë dhe nderim, i cili në botën tjetër reflekton në jetën e tij dhe të familjes e të afërmve të tij. Dëshmori hyn në Xhennet pa llogari dhe ndërmjetëson për familjen e tij në Ditën e Llogarisë. Së këndejmi, dëshmor llogaritet ai që All-llahu e pranon për të tillë ndërsa neve të gjallëve nuk na mbetet tjetër vetëm se të lutemi dhe bëjmë dua. Pjesëmarrja e njerëzve në luftë nuk është argument i mjaftueshëm për të qenë dëshmorë, sepse ajo mund të bëhet me qëllime e motive të ndryshme. Tek njerëzit mund t’iu jepen epitete, madje edhe të blihen me para, por tek Zoti jo. Zoti e di se kush ka luftuar njëmend e kush jo.

Megjithëkëtë, nga shenjat dhe gjërat që i shohim, për disa shpresojmë më shumë se për të tjerët. Në këtë aspekt, veçmas për familjen Jashari që apostrofohet hipokrizisht nga Expresi katolik, kemi arsye shumë të shpresojmë se janë dëshmorë edhe tek All-llahu. Sakrifica e tyre kolektive është vetëm një nga këto argumente.

E lus All-llahun që të ma mundësoj të jam në fqinjësi të profetëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë në Ditën e Llogarisë!  

3.

Çfarë të bëjmë?

1) Padia

Konsideroj se ka ardhur koha që këtyre gazetave e portaleve islamofobe tua tregojmë vendin ku e kanë. Duhet të bëjmë padi, qoftë nevoja edhe në gjykata ndërkombëtare, që gojëfëlliqurve t’iu vënë frerin në gojë. Kjo nuk do të cenonte të drejtën e lirisë së shprehjes, siç e argumentojnë sharjen e ofendimin e tyre që i bëjnë fesë e figurave fetare, përkundrazi do të krijonte një gazetari të ndershme dhe një klimë respekti reciprok.

2) Sensibilizimi i opinionit për të vërtetat

Si komunitet, na duhet të punojmë më shumë me besimtarët që tua bëjmë me dije të vërtetat dhe shtrembërimin e tyre të qëllimshëm nga njerëzit qëllimkëqij. Këtë e them ndërsa parasysh kam se lajmin në fjalë e kishin shpërndarë në rrjete sociale edhe disa frekuentues të xhamive. Kemi nevojë, ne hoxhallarët, të qëndrojmë me ta, të flasim, të diskutojmë, në mënyrë që të mos jenë viktima të njerëzve që nëpërmjet sloganeve të rrejshme si hoxhallarët janë kundër dëshmorëve, kundër atdhedashurisë, kundër zhvillimit, mundohen t’i mashtrojnë.

 



[1] Lajmi me titull: "Hoxha nga Prizreni përqesh ata që u thonë "Lavdi" Jasharëve dhe dëshmorëve tjerë (Video)", GAZETAEXPRESS, E diel, 06 Mars 2016, 20:44. Videoja është shkëputje e ngarkuar nga Express-i në http://www.dailymotion.com/video/x3w7hdh_hoxha-per-deshmoret_news.

 


VIDEOS / YOUTUBE
Devotshmeria synim kryesor i agjerimit Vlera e kohes Monumente besimi ne agjerim Edukimi seksual i femijeve
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013